Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij
Mua me vjen mire qe me se fundi dikush kerkon te argumentoje me fakte, apo kerkon fakte ne debat edhe pse vete nuk ka sjell asnje.
Ato "duart kriminele me gjak" se pari jane te tilla nga te dyja krahet. Edhe kundershtaret e ENverit ishin ne fakt po aq vrases sa vete ai, vetem se ishin me te dobet se ai dhe e hengren me pare. Ne realitet gjate kohes se Hoxhes kane vdekur me pak shqiptare se ne cdo periudhe te historise se kombit tone. FAKTI Nr 1, qe ti nuk i thua do JO.
Tani per Serbine Enverin dhe Shqiperine. Eshte e vertete qe Hoxha u ndihmua nga Jugosllavet, jo se ai dashuronte sllavet por se dashuronte komunizmin. Partia Komuniste Jugosllave iu dha pergjegjesia nga vete kominterni per te supervizuar krijimin e PKSH. Ne fakt ndryshe nga lideri paraardhes Zogu, Hoxha hipi ne pushtet vetem me dy emisare Jugosllave kurse Zogu me dy ushtri Jugosllave qe vrau shqiptare sa deshi; por sot Zogun nuk e akuzon njeri si kelysh i Serbit.
Nga ana tjeter nje fakt historik (Fakti nr 2) qe zotrote dukes se as e ke haberin fare qendron tek e verteta se Partia Komuniste Jugosllave jo nje here por dy here e kishte miratuar ne kongreset e saj vetvendosjen per Kosoven, nje here ne Zagreb 1928 dhe se fundi ne 1940 ne Sarajeve. Duke pasur parasysh edhe faktin se ajo udhehiqej nga nje Kroat sic ishte TITO, PKJ perbente nje aleat optimal per Hoxhen dhe ideologjine komuniste qe ne vetvete parashikonte vellazerim dhe internacionalizem proletar pa konflikte e luftra.
Tani le te vime tek MUKJA. Oh sa shume qahet kjo marveshje nga ata qe kurre nuk e deshen ate e qe kurre nuk e merituan ate.
Ne kete takim ne fakt Balli kombetar me perfaqesuesit e tij shpalosen aftesira te mahnitshme diplomatike. Edhe pse pa asnje merite Balli mori gjysmen e pushtetit qe parashikonte kjo marrveshje. Ne krye te komitetit per shpetimin e Shqiperise te dale prej saj, qe do sherbente si qeveri provizore, u vu Hasan Dosti qe kishte vetem nje muaj i dale ne ilegalitet dhe qe vetem disa kohe me pare ishte kolaboracionisti me i flakte i Italianeve.
Ne kete qeveri, Fronti Nacional Clirimtar ku aderonin jo vetem komuniste por edhe shume nacionaliste, nuk bente pjese fare. PKSH nuk kishte arritur te inflirtonte ne programin e kesaj qeverie asnje mase qe parashikonte ndryshime sociale kaq te nevojshme per shoqerine shqiptare. Megjithese PKSh ishte ne krye te rezistences programi i saj ishte injoruar totalisht.
Megjithate eshte e pakundershtueshme fakti qe Tempo nuk e pelqeu marveshjen dhe nderhyri prane Hoxhes kunder saj. Duhet thene se Hoxha ishte dakort me marrveshjen te pakten ne parim.
Nga ana tjeter kjo nuk do te thote aspak se Tempo e beri kete per te percare shqiptaret. Vete Kominterni kishte dhene direktiva per krijime frontesh rezistence sa me kompakte ne perberjet ideologjike. Vete Jugosllavet kishin bere te njejten gje me Cetniket serbe dhe po i luftonin ata 10 here me shume se Hoxha ballistet.
Qe keto ishin direktivat e Kominternit duket qarte ne merine e Hoxhes me Tempon te cilin ai e quante "Gangster politik" dhe e akuzonte se kerkonte te pervetesonte udheheqjen e rezistences shqiptare.
Pozicioni i Hoxhes per Kosoven duket shume qarte edhe me pas ne Konferencen e Labinotit ne Shtator, ku edhe pse Mukja ishte hedhur poshte, Hoxha foli per Kosoven me te njetat terma qe Balli perdori ne Mukje. (Fakti Nr 3)
Me pas (Fakti NR 4) ishte po Hoxha ai qe organizoi dhe projektoi marveshjen e Bujanit ne te cilen parashikohej vetvendoje per Kosoven dhe e cila u udhehoq si nga komunistet shqiptare, Kosovare ashtu edhe nga ata Jugosllave.
Ne 1948 ne OKB, ambasadori i Hoxhes, Halim Budua, i diplomuar ne Lion te Frances per avokature i ben nje mbrojte spektakolare ceshtejes shqiptare dhe denoncim po kaq spektakolar synimeve Jugosllave ndaj shqiperise. Sovraniteti i shqiperise, u mbrojt me nje oratori, vendosmeri dhe arrogance absolute. Ky fjalim u botua i plote ne gazetat me te medhaja te kohes, New York Times, Los Angelos Times e deri ne Le Monde te Frances. (Fakri nr 5)
Ne 1949 shteti shqiptar i udhehequr po nga Hoxha ka perballuar dhe ka s'brapsur me sukses provokimet greke ne jug te vendit ku Greket u vrane si minj nga ushtria shqiptare. (Fakti Nr 6)
Sa ishte Hoxha gjalle askush nuk shkelte mbi ate toke pa i vrare me pare te gjithe shqiptaret. Shqiptari nuk ka qene kurre me shqiptar se ne ate kohe, ne kurre nuk jemi identifikuar si te tille me shume se ne ate periudhe. Sovraniteti i shqiperise kurre nuk ka qene me i plote dhe me i paprekshem se ne ate kohe.
Keto shkruaji ne nje leter e vari ne qafe qe ti kujtosh sa here te debatosh per kete teme.