Sa gjuhe te huaja flisni.

Hektor12

Locus omnem
Vetem rusia ska mbrojt ndonjehere shqiperine edhe shqiptaret , Wilson denoncoi marreveshjet sllavo ruse ne kurriz te shqiptareve ... edhe sot ai snjeh te drejten e shqiptareve ne Kosove ... eshte fakt qe Rusia dhe Kina se njeh pak rendesi ka USA eshte me shqiptaret ... ai eshte presidenti i amerikes 1916- 1924 per dijeni si fakte historike ... prandaj duhet lexuar se nuk flet pastaj me baza ... historine e bejne faktet jo deshirat
 

Hektor12

Locus omnem
Historia


Kufijtë e shteteve ballkanike pas Luftës së parë dhe të dytë ballkanike.
Armëpushimi për t'i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike u nënshkrua në 3 dhjetor 1912.
Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshi Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.
Konferenca filloi punimet në shtator 1912 në St James's Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey.[1] Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti. [2]
30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.[3]
Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar.[4] - 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë.[5] Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.[5]
Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banoar kistorikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballaknikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.

kjo u denoncua nga USA
 

scadarsko

Locus omnem
U denoncua nga USA pour shyyyttt i tha franca !po Shkodra n vitet1913?
A u ndihmu nga rusia ?po 5superfuqit et koh i kishim n Shkodër.....a ke njohuri ti per strategjin ushtarake que u rrethu Shkodra e u mbrojt nga riza pasha... e sot n akademit ushtarake eshte dhen per provim n Europe ?
 

Hektor12

Locus omnem
Hyrje



Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit
Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.[4]
Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.[5] Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.
Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.
Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të Çamërisë.
Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Skeda:Shqipëria-e-madhe.gif
Harta e Shqipërisë sipas Qeverisë së Vlorës së 1912, e kryesuar nga I.Qemali; Harta e Shqipërisë e vendosur në Londër në 1913; dhe harta e propozuar nga fqinjët e Shqipërisë
Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. [6] Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...".
Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe Çamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi
Pasojat

Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare.[7] Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe. Në Kosovë, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920[8] [9].


Trojet etnike historike shqipare
Shumica e tyre u vendosën në Shqipëri, në zonat e Fierit, Lushnjës, Durrësit, e Kukësit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua në përmasa të mëdha, duke lënë në Çamëri vetëm një pjesë të popullsisë çame të besimit ortodoks, që sot numëron 30-70 mijë banorë në Çamëri. Pasoja e këtij copëtimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001-shin.
Gjendja aktuale

Copëtimi i Shqipërisë është një barrë e rëndë për kombin shqiptar, e cila ka shtyrë shumë atdhetarë që pas copëtimit të punojnë politikisht e me përpjekje të armatosur, për ribashkimin e kombit shqiptar. Kjo i dha jetë dhe çështjes kombëtare shqiptare, ribashkimit të trojeve etnike shqiptare të copëtuara në 1913-ën. Mendimi i publikut në Shqipëri e Kosovë rreth ribashkimit të Shqipërisë ka ardhur duke i rritur, sidomos vitet e fundit. Në 2011-ën, sipas Gallup Balkan Monitor, 75% e të anketuarve në Shqipëri dhe 68% e të anketuarve në Kosovë, mbështesin ribashkimin kombëtar. Çështja kombëtare tashmë është e përfaqësuar dhe politikisht nga parti politike si VetëvendosjaKosovë dhe Aleanca Kuq e ZiShqipëri, në programin e të cilave është ribashkimi i trojeve shqiptare në një shtet.

Shikoni rolin e rusise keto 150 vjet e me shume ... mbi shqiperine dhe shqipetaret ...
 

Hektor12

Locus omnem
dhe perfundimi shifet ... mjafton te kuptohet sa e ka mbrojt Rusia Shqiperine dhe Shqiptaret sme intereson se ke ka mbrojt po vetem shqiptaret jo ... keshtu qe bie teza ruse per mua ...
 

scadarsko

Locus omnem
Nje gjuhe nuk e konsideroj te huaj, por e cilsoj me emertim :langue français....KAM inad kur ketu koleget flasin per jo vendalijt ....les étranger !nuk ka te huaj n ket bote.
 

Hektor12

Locus omnem
Nje gjuhe per mua eshte nje dritare , per probleme vendodhjejje pune dhe te drejte jam njelloj ... mjaftohem qe kudo te shkoj caj dhe ndihem mire me aq sa di .. shqipja me mungon pak por do e kompensoj .. do behem llafazan kur te shkoj me pushime ...
 

Hektor12

Locus omnem
....................................................................... .... alfabet mors ish kjo perkthimin rradhes tjeter ....
 

scadarsko

Locus omnem
En Albanie cet rdv,a par tire des noël !maintenant je suis en Belgique !bienvenue tous les monde ici chez moi...
 
Top