Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!
Kondre, nese zbaton urdhrat qe vijne nga siper, ashtu sic beri ne 1992-1997 do ta beje dhe ate pa frike.
Nese ky miku (Gazidede) pretendon se ka pas dijeni per piramidat dhe pasojat e tyre, kujt ja njoftoi??? Dhe nese nuk ja vershellyen atehere, pse vete e pranon nje detyre nga te njejtet njerez??
Nuk e di arsyen pse Berisha e ka vendos aty, mbase do te kete nen kontroll te plote procesin e legalizimeve dhe kthimit te pronave, si dhe sektorin e ndertimit (cdo gje e re qe ndertohet duhet te hipotekohet), biznesmenet e te cilit jane nga me te fuqishmit ne Shqiperi.
Por nese "kontrolli" nenkupton te njejtat praktika si 1992-1997, Berisha po fillon ti beje serish gropen vetes.
Gazidede duket qe nuk i ka harruar praktikat e vjetra te Sigurimit (per Arben Rakipin, ish-kryeprokurorin qe hapi ceshtjen kunder tij, tha eshte marksist-leninist, nipi i ish-ministres se Arsimit te kohes se diktatures). Le ti kujtoje ndonjeri leninizmin e Berishes dhe gjyshin e Olldashit. /pf/images/graemlins/winkwink.gif