Robert Shvarc nuk eshte me mes nesh...

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Robert Shvarc nuk eshte me mes nesh...

Falenderojme pa mase profesorin tone dhe ngushellojme familjen e tij! Na vjen keq qe nje nga vrastaret e shpirtit te profesorit ishte edhe neperkembja e shqipes! Urojme qe letraret e rinj te ndergjegjesohen ngapak dhe te marrin shembull nga veprimtaria e Shvarcit per gjuhen shqipe!

Kurse shqipja humbi nje piktor te sajin!
 

Admirali

Primus registratum
Re: Robert Shvarc nuk eshte me mes nesh...

Ngushellimet e mia te afermve te perkthyesit te njohur Robert Shvarc. Iu prehte shpirti ne paqe
 

anis

Primus registratum
Re: Robert Shvarc nuk eshte me mes nesh...

Do te me.... Do te na marre malli Profesor!
Faleminderit per gjithçka!
 

nira

Primus registratum
Re: Robert Shvarc nuk eshte me mes nesh...

mirenjohje te perjetshme
sidomos per perkthimet e mrekullueshme nga remark
me dhimbje dhe respekt
nira
 

XHUDI

Primus registratum
Re: Robert Shvarc nuk eshte me mes nesh...

Kur me thane qe Profesori ishte ne dhome ngjitur ne ate spital te Tiranes, desha te ngrihem menjehere e ta takoj. Desha t'i thoja nje "faleminderit!" te ndjere e te thelle per te gjitha emocionet qe autoret e medhenj me kane dhene kur nuk flisja akoma nje gjuhe te huaj...
Desha ta falenderoj per ate kontribut te pacmuar qe ai i ka dhene kultures shqipetare...

Me thane se ishte shume rende. Nuk e di pse mendimi i vdekjes nuk me kaloi aspak ne koke. Ndoshta sepse keta njerez qe krijojne pavdekesine e tyre gjate jetes, duken si te paprekshem ... si te imunizuar karshi saj.

Nuk me lejuan te falenderoj profesorin dhe fati desh qe une te mos kthehesha me ne ate spital.

"Do te kete raste te tjera" - mendova.

Pastaj u ktheva ne shkolle, ne pune... jeta rrodhi me shpejtesi... deri sot... kur mora vesh paksa vone per vdekjen e tij.

Nuk ka me raste te tjera. Megjithate:
"Faleminderit Profesor!"

XHuDi
 
Top