rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Kësajt i thonë: Kur s'ke çi bën gomarit (Salës) i bie samarit (Gazidede e të tjerë).

Përshnetje Harap. /pf/images/graemlins/wave.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Kondre, nese zbaton urdhrat qe vijne nga siper, ashtu sic beri ne 1992-1997 do ta beje dhe ate pa frike.
Nese ky miku (Gazidede) pretendon se ka pas dijeni per piramidat dhe pasojat e tyre, kujt ja njoftoi??? Dhe nese nuk ja vershellyen atehere, pse vete e pranon nje detyre nga te njejtet njerez??
Nuk e di arsyen pse Berisha e ka vendos aty, mbase do te kete nen kontroll te plote procesin e legalizimeve dhe kthimit te pronave, si dhe sektorin e ndertimit (cdo gje e re qe ndertohet duhet te hipotekohet), biznesmenet e te cilit jane nga me te fuqishmit ne Shqiperi.
Por nese "kontrolli" nenkupton te njejtat praktika si 1992-1997, Berisha po fillon ti beje serish gropen vetes.
Gazidede duket qe nuk i ka harruar praktikat e vjetra te Sigurimit (per Arben Rakipin, ish-kryeprokurorin qe hapi ceshtjen kunder tij, tha eshte marksist-leninist, nipi i ish-ministres se Arsimit te kohes se diktatures). Le ti kujtoje ndonjeri leninizmin e Berishes dhe gjyshin e Olldashit. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ca ka bere Gazidede se akoma se di.ka vra njeri?

[/ QUOTE ]

...Boll i ka Gazidedja kusuret e tij. Ti cfare deshiron?
Mos eshte e domosdoshme te provojme se eshte edhe vrases??
Kjo Shqiperia jone e shkrete eshte kaq e mbrapshte, sa, sikur te provohej se pervecse ishte nje derr hajvani, Gazidede eshte edhe vrases, me siguri Sala do ta kishte emeruar gjeneral te pergjithshem te forcave te armatosura, ne vend te Moisiut! Fundja aq i ben Sales per kushtetuten. Aman se na hapet barkun!!!!!
/pf/images/graemlins/rockband.gif
 

bsh

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

nje nga premtimet kryesore qe na beri bace Sala ishte qe do sillte njerez te rinj edhe bertiste sa para mbapa se kishte KOPin a ku di une. Gazidedja apo ndonje figure tjeter e "ndritshme" e 97' ne asnje menyre nuk duhej kthyer ne poste shteterore me faj apo pa faj te ishte....more po cbehet ketu une se marr vesh! Ky person nuk eshte specialist ne fushen qe eshte caktuar edhe per me shume eshte i perfolur, shqiperia ka me mijera njerez te ndershem edhe te afte edhe nuk kemi ngel ne te Gazidedja apo ku di une cfar emri....ky eshte nje veprim jashte mase provokativ edhe do te thote qe ujku plak vetem qimen ka nderuar...shume keq! po te mos kene merak politikanet se populli ndershkon me vote...
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gazidede dha interviste per gazetaret. per 2 minuta nga Gazi i Dedes, u be Gazi i Botes. Turpppp

[/ QUOTE ]

Gaz i Botes Gaz I Dedes ai u bo zv drejtor, tani i rregullon mire ai punet, ne bejme gam gam kot ketu, Opinioni ne Shqiperi vlen ZERO, Te gjithe menojne se cudia me e madhe 3 dite zgjat.
Ketu duhen protesta, si ne France si ne gjithe Boten, njerezit protestojne per ate qe nuk u shkon per shtat, ketu nuk thane i llaf per punen e energjise qe u rrit dhe ju prisni te impresionoje njeri Dazi i Deds
 
H

harap

Guest
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

3 dite jane shume.Ai ka fillu punen ju vazhdoni se mos hidhni forumin
 

antip

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Mua me ben habi se si mund te kete akoma njerez qe justifikojne veprimtarine e Gazidedes. Pale pale kane edhe fytyre e te pyesin se cfare paska bere te keqe??? /pf/images/graemlins/confused.gif Po si more njerez cfare ka bere! /pf/images/graemlins/mad.gifPo a nuk duhej te ishte kryetari i SHIKUT i pari qe duhej te denonconte FAJDET si biznese mashtruese dhe jo me ti linte te punonin ne drite te diellit per 3-4 vjet me rradhe dhe te merrnin me vete miliarda para te shqiptareve dhe bashke me to dhe jeten e 4000 te pafajshmeve qe vdiqen ne trazirat e '97.
Epo Hipokrizia spaska kufi! Mire te na behet o Shqiptare qe qeverisemi nga nje kasap si Berisha, te ishte per mua dhe Hitleri sdo mjaftonte per ne. /pf/images/graemlins/smash.gif
Po si more me justifikoni "punet" e Gazidedes duke me thene se ai spaskish patur faj por vetem ishte nje vegel qorre e Berishes. Po pse a nuk eshte faj ky...!!! Kesaj i thone nuk ka faj drogaxhiu qe pi mall se ja kerkon trupi te shkretit... Puuu, kulmi /pf/images/graemlins/shocked.gif
Kur me dalin ca "Pedale ne te Kundert" dhe me thone se Gazidedja s'paska patur faj, ose i bie te jete vete Berisha me pseudonim forumi, ose vete Gazi, pasi dhe demokrati me fanatik sot ne Shqiperi rrudh buzet kur permendet emri i Gazidedes...
KOHA PER RIKTHIM (Vitin tjeter festojme 10-vjetorin e '97-es)
P.S: Uji i Lanes u shtua qe kur vendosen Pedalin e Kundert si pritë per t'ia rritur nivelin... /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Sa e shtoke dhe ti ujin e Lanës mor bir. Paske pirë shum se deri tani do ishe shprazur.

Ti e njeh Gazideden? Ke punuar ndonjëherë me të? Njeh njerëz që e njohin Gazideden?

Nëse jo, mbylle.

Duket që je i vogël për të kuptuar shkrimet e të tjerëve. Gjynah në fakt që ishte ai kryetar i SHIk në atë kohë. Ju donit ndonjë të rangut të Paulin Sterkajt (sot deputet i PS). Atëherë do shihnit se sa do qaheshit e do e merrnit vesh që 97 nuk do mund të kishte ndodhur për vetë faktin se të vrarët nuk e ngrenë dot kokën.

Mor Lubardh që i bardh qofsh gjith jetën, pse merr kot si pushka e jevgut pa ditur as gjënë më të vogël? Mos u zer besë gojëve të këqija se shkon për lesh dhe gjynah se je i ri. Nuk jetohet jeta si leshko.
 
H

harap

Guest
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Akoma me fajdet ky.ik shif se jane video e foto Nano duke pi kafe me ato te fajdeve.
 

antip

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti e njeh Gazideden? Ke punuar ndonjëherë me të? Njeh njerëz që e njohin Gazideden?

Nëse jo, mbylle.


[/ QUOTE ]
E njeh Madonnen ti? Ke punuar ndonjeher me te? Njeh ndonje qe njeh Madonnen ti?

Nese jo, mos thuaj se eshte kengetare. (Hajde arsyetim llogjik, hajde!!!! /pf/images/graemlins/eek.gif)
Paske fatin e madh te njohesh Gazideden, edhe prape vazhdon ta mbrosh ate... /pf/images/graemlins/shocked.gif

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mor Lubardh që i bardh qofsh gjith jetën, pse merr kot si pushka e jevgut pa ditur as gjënë më të vogël? Mos u zer besë gojëve të këqija se shkon për lesh dhe gjynah se je i ri. Nuk jetohet jeta si leshko.

[/ QUOTE ]
Jo mer "plak" nuk marr une si pushka e jevgut se nuk jam une ai qe i preket sedra kur i ngacmojne Gazideden... /pf/images/graemlins/cry.gif
dhe nuk mi fshijne mua postimet se nuk mbaj dot gjuhen kur debatoj mbi kete çeshtje.... /pf/images/graemlins/tongue.gif

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Akoma me fajdet ky

[/ QUOTE ]
Siç duket ti plako do jesh nji nga ata qe kan dale te fituar nga fajdet ndaj dhe nuk te pelqen ti permendesh. Ke te drejte ne fakt: Fatos Nanoja i drejtonte fajet ne kohe te Sales nga Burgu i Bençes. Vetem nje budalla nuk do te te besonte.
P.S: Une mund te kem shtuar ujin e Lanes, por problemi eshte se disa jan zhyt me koke aty dhe nuk shohin dot realitetin ne ato ujera te turbullta...

Tamam per njerez te tille besimtare fetare ka nevoje Shqiperia... I thote Sala vritu edhe ai "bam" ia keput vetes... se Sala eshte Perendi dhe nuk i behet fjala dysh...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

M'fal plako se t'fika llullën.

S'kom fut naiher pare me fajde se i kisha n'ven mendt.

Fatos Nano nuk i ka drejtu fajdet por Arben Imami, Ministër Financash i Nanos po.

Lexo mo mir deh nxirri kuptimin shkrimeve.
 

antip

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
M'fal plako se t'fika llullën.

S'kom fut naiher pare me fajde se i kisha n'ven mendt.

Fatos Nano nuk i ka drejtu fajdet por Arben Imami, Ministër Financash i Nanos po.

Lexo mo mir deh nxirri kuptimin shkrimeve.

[/ QUOTE ]
O Pedal i Mbrapshte, ti lexo me mire se kur po flisja per fajdet nuk tu drejtova ty por Pashait te Harapeve.... apo jeni i njejti person... se fundja ju te njejten "fytyre" keni... ate qe vini neper ikona... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Vallaj un e kom ftyrën pak si mo t're po hajt mo.

Robo, kur t'them me lexu mo mir ta them se s'jom tu mrojt njeri apo nai ngjarje. Jom thjesht tu thon ato gjona që di. Bo vaki ne ja fus kot. /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

antip

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Po pra mo ka lezet, tani fole tamom...
Hajt per t'mira e gezime /pf/images/graemlins/wave.gif
 
Top