Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !
Dashuria... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Jo te gjithe kane patur, kane dhe do te kene fatin te perjetojne dashurine..ne te gjitha ngjyrat e shkelqimet e magjishme te saj.
Dashuria eshte sa e embel,edhe e hidhur.Te jep force,po aq sa edhe te dobeson.Nuk ka dashuri perfekte...e ndoshta eshte kjo qe nuk e le te shuhet zjarrin e saj! Mos kini frike nga largesia,sepse nuk ben gje tjeter per momentin , pervecse ju ben te perjetoni momente te magjishme..ndjenja kaq te forta ,saqe nuk mund ti vesh dot emer .. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> e qe fatmiresisht me vone, ne takimin tuaj,te mund te realizohen edhe ne realitet.
Arsyet pse ju te dy nuk mund te takoheni tani per tani mund te jene nga me te ndryshmet.
1- Nuk dime statusin tuaj...ma merr mendja qe Kukes eshte single ( beqar )..por nuk dime asgje per "te dashuren " tuaj... mund te jete beqare, por mund te jete edhe e fejuar..ose edhe me shume....
2- Dime qe Kukes nuk ka ende nenshtetesine franceze....por nuk dime statusin e cupes "pertej oqeanit"....
3- Dime sa i vendosur je ti per ta takuar te dashuren tende..por nuk dime sa e deshiron ajo takimin me ty... ( per me teper nese do te kishte mundesine qe te udhetonte lirshem !)
Kemi lexuar vetem anen tende ...jo te sajen..je shprehur vetem ti per ndjenjat e tua.Ndersa ajo as qe e ka marre inisiativen te shkruaje ndonje gje!
Sa i sigurte je ti per dashurine e saj ? E ke menduar ndonjehere qe asaj mund ti interesoje vetem virtualisht kjo dashuri? A takoheni me njerez te tjere ne boten reale? ( gje qe do te ishte e pakuptimte per mendimin tim!)
Une kam njohur njerez qe jane dashuruar virtualisht , e jane percelluar,keshtu sic na ke shkruajtur ti "i dashur Kukes" .. por kane qene dashuri te burgosura,sepse nuk paten kurre mundesi te jetonin te lira,nuk paten kurre mundesine tu jepnin nje shans ne realitet ndjenjave te tyre... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Eshte enigme dashuria <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Jepini nje shans ndjenjave tuaja,mos i burgosni, mos i destinoni te vdesin ..
Kjo eshte nje thirrje per "cupen pertej oqeanit " sepse Kukes me duket i gatshem per kete hap!
Ju uroj me shpirt fat e dashuri pafund.
Zoti qofte me ju.