Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Mendoj se ndarja me dashurine tende, e cila deri ne ate çast ishte arsyeja e qenies tende, eshte shume e dhimbshme, sepse ne kete çast kalohet nga qenia e plote ku asgje nuk te ben hije, ku çdo gje duket ne plotesine me te harmonishme, ne mos-qenien e plote ku nuk ekziston asgje, ku hiçi ka marre te drejtat e veta dhe ka dalur nga strofkulla e tij ne te cilen ai pergjon rastin me te pare per t'ia behur. Pra, kontrasti eshte kontrasti par excellence : nga qenie e plote ne mos-qenie. E megjithate, kjo ndarje eshte shume e dhimbshme kur ajo eshte e papergatitur, kur ajo te bie si rrufe ne qiell te hapur, kur asgje nuk tregon shenjat e nje stuhie te ardhshme, kur zjarri i dashurise duket me i forte se kurre. Dy vete te dashuruar, megjithese te dashuruar deri ne vdekje (çka kjo eshte thelbi i dashurise, qe dashuria nuk njeh kufi kohor, perndryshe nuk eshte dashuri, por nje mendim i ftohte perllogarites), duhet te dine qe te mos i shkaktojne njeri-tjetrit vuajtje dhe mundime cfilitese, dhe kjo nese ato e duan me te vertete njeri-tjetrin. Nuk mund t'a duam dike me shume sesa jeta jote dhe ne te njejten kohe te jemi sadiste deri ne ate pike sa te mos kuptojme qe nje aksident ne rrugen e dashurise mund te krijoje drama te medha, ne mos tragjedi.

Megjithate, eshte shume e veshtire te behet dallimi ndermjet ku fillon zemra dhe ku fillon mendja, dhe kjo e ben parapergatitjen per mundesine e ndarjes kaq te pamendueshme, por per hir te dashurise qe kemi per te dashuren/in, ne duhet te bejme ç'eshte e mundur per t'i lehtesuar asaj/atij dhimbjen qe fillon te shfaqet ne horizont. Zotesia e dy te dashuruarve eshte te dine te pergatisin aktin e fundit, kur ai eshte kthyer i pashmangshem. Por, deri atehere, duhet shpresuar dhe luftuar per qe kjo dashuri te zgjase pergjithmone.
 

Trista

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

..nganjehere ndarja eshte dhe per te miren e te dy paleve ose njeres pale. Cdo gje ka te mirat dhe te keqiat e saj.
 

malaika

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

ndarja...
te ndahesh nga dike,deshmon se dikur,keni qene bashke,e kjo deshmon qe dicka u keni pelqyer njeri tjetrit,( in the first place )dicka ju ka lidhur te qendroni bashke,ne nje menyre apo tjetren..
Jeta eshte e cuditshme,befasuese,ndonjehere e embel..marramendese..dehese..por shpeshhere e hidhur <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> ( dhe cfare idhtesie qe te le ..) e ne per dreq nuk e di pse kujtojme me teper shijen e hidhur se ate te emblen qe jeta na servir te shijojme!!
Gjithsecili eshte i ndryshem,cdokush i perjeton ndarjet sipas menyres se vet,varet se sa i/e involvuar ke qene ti ne relacionin ne fjale..mgjth. nuk ka ndarje pa dhimbje.. ka nga ata qe pasi perjetojne nje ndarje,u vjen keq per ex-in,ka edhe te tjere qe u vjen keq per veten.Ka qe vetsakrifikohen per dashurine ( duke pare ndarjen si te vetmen alternative per te ndihmuar ate qe ata dashurojne )....kur ajo behet nje dashuri e pamundur!...
mgjth. ilaci me i mire eshte koha...edhe pse duam ndonjehere me mish e me shpirt te ngjitemi pas idese se te perjetshmes.. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Ja qe koha ndihmon..zbeh..

Jam e mendimit se dashuria e vertete vjen nje here ne jete..lum ai/ajo qe e ndjen kur eshte me gjysmen qe e ploteson e nuk e le te shkoje..

Mendoni gjithmone pozitivisht njerez...la vita e bella..edhe atehere kur nuk shikoni ndonje rrugedalje..vazhdoni te ecni..sepse ne fund te tunelit ka nje rreze drite,per kedo qe ka vullnet e force te ece perpara..


-----------
you are one in a million,once in a lifetime
you made me discover,one of the stars above us
 

Dolores

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Kur e ke vendosur qe je ndare 100% se ka: kthime, mendje-ndryshime, ribashkime .......por pasi e ke vendosur gjeja e pare qe duhet te besh jo te depresohesh...sepse te le ne vend numero..por te dalesh jashte edhe te ekzekutosh nji "one night stand"...te jep nji prespektive tjeter per te ardhmen....te kthjellon ajrin edhe shef se bota s ka mbaruar, ka milion njerez te tjere qe mund te ndash dicka speciale e intime .....edhe kurre nuk do shikosh mbrapa pas ktij veprimi...vetem perpara
thumbsup.gif
 

malaika

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Fillimisht postuar nga B@re:<br />[qb] Kur e ke vendosur qe je ndare 100% se ka: kthime, mendje-ndryshime, ribashkime .......por pasi e ke vendosur gjeja e pare qe duhet te besh jo te depresohesh...sepse te le ne vend numero..por te dalesh jashte edhe te ekzekutosh nji "one night stand"...te jep nji prespektive tjeter per te ardhmen....te kthjellon ajrin edhe shef se bota s ka mbaruar, ka milion njerez te tjere qe mund te ndash dicka speciale e intime .....edhe kurre nuk do shikosh mbrapa pas ktij veprimi...vetem perpara
thumbsup.gif
[/qb]
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

ja pra, e shikoni qe cdokush e perjeton ndryshe ndarjen??
One night stand ( LOL ).. nuk do me jepte nje prespektive per te ardhmen e as nuk do me kthjellonte ajrin..dhe nuk do ishte nje akt seksual me dike qe as e di nga vjen e nga bie..qe te me beje te bindem se bota nuk ka mbaruar
eek.gif


Une do ti qendroja besnike vetes time e nuk do te shkoja KURRE me dike .. per te " BINDUR " veten se jeta vazhdon.
----

bho...life...
 

Dolores

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Yea morali teper relativ.....ta corjeton mendjen <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ka njerez qe preferojne drama ....hundet u behen cope nga te qarret edhe trupi u dhjamoset se e gjejne veten duke ngrene kile e kile me patatina, akullore e cokollata <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Ka njerez qe e duan veten me shume edhe ecin perpara <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Fillimisht postuar nga B@re:<br />[qb] Cik si ideale qe meshkujt te perdorin llogjiken
devil.gif
lol.gif
[/qb]
Ne fakt per kesi vendimesh ekstreme meshkujt jane me te logjikshem e me te forte se femrat,thone fund dhe pike , kurse femrat tentojne te jene me emocionale e bejne 100 analiza per shkaqet e pasojat etc etc....
cry.gif


Fitoni imunitet o njerez dhe next time ska per tju dhembur kaq shume <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />

Sa hipokrite qe jam me raste dhe une <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Ndarja e Hölderlin me Diotimën (Suzette) e tij :


Lamtumirë

Ne, të duash të na braktisësh, ta besosh këtë më të mençur të drejtë ?
Çfarë tmerri na mbërthen, akti i kryer, kjo vrasje ?
Ah ! kaq pak të na njohin
Sepse në ne mbretëron një zot.

Ta trashtosh atë ? atë, medet, që na dha, dhe atë
Vetëm, mendjen dhe jetën, shpirtin e dashurisë sonë
Dhe zotin e saj mbrojtës
Jo, këtë nuk mund ta bëj.

Por krejt tjetër është e keqja që ka në idenë e botës,
Të tjera rregulla të hekurta luajnë për të, të tjera të drejta,
Ku pushtimi dinak i së cilave
Lodh shpirtin ditë për ditë.

Ashtu qoftë ! dhe unë e dija këtë. Ngaqë e paformë në ne
E ngulitur, Frika që zota dhe njerëz ndan,
Dëshiron si shpagim gjakun,
Dhe bën zemrën e të dashuruarve të vdesë.

Shko, të hesht vlen më mirë ! oh ! mos më lër më
Të shohë kurrë atë që vret, lë që në paqe të paktën
Të shkoj tek vetmitë e mia,
Dhe që të jetë mirë lamtumira jonë !

Merre vetë dhe më zgjat nga ky helm i shenjtë,
Që të pi me ty, nga ky lëng shpëtues
Kupë të plotë, dhe që të jetë krejt
E harruar kush qe urrejtje dhe dashuri.

Unë, po nisem. Shumë më vonë, o Diotima ! kush e di,
Ora këtu do të vijë të të rishohë. Gjakun e vet
Tani e tutje, dëshira e ka
Derdhur të gjithin, ne shkojmë pa qëllim,

Të huaj fatlumtur, hije që në ëndërrim çon
Një bisedë hezituese, por tek harresa ky vend
I lamtumirës n’a tërheq,
Gjithçka në ne ngroh një zemër,

Habitem nga pamja jote, siç nga koha e shkuar
Ngrihen zëra dhe këngë, i ëmbël është zëri i një uti,
Dhe zambaku, i artë mbi ujin jeton,
Si parfum deri tek ne përhapet.


Lamtumire, ylli im N....
 

Guest
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

nga Dr0ll &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; : <span style="font-style: italic">Ka njerez qe e duan veten me shume edhe ecin perpara</span>


p.s. mbani rezerva per raste te tilla dhe ndarje nuk do kete kurre &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Letra e fundit e Suzette ndaj Hölderlin, letra e fundit e një dashurie të dhimbshme, cfilitëse, e një femre të përvëluar nga dashuria për poetin e ri Hölderlin. E martuar, me katër fëmijë, Suzette, e dëshpëruar në fatin e vet, shkruan këtë letër të shkurtër mëngjesi, e fati do t'i shkonte deri në fund vuajtjes së saj : dy vjet më pas ajo do të vdiste krejt papritur duke e zhytur poetin Hölderlin në një çmenduri të thellë...


<span style="font-weight: bold">E enjte mëngjes, maj 1800.</span>

<span style="font-style: italic">DO TE VISH TI ? E gjithë hapësira përreth është e heshtur dhe e shkretë pa ty ! dhe unë jam në një ankth të tillë. Si do t'ia bëja unë për të mbyllur dhe ruajtur në vetvete ndjenjat e dhunshme që hidhen drejt teje, nëse ti nuk vjen ?</span>
<span style="font-style: italic">Dhe nëse ti nuk vjen, është po aq e vështirë për të mbajtur ekuilibrin dhe për të mos provuar ndjenja kaq të zjarrta. Më premto mua për të mos u rikthyer dhe për t'u nisur i lehtësuar ; pa këtë siguri, unë jam në një gjendje tensioni dhe shqetësimi ekstrem deri nesër. Mos u thyej... tekefundit ne do të jemi akoma... por le të vazhdojmë me besim udhën tonë, le të përpiqemi për t'u ndjerë të lumtur në vetë gjirin e pikëllimit tonë dhe le të dëshirojmë që... të zgjasë për shumë kohë për ne sepse ne i detyrohemi atij forcimin dhe fisnikërinë e përkryer të ndjenjave... Lamtumirë ! Lamtumirë ! Që bekimi... të zbresë mbi ty... </span>
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Nqs nuk ke qene i lidhur thelle ne shpirt me partneren atehere ndarja nuk dhemb edhe aq. Kujtoj gjithashtu se ndarja ndodh kur ke qene 1her i lidhur (jo vetem shpirterisht).
Si perballohet? Me pune, perpjekje..aman!
 

pati

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Aman, o pash Zotin, s'ka gje qe s'kalon. E kam shume te fresket ndarjen. Ne fillim vetem qaja e qaja pafund, u dobesova, lash punen, shkollen, shoqerine, e si tyt qe jam, u mbylla ne vetvete. Bera si idiote me i llaf mo. Po tashti e ndjej qe po permiresohem. E ndjej qe kam humbur shume kohe ne gjendje depresive. E ndjej qe duhet te filloj te jetoj. Me ka munguar shume jeta ime, dua te jetoj cdo cast, cdo minut, cdo sekonde te humbur.
 

mostro

Putraku
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Ndarja me nje person qe ke jetuar shume e shume momente te bukura eshte nji cike e rende.Ama kur dicka nuk funksionon...nuk funksionon dhe pike,eshte e kote me u lodh e u sterlodh thjesht per ti bere qefin vetes dhe me ndrydh shpirtin.
But life still goes on....
Hajde tjetra...
p.s mos hyni pa rradhe ju lutem. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tola77

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

sa dhemb?aq sa shpesh jeta te duket pa kuptim por njeriu me karakter te forte e perballon dhe koha sheron plagen,por mos e kthe me koken mbrapa se dhemb akoma.
shrug.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Ndarja dhemb shume dhe nuk perballohet fare! Ne pergjithesi ata qe ndahen kane dhimbje te tmershme dhe per te shmangur keto dhimbje, zakonisht varin veten!

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

80% e ndarjeve vijne nga iniciativa e femrave, mashkulli eshte si natyre qe dhe po nuk pati dashuri mund ta vazhdoje te jetoje dhe me nje femer qe nuk e do me shpresen se nje dite gjerat do rregullohen. Femra eshte me e prere dhe kur mbyll kapitullin nuk e kthen me koken mbrapa, ne nje kohe qe femra riçiftohet me me pak veshtiresi se mashkulli. Sigurisht qe flas ne pergjithesi se çdo njeri ka ekperiencat e veta e mund ti hedhi poshte keto qe them.
Ndarja eshte ne pergjithesi e veshtire sidomos kur vazhdon te duash dike akoma e nuk eshte mungesa e dashurise qe te shtyn te ndahesh.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Sa dhemb ndarja dhe a perballohet ajo

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Ndarja dhemb shume dhe nuk perballohet fare! Ne pergjithesi ata qe ndahen kane dhimbje te tmershme dhe per te shmangur keto dhimbje, zakonisht varin veten!

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
lol.gif


sa mire qe na paske mbet gjalle ti, thuj &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top