Re: Rodin dhe vepra e tij
s'kishte pra rodin talent, se po te kishte do t'ja kishin njoh profesoret e do ta kishin regjistruar ne shkollen e artit, qe aq shume e enderonte ta bente sa morri pjese ne konkurs TRE here.
apo ti kujton se profesoret nuk arrijne dot ta shquajne talentin qe edhe njerezit e thjeshte e shihkan ?
jo, une nuk kujtoj se profesoret nuk arrijne ta shquajne talentin qe edhe njerezit e thjeshte e shohin, por mendoj se profesoret kane standartet e veta me te cilat masin artin dhe artistin. Natyrisht qe ne konkurset e pranimit ne shkollat e artit ku deri ne ate periudhe dominonte skulptura klasike, ai nuk mund te fitonte. Edhe Blueeja me vleresimet qe i kemi pare neper forum, sidomos tek kjo teme, ne rolin e profesores do te zgjidhte me pare nje klasicist sesa nje Rodin-ist. Nese ke lexuar me siper, sot Rodin mbahet si tranzicioni midis skulptures klasike dhe asaj moderne te shekullit te 20te.
Per me teper, universitetet perbehen nga njerez kariere, te cilet ne pergjithesi kthehen ne ambjente shume konkuruese, ku risija refuzohet, pasi shihet me frike se mos si risi zevendeson tradicionalen, duke i nxjerre profesoret pa pune.
ps: nxenesit qe mbante per talenta nje profesor i liceut artistik te tiranes, sot punojne si pizajolo apo shofera kamioni. hajde gjeje pra çfare eshte talenti.
e thelle puna ktu.
pikerisht per shkak te asaj qe thash me lart. Nxenesit talenta shesin pica, nderkohe qe te tjere shesin piktura.
Keshtu pra dhe Rodin ishte i pari ose nder te paret ne llojin e vet, duke thyer per here te pare me guxim disa rregulla arti qe ishin kthyer ne tabu. Sot, ajo qe beri Rodin (thyerja e rregullave te skulptures klasike, krijimi i stilit personal) eshte me se normale dhe per kete arsye njerezit e thjeshte arrijne ta shijojne. Per me teper, e bukura e injorances eshte se nuk ka pse te justifikoje pelqimet e veta. /pf/images/graemlins/wink.gif
p.s.1. e shiko qe i paskemi bere detyrat e shtepise?
p.s.2. nuk e disha qe ishe komparativist :tipsy: