Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij
Fillimisht postuar nga Martin1:
Ana
reagimi im eshte vetem i natyrshem dhe i perket atij koncepti qe quhet drejtesi.
Eshte vetem pjese e shpagimit qe ju meritoni kur per 5 vjet me rradhe ajken e inteligjences shqiptare qe ishte e tera e privilegjuar prej Hoxhes e konsideruat gjakpirese, vrasese dhe kerkuat qe ata te ulin koken perpara vuajtjeve tuaja te pavlera. (Nqs ato jane te vlera me thuaj per cfare??)
Sepse ishte e privilegjuar nga nje kriminel si hoxha nuk mund te quhet ajke. E kemi komentuar me pare qe anetaret e pashkolle dhe injorante te bllokut nuk quheshin ajka! Pastaj i dashur Martin, une nuk jam e dale nga burgu. Ti duhet te mendosh se shumica qe shkruajne ketu dhe jane anti-moniste dhe anti-enveriste nuk kane qene te burgosur ndonjehere por kane qene njerez normale qe vene ne peshore jeten, politiken, te drejtat e njeriut, ekonomine etj. ne periudhen kur enveri sundonte dhe si duhej te ishte! Prandaj, para se te fillosh akuzat dhe te mendosh se ne qe shkruajme ketu jemi ish te burgosur, po te them edhe nje here dhe pse e kam perseritur disa here qe jemi shqipetare NORMALE! Me duket se ti nuk arrin te kuptosh qe "ne shqipetaret" jemi ato qe nuk dime ku mbaron lista me te meta e kohes se enverit dhe jemi "ne ato shqipetre" qe e shikojme periudhen e sundimit te tij si nje epoke te erret dhe diktatoriale te historise "tone".
E pra, po flasim per ne shqipetret normale qe kerkojme nje gjygj te drejte qe te gjykoje fajtoret!
Nqs ti quan vuajte te pavlera te nje populli te tere dhe quan njerez me vlera bllokmenet injorante me enverin ne krye? nuk kam cfare komenti te jap me teper pasi ti po fyen nje popull te tere dhe vjen ketu vetem per te fyer dhe per te perseritur si papagall mesimet e PPSH qe jane hedhur ne plehra me kohe e me vakt!

Dikur demokracia ne shqiperi hipi ne pushtet nen parrullen aq largpamese "Te gjithe bashkefajtore e te gjithe bashkvuajtes". Por ja qe kjo nuk u aplikua kurre. Ju, qe kur iu nxoren nga burgjet kerkuat qe si e si te shpalosni triumfin tuaj si meriten tuaj gje qe nuk ishte e verete, dhe c'eshte me keqja kerkuat qe ti ndertonit lapidar vetes duke e ndertuar ate mbi germadhat e lapidareve te te pareve te mi. Ju nuk kishit pse te shkateronit ato per te ndertuar tuajt por ju e vute kete qellim vetem ne keto terma, "O une o ti". Filluat duke i mohuar gjakun dhe heroizmin gjysherve tane, dhe pastaj sakrificen, punen , djersen, ndershmerine dhe perkushtimin baballareve tane. O burra ta shkaterojme se e ka bere komunizmi- ishte parrulla juaj pa patur piken e respektit per gjakun dhe djersen e derdhur nga te paret tane. Edhe une di tiu ve ju para pergjegjesise qe iu akuzon ju si anti-shqiptare qe kur gjysherit tuaj bashkpunuan koke me koke me italiane e gjermane per te vrare shqiptare. Por une e bej kete se fundi i kesaj fryme mendimi nuk eshte i paqem dhe si rrjedhim nuk me sherben mua, por as edhe ty.
Ti nuk e kupton kete dhe kerkon ta gjesh triumfin tend tek konflikti me mua qe e ke humbur qe ne fillim.
Po vazhdoj perseritjen e te njejtave argumenta meqe ti nuk mban mend ose nuk kupton.
Lapidari i gjyshit tend nuk u hodh nga nje grup te burgosurish por u hodh nga gjithe popullsia tiranse qe ishte atje dhe qe i kishte ardhur urrejta ne maje te hundes! Sa te burgosur politike kishte qe jetonin ne Tirane kur u hodh busti i enverit? Ndoshta asnje se zakonisht te burgosurit politike kur mbaronin kohen e tyre i conin neper internime apo i vervisnin nga ndonje zone e humbur. Ishin pikerisht ato banore Tiranas intelektuale dhe punetore, studente, burra e gra qe me urrejtje te hodhen bustin e gjyshit tend te dashur enverit!
Me tej vakumin qe krijuat duke mohuar gjithcka qe i perkiste sakrifices se anes tjeter, kerkuat ta mbushni me dicka qe ju nuk e kishit, pra vlerat. Nuk e di por per cfare duhet tiu kujtojme ne ju? Per dashurine e papare qe shpaloset ndaj cdo xhandari te huaj qe shkeli ate vend? Apo per kalbjen ne burg?? Cfare sakrifice pra bete ju per ate vend me shume se Hoxha dhe ata qe i shkuan nga pas??? Kurre nuk i jeni pergjigjur ketyre pyetjeve.
Ti djalo nga urrejta po flet percart fare! Per cfare tradhetaresh dhe te burgosurish po flet? E thame dhe njehere qe ato qe hodhen bustin e enverit, ato qe rrezuan periudhen e monizmit nuk ishin te burgosur politike por ishin shqipetare normale, ishin popull!
Me thuaj pak sakrificat e hoxhes dhe sorrollopeve te tij per Shqiperine? Apo se mbushen bankat e Zvicres me floririn e vjedhur nga shtepite e shqipetareve? Apo se shfrytezuan shqipetaret sa deshen duke i kthyer ne skllever dhe i ushqenin me tallona ndersa per vehten e tyre hanin e pinin sa po ju plaste barku? Apo pushimet qe i kalonin ku te donin dhe si te donin? Apo Bllokun qe e rezervuan vetem si parajsen e tyre (me shtepite e bllokut te vjedhura nga pronaret e vertete!) Per cilat vlera na thua tani? Enveri kishte mbledhur nje tufe me hajdute dhe kriminele qe pushkatonin ne vend kush ti kundershtonte apo kush te guxonte te kalonte kufirin e ti na mban moral vlerash tani!
Ata qe iu nxoren nga burgu e bene kete jo ne emer te nje konflikti te ri, por ne emer te paqes se re. Ju kete paqe e konceptuat si larje hesapesh me pikerisht ata qe iu lane te lire. Dhe kur e pate se skishit as fuqi e as menyra per ta bere kete pastaj filloni e mallkoni si kriminele, gjakatare, tradhetare duke mbjelle kudo frymen e urrejtjes apo merise. Ne fakt nje gje qe ju e beni kaq mire eshte referenca e vazhdueshme tek ajo periudhe historie ku shqiptari ka vrare shqiptarin dhe mbjellja e frymes se konfliktit. Sa me shume te vertetoni qe shqiptari ka vrare shqiptarin aq me mire ndiheni, dhe kete e konsideroni si nje akt qe i sherben paqes dhe stabilitetit. Nen kete fryme ju doni qe te rritet brezi i ri ne shqiperi, se keshtu i sherben me mire interesit tuaj qe kaq shume po vuan per vlera te cilat nuk po ua jep kush.
Shqipetari i vrare nga shqipetari eshte bere nga enveri me kriminelet e tij. Ai ju fut shqipetareve me dhune, burgime, pushkatime, krime, dhe i terrorizoj! E keto shqipetare ishin intelektualet dhe patriotet shqipetare qe kishim ne vitet '44 te cileve enveri i frikesohej, si dhe shqipetare te tjere qe i bente si shembull qe te terrorizonte popullin. Perseri kete e kemi thene shume here por po e perseris!
Urrejtja eshte nje ndjenje e pavlere per mua. Une nuk kam pse urrej se une fitoj dhe triumfoj ne jeten reale, kurse urrejtja eshte reagim moral, pra boshe. Ju qe aty gjithmone falimentoni si dje edhe sot, gjeni shpetim tek mallkimi, meria apo urrjtja ndaj ketij triumfi duke e konsideruar ate si imoral, vrases, kriminal e ku di une se cfare. Mire e tha Djepi ....dhelpra dhe rrushte.
Po kalojme perseri ne hipokrizine karakteristike te enveristeve. Urrejta eshte dicka qe ju enveristet mbollet ne popull kur filluat me luften e klasave, me armikun e klases etj. etj. dhe i vute damken nje tufe me njerezve te pafajshem dhe patrioteve te vertete!
Une dhe te tjeret i kemi thene shume here keto argumenta dhe ti vazhdon e pyet te njejtat gjera. Sikur u be e merzitshme apo jo?