S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

malaika

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

<span style="font-style: italic">Mos u tallni! Pune me te rendesishme na presin..</span>
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

I dashur Kukes,

Te kerkoj te falur qe bera thirrje tek tema qe ke hapur per gjithe anetaret e martuara pertej oqeanit te paraqiten. Shiko cfare u be tani? Mish-mash. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ja nje arsye tjeter qe mos te ngaterrohesh me te martuarat/fejuarat/lidhurat se ky mish-mash do jete e ardhmja jote. Nese mendon se ke mendimet e turbullta tani, kushedi si do jene me vone &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Na thua jne cfare gjendje je sot, keni bere ndonje marrveshje te re, i keni dhene dym kesaj pune se ne po presim.

Me nderime
AnaBlue
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

E dashur Anablue ! Kam shumë respekt për ju, dhe mund t'ju them që jam duke përgatitur një përmbledhje të mendimeve të mia në lidhje me të gjitha këto, por, më duhet t'a pranoj, e kam paksa të vështirë...
 

Florus

Forumium maestatis
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

eek.gif

M'keni lodh tuj lexu lloj lloj historish!

Kukesi, nqs dje apo sot nuk keni folur ne tel dhe nuk ka zhvillime te reja nga fronti, atehere me shume se kaq nuk te ndihmon dot as papa i romes.

Vendos nqs ke ndonje detaj te rendesishem per te na thene dhe nuk e ke bere akoma, perndryshe eshte e kote te vazhdohet me tej.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Psikologet thone se shkruarja e mendimeve (qofte ne nje leter qe do perfundoje ne kosh) ben mire per mendjen, prandaj i nderuar Kukes, shkruarja e mendimeve do ju ndihmoje ne kete ceshtje.

tani... ne nuk do na vinte keq qe ti shkruaje ketu dhe jo ne nje cope leter qe do e hedhesh ne kosh te plehrave. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Good Luck my friend!
 

abs

nuk e di...
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Fillimisht postuar nga Kukes:
Veçanërisht do të falenderoj mikun Abstract për kuptimin e thellë ...
lol.gif
Abstract eshte BURRE shume i mire, e njoh personalisht per ideal &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/cool.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Kukesi, me m nigju mu, ja merr per baze cdo germ &quot;ktij&quot; MIKUT!
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Të dashur miq !

Së pari, ju falenderoj nga zemra për vëmendjen dhe për ndjenjat e ngrohta të treguara kundrejt meje, së dashurës sime dhe dashurisë sonë.

Kur e kam hapur këtë temë, kam qenë në një moment të vështirë, dhe më dukej se ndarja e asaj çka ndjeja me miqtë e mi të forumit do të më lehtësonte barrën që mbaja në shpirt. Dhe më duhet t'ju them se nuk isha gabuar. Kam gjetur një ambjent të vërtetë shoqëror ku kam mundur të krahasoj ato çka unë ndjeja me atë çka kanë ndjerë miqtë e mi të forumit me aq njohuri sa ato kishin.

Kam filluar të lëshoj disa tregues lart e poshtë me qëllimin e vetëm që unë doja që dikush të zbulonte nga vetvetja dhe të bënte një pasqyrë të plotë të varianteve të mundshme. Dhe kjo ka ndodhur sot me ndërhyrjen e zgjuar dhe plot ndjenjë të Malaika, e cila ka marrë parasysh të gjitha rastet, si dhe zgjidhjet e mundshme. Rasti im është vërtetë i vështirë, pothuaj në kufirin e padukshëm e-mundur-e-pamundur, por inkurajimet tuaja dashamirëse më kanë bërë të mendoj që ky kufi mund dhe duhet të shtyhet në tokën e së pamundshmes, duke i marrë asaj sa më shumë terren. Inkurajimet më kanë ardhur nga të gjitha anët, nga çunat dhe gocat e këtij forumi që do të më mbetet në mendje përgjithmonë : si vendi ku unë arrita të zbuloj dhe të zbulohem, si vendi ku më ka dhënë rastin e mrekullueshëm të njoh një qenie të rrallë e aq të dashur si (...).

Ka patur mjaft ndërhyrje dashamirëse që më kanë habitur dhe mua përsa i përket konceptit të lartë të dashurisë që ju keni. Jeni me të vërtetë të mrekullueshëm, dhe kjo më ka bërë të mendoj që nuk jam i vetëm në çmendurinë time të ëmbël, dhe se edhe unë i përkas atij llojit të veçantë që ka aftësi të dashurohet me jetën. Do të përmendja me rradhë, miqtë e mi FloBo, to57, Antares, Mr.Love, 6, Raul, e shumë e shumë të tjerë që nuk po ju përmend emrat. Gjithashtu do të falenderoja përfaqësueset e seksit të dobët (le të më falin për ndonjë mospërputhje të nickname me gjininë e vërtetë) siç Rozalina, Tu tu tu, D* (I love Leonard Cohen), INDULGENCE (duke iu përmbajtur shkrimit origjinal në germa kapitale), Anablue (me fjalët e saj të përzgjedhura), por edhe Bukuroshen në breg të detit, Duauna, pastaj Isabelle (me humorin e saj të çiltër), Kordelen dhe Lara Croft, si dhe Nevee (këtu më duket se kam ndërruar gjininë, por le të më falë), të ëmblën La Douce (je vais te le dire un jour, s'il y a un changement), dhe më në fund Malaikën e cila më ka nxjerrë lakuriq përpara realitetit tim të ashpër.

Dashuria ime për (...) është më reale sesa kurrë, megjithëse Atlantiku dhe norma shtrihen midis nesh si pengesa të &quot;pakapërcyeshme&quot;. E dashura ime e bukur është midis jush, dhe falë jush ne do t'i harrojmë të gjitha vështirësitë që do të kemi. Ndihma dhe përkrahja juaj ndaj nesh kanë qenë mjaft qetësuese dhe siguruese në dashurinë tonë të re. Dhe ne mendojmë që ia vlen të provohen të gjitha shanset për t'i shkuar asaj deri në fund.

Nuk di ç't'ju them tjetër përveçse t'ju uroj të gjithëve fat në dashuri dhe në jetë (çka në fakt është e njëjta gjë). Ju përshendes dhe ju përqafoj të gjithëve, në veçanti të dashurën time që pata fatin e madh t'a njoh këtu midis jush.

Thjesht për humor, le të më falë Malësia për &quot;njollosjen&quot; e emrit të saj, por unë ka kohë që e shoh veten si dikush që ka thjesht dëshirë për të jetuar jetën e vet.

E dashur (...), I love you, Je t'aime, Ich liebe dich, Të dua...
 

Guest
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

o kuksi, po ne tre muaj ka lind dashuria????
eek.gif


Suksese djale!Ju u befte si o me mire per te dy &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Florus

Forumium maestatis
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Bravo Kukesi, e mbylle si burrat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/cool.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Uroj qe historia juaj te vazhdoje me tej &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

p.s. jeni nje cift interesant.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

<span style="font-style: italic">Tema mbyllet!</span>
 
Top