Re: Rezistenca!
Edhe une kam ndonjehere kriza te tmerrshme k**verimi konsumistik, madje mendoj se vendet proibicioniste si Italia kato-fashiste duhet ta denojne me ligj. Eshte si nje krize nga mungesa e drogerave apo alkoolit, si nje cigare qe te pihet pikerisht ne mes te leksionit, etj.
Dhe del vitrinave.
Mundesisht me nje shoqe. Asnjehere me te fejuuushmin, keshtu qe te mund te shfrenohesh ne total dhe te mos e besh te te leje ne te mijten e sekondes: se c'kusur ka djali i botes te shohe ne premiere gjendjen ne nje te ardhme te financave te veta...
Sa bukur! Une jam e apasionuar pas kremerave te trupit dhe kam ngelur e qelluar (si shen Pali ne rrugen e Damaskut) nga Laura Vandini dhe krijimet e saj me arome te perafert me ate te detit...
Dashuroj edhe Max Maren por edhe nje sere stilistesh te tjere qe nuk mund t'ia lejoj ende vetes.
Nuk bej kurre moral antikonsumistik sepse do te ndieja falsitetin e nje njeriu qe ka shpesh per vete kriza blerjesh.
Prof.Piro perseriste me ngulm: "Me shume konsum, me shume kerkese, me shume firma prodhuese, me shume konkurrence, me shume ulje cmimesh ...si perfundim kriza jote konsumistike ku ta dish, mund te kete ndihmuar nje punetor me shume sot!"
Nuk e di dhe perseri s'dua te bej moral gratis.
Di vetem qe zonjat/zoterinjte, pra nje dite jo te larget edhe ne, duke dale nga nje dyqan luksoz apo jo, do te ndiejme nje boshllek karakteristik post orgazmor. Ndoshta do ta mposhtim duke vervitur ne ajer nje monedhe qe do te bjere pa tingelluar ne kapelen e ndere te nje lypesi.
Dhe pastaj vrap, ne shtepi...nje tufe me ambalazhe do te hidhet poshte dhe pozat do te nisin para pasqyres.
Jo vetem klasike, edhe sportive...zemer, kam blere modelin e ri te atleteve NIKE...pse xhanem nuk i prodhojne me ne te njejtin vend...c'eshte kjo "made in Vietnam"?
Kujtimet nga prof. Piro s'me ndahen: "Nje femije i shfrytezuar te pakten ka mundur te coje dy qindarka ne shtepi, nuk eshte krejt negative ajo qe bejne multinacionalet. Pastaj, mos gjyko nga kendveshtrimi yne!"
Alegriaaaaaaaaaaaaaaaa!!! /pf/images/graemlins/wink.gif