Re: Rezistenca!
Balada e pleshtit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne cdo lesh, te bardhe a te zi,
Pleshtit nuk i vjen merzi.
A je qen, apo njeri
Por gjen vend per mrekulli.
Ndonse kruhesh pa ja nda
Gjithsekush nje plesht e ka!
Bile thone se rraca e pleshtit
Mbijeton vetem prej leshit.
Kam ndigju se ka do pleshta
Qe zen rrushi neper vreshta
Ka dhe pleshta neper lope
Pleshta plehu ne cdo grope.
Une ksaj here kam mendu
Per do pleshta te tjere me shkru
Per kete rrace tejet mizore
Qe bezdis rracen njerzore!
Askerkush nuk deshiron
Ta kete pleshtin neper shtat
Sepse pleshti frekuenton
Ne vecanti leshin e gjate.
Ndaj dhe rruhen mbahen paster
Mos me e rrite leshin ma shume
Sepse pleshti s'mban me hater
Je ne qytet, a je ne katund.
Me i ra shkurt pra miqt e mij
Po u tregoj nje histori
Qe i ka ndodhe pleshtit qyqar
Tuj shetit kombin shqiptar.
Pra ky plesht kishte ndigju
Se ne Ballkan, qefli me u kru
Jane shqiptaret ne troje te veta
Qe per lesh s'u dhimbset jeta!
Filloj pleshti pune per s'mbarit
Me zgjedhe leshin nder shqiptare
Iu fut mjekres se Kryetarit
Mjekerkuqit, lesh pa lare!
Por nuk mundi te qendronte
As nje dite ne mjeker te tij
Sepse leshi kundermonte
Wischy, brandy dhe raki!
Ku te futej pleshti i ngrate!?
Lesh te dredhun kane dhe grate.
Ndaj u fut ne Qeveri
Qe t'a zgjidhe hallin e tij!?
Salle luksoze, e mikrofon
Kryeminister koke bidon
Por prane tij nje leshraverdhe
Floku i saj, me dore ish dredhe.
Ah! - tha pleshti,- te qofsha fale
Se prej teje s'am me dale!
Dhe u fut ne mes te shaleve
Qe ma mire t'u ruhej fjaleve!
Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti
Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti!
Cfare arome, oh c'deodorant!
Ndonse shume interesant!
Aj soj vendit i preferuar
Per dreq leshin e kish rruar!
Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur
Qe ai vend, s'kish lesh te rritur!
Ban vaki,- mendoj i shkreti,
Ndoshta keto i ka pushteti!
Dhe e zuri pa e kuptuar
Gjumi i embel, ne lesh te rruar!
Pa kaluar as gjysem e nates
Sheh nje enderr i turbulluar
Qe leshverdhes, oh te ngrates
I vjen mjekrra lesh pa rruar
I del gjumi plesht fatziut
Dhe gjen vehten per cudi
M'u tek mjekrra e njeriut
Wischy, Brandy e Raki!
Dreq o pune, - tha, - po ketu isha
Ndaj kerkova transferim!
Vertet leshin nuk e kisha!
Ama kisha Qeverin!
S'e kuptonte plesht hajvani
Se ku ishte ne fakt sekreti!
Per nje plesht digjet jorgani
Rruhet leshi! Por jo Pushteti!
Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
Nga kish ardhur na u kthye
Se nuk kruhej dot me Pushtetin!
Agim Doci /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Lexoni cik ket balladen e pleshtit se vduqa tu qesh /pf/images/graemlins/laugh.gif