Rruajtja e mjekrës ndikon te testosteroni

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Rruajtja e mjekrës ndikon te testosteroni

Ngjan shume burreror me kto fotot.Ndryshim me mjeker dhe pa eshte shume i theksuar.Pa mjeker ngjan shume mire,por me mjeker te vihen ne pah buzet.Per testoteronin sdi cte them /pf/images/graemlins/smile.gif
 

joetisti_

Locus omnem
Rruajtja e mjekrës ndikon te testosteroni

Rruajtja e mjekrës ndikon te testosteroni
Shekulli online

Telashe do të shfaqen nën çarçafë për të gjitha ata meshkuj që nuk e pëlqejnë ritin e rruajtjes së mjekrës. Sipas një hetimi që është realizuar nga një ekip mjekësh britanikë të Universitetit të Bristolit, meshkujt që nuk e rruajnë mjekrën rregullisht kanë më pak marrëdhënie seksuale krahasur me ata që i kushtojnë vëmendje këtij rituali.
Kërkimi që ka zgjatur 20 vjet ka përfshirë 2 500 uellsianë
me një moshë mesatare çoi në një përfundim interesant dhe të habitshëm. Raportet dhe sjellja seksuale e atyre meshkujve që nuk rruheshin rregullisht ishin zhgënjyese.
Si pasojë meshkujt që mbajën mjekër janë më të predispozuar ndaj problemeve kardiake. Rezultatet e kërkimit janë të lidhur me një çëshje sociologjike. Sipas këtij studimi, shkatarraqët dhe meshkujt me mjekër pëlqehen gjithnjë edhe më pak nga gratë, dhe nuk preferohen për t’u pasur si të fejuar apo bashkëshortë, bëjnë një jetë të çrregullt, kanë më pak orgazma dhe kanë raporte seksuale më të shpejta.
Teza duket se konfirmohet edhe nga një tjetër studim, por tashmë amerikan dhe i publikuar në revistën shkencore
"American Journal of Epidemiology’. Studimi i fundit është realizuar në 835 raste vdekjesh si pasojë e problemeve kardiake ku 45 përqind e meshkujve nuk rruheshin rregullisht, ndërkohë që zbriste në 31 përqind për të kundërtën. Sipas dr. Shah Ebrahim, i Departamentit të Mjekësisë Shoqërore, ka një lidhje të ngushtë midis rruajtjes së përditëshme ë mjekrës, qarkullimit të hormoneve dhe nivelit të testosteronit.
Paksa lidhje?! Prandaj nje me dy mendja te seksi mua, ngaqe rruhem rregulisht? :)

S'e besoj shume kete studim. Mashkulli me potencial te shendetshem seksual duhet te jete ashtu sic e ka krijuar natyra. Me mjeker.
Se kush e shpiku kete rruajtjen qe u jemi afruar femrave ne "butesi" te cilave nga ana tjeter natyra i ka bere per te qene pa, nuk e di une!
 
Top