Re: Rezistenca!
7:30 AM, avuj kafeje, levizje pertace, veshtrime te llastuara nga gjumi. Roja i nates ka harruar filxhanin e kafese mbi tavolinen time.
Rojen para ketij e perjashtuan nga puna se na i kishte bllokuar kompjuterat me pornografi nje mengjes. Ky i tanishmi duket me i interesuar ne faqet qe hedhin fall dhe lexojne pellembet e duarve. ndoshta duhet ta fik kompjuterin para se te dal sic bejne te tjeret, une e le ndezur se dal me nxitim, shpesh here e kam lene pikerisht ketu.
Vij ne mengjes, bej nje "refresh" dhe shikoj se si tema ka levizur nja 5 faqe, pastaj mundohem te kap thelbin e llomotitjes midis Lares, kordeles dhe jules. Ne te shumten e rasteve do gjej ndonje gje per te qeshur.
Por sot gjeta vetem dy postime qe nga postimi im i fundit.
Dje pash filmin e fundit limonate te Hugh Grantit me Sandra Bullock. Ai bastardi gjithmone i kap femrat neper filma. Une doja me pa nje film te Terentinos me vrasje, por gruaja force e madhe. Komedi Romantike, ehhhhhhhhh.
Mirmjest i her.