Rezistenca!

olti

Neo
Re: Rezistenca!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Neo dhe te rezistenca do besh propagande more???? :eek: :eek: :eek:

Booooo sa te thekur jeni mer jahu.... [/qb]
SA shpejt qe e paske pare /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

POR ishte per provokim jo propogande. Nuk jam tip propoganduesi une /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca!

Teorise se lares do i shtoja: Hypini ( :eek: ) peshores me taka shumeeeeeeee te larta, keshtu do dnryshoje raporti i gjatesise me peshen dhe do dilni nen peshe :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Rezistenca!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Hanini dil njecik ne MSN [/qb]
S'dal dot se e kam te prishur /pf/images/graemlins/frown.gif
Me nis nje pm /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Dormantjaaaaaaaaaa eshte lesbike une them: Urime......nuk eshte lehte to come out for the first time ne nji forum shqiptar /pf/images/graemlins/laugh.gif
Edhe motrave te tjera u them: Ihaaaaaa one more down me shume Ken Dolls per ne /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca!

ja nje rob qe i merr gjerat at face value /pf/images/graemlins/smile.gif

Aman po ma hidhni nje "coming out party"? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Hej dont blame me keshtu jam rritur /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ok meqe je e para ne historine e forumit qe e pranon vetveten, meriton nji party( ka pas raste AF plot,me mire mos te vemi ne detaje e emra) Cfare lloj party deshiron.........se je cik weird ti edhe s dua te kemi probleme /pf/images/graemlins/laugh.gif
One idea comes in mind tho........Tutu lovidhjarja needs to strip /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca!

Ncuq! Tutuqka strip edhe ne raste te tjera (nje gote do ajo, dhe perhumbet /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Per partyn tim kete ngjarje kaq sencacionale, duhet te sjellesh edhe nje striper sensacionale. AnaBlue p.sh. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif (s'ja merr kujt mendja qe nje vajze kaq sensibel te kete nje jete te dyfishte) :eek: :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Rezistenca!

kujdes me te pafajshmit se met eternity pa kontemplate /pf/images/graemlins/wink.gif
 

olti

Neo
Re: Rezistenca!

PO lexoja tani se Musolini paska qene komunist gjate rinise se tij!!

Mussolini was born in a small village in 1883. His father was an avowed Marxist, an ideology he passed on to his son. According to the Oxford historian Denis Mack Smith, in his book Mussolini, "his father used to read parts of Das Kapital to the family."

Mussolini received a communist education from his father, and was known at school as a difficult and aggressive boy, and a smart-aleck. He had almost no friends.

In his 20s Mussolini became a fanatical communist, supporting anarchism, an even more radical and fanatical revolutionary ideology than communism. Denis Mack Smith writes:

By 1903 he was calling himself an 'authoritarian communist'. From his father he had learnt to have little patience with sentimental, reformist socialism or with democratic and parliamentary methods; instead he preached revolution to expropriate a ruling class that would never voluntarily renounce power and possessions. Parliament should be abolished; class struggle must replace class collaboration; private property should disappear altogether. Socialists should never collaborate with bourgeois governments and never pursue a policy of strikes merely to get better wages, but should be ready to use terrorism and mob violence to effect a wholesale social revolution.

:rolleyes:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Rezistenca!

Nje sqarim per marksizmin dhe ate qe vijoi. Kujdes copyright-in ju lutem se eshte marre nga libri i Andrew Heywood, Politics, Botim i 2002.

MARKSIZMI

Si sistem teorik marksizmi ka qenë alternativa kryesore kundrejt racionalizmit liberal, ndërkohë që komunizmi ndërkombëtar ka qenë forca politike armike e kapitalizmit perëndimor, të paktën gjatë periudhës 1917-91. Ky dualitet ka sjellë vështirësi në trajtimin e filozofisë marksiste të përshkruar në veprën e Marksit dhe Engelsit, dhe fenomenit të komunizmit të shekullit të 20të, që u nis nga përpunimi i ideve klasike. Rënia e komunizmit në Evropën Lindore nuk duhet parë si fundi i ideologjisë politike komuniste, por si një lirim të teorisë marksiste nga leninizmi dhe stalinizmi.
Konfuzioni midis teorisë e praktikës ka ardhur si rezultat i stilit të komplikuar të Marksit në shkrimet e tij, stil që ka çuar në interpretime të ndryshme nga determinizmi ekonomik e deri tek socializmi humanist. Dallime mund të vihen re dhe midis shkrimeve të tij të para e të mëvonshme. Marksi mendonte se kishte zhvilluar një lloj socializmi shkencor që dallonte nga ideologjitë e mëparshme për vetë karakterin shkencor e objektiv duke qenë se ai bentë një analizë historike e shoqërore të zhvillimit dhe jo një kritikë etike ndaj kapitalizmit.
Duhet thënë se Marksi nuk mendonte se të gjitha këndvështrimet politike kishin karakter ideologjik. Ai pretendonte se vepra e vet, në të cilën u përpoq të shpaloste procesin e shfrytëzimit dhe shtypjes së klasave, ishte vepër shkencore. Sipas tij kishte një dallim të qartë midis shkencës dhe ideologjisë, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës. Dallim ky, që sa erdhi e u zbeh në veprën e marksistëve të mëvonshëm si Lenini dhe Gramshi, të cilët folën për ideologjinë borgjeze, por edhe për ideologjinë socialiste apo të proletariatit, terma që vetë Marksi do t’i konsideronte absurde.

Elementet e Marksizmit
· Materializmi historik: filozofia e Marksit bazohej në atë që Engels quajti “konceptimi materialist i historisë”, që nënvizonte rëndësinë e jetës ekonomike dhe kushtet nën të cilat njerëzit prodhojnë dhe riprodhojnë mjetet e jetesës. Marksi mendonte se sistemi ekonomik kushtëzon superstrukturën ideologjike e politike, duke sugjeruar se zhvillimet shoqërore e historike mund të shpjegohen nga faktorët ekonomikë dhe klasorë. Më vonë kjo u interpretua si marrëdhënie ekonomike, sepse “ligjet” e pandryshueshme ekonomike e çojnë historinë përpara pavarësisht nga agjenti njerëzor.
· Alienimi: Në shkrimet e hershme të tij Marks thoshte se nën kapitalizëm, puna kthehet në komoditet e si e tillë është e depersonalizuar. Kështu punëtorët largohen nga produkti i punës së tyre, nga procesi i punës, nga shokët e punës dhe nga vetja ose më mirë nga krijimtaria e tyre si qënie njerëzore, duke u kthyer në robotë. Për t’u realizuar njerëzit duhet të riafrohen me punën.
· Lufta e klasave: Kontradita bazë në kapitalizëm është ekzistenca e pronës private që çon në krijimin e obrgjezisë së pasur, dhe të klasës puntore që nuk ka asgjë dhe është e detyruar të shesë krahun e punës. Pasuria materiale e aftëson borgjezinë të mbajë dhe pushtet politik, duke e bërë borgjezinë klasën drejtuese.
· Vlerat e shtuara: Marrëdhëniet borgjezi-klasë punëtore janë të karakterizuara nga konflikti i pashmangshëm, duke qenë se proletariati shfrytëzohet gjithnjë. Marksi besonte se vlerat rrjedhin nga puna dhe shtrirja e saj në prodhimin e të mirave materiale. Kjo do të thotë se kapitalistët për të shtuar vlerën e këtyre të mirave me qëllim shtimin e të ardhurave i paguajnë punëtorët më pak se sa vlera e vërtetë e punës së tyre. Kjo tregon se kapitalizmi nuk është i qëndrueshëm sepse masa nuk mund ta lejojë shfrytëzimin në pafundësi.
· Revolucioni i proletariatit: Marksi besonte se kapitalizmi ishte i dënuar dhe se fundin e tij do ta sillte proletariati. Sipas analizës së tij kapitalizmi do të vihej në krizë nga një sërë periudhash super-prodhimi, që do ta ndërgjegjsonin proletariatin. Marksi thoshte se revolucioni i proletariatit ishte i paevitueshëm, dhe parashikoi një revoltë spontane që do të synonte marrjen e mjeteve të prodhimit. Më vonë Marksi spekulloi mbi idenë e një tranzicioni paqësor nga kapitalizmi në socializëm.
· Komunizmi: Marksi parashikoi që revolucioni i proletariatit do të çonte në një periudhe tranzitore “socialiste”, ku diktatura e proletariatit do të ruante sistemin nga rreziku i një kundër-revolucioni që do të tentonte të risillte borgjezinë në pushtet. Me zbehjen e antagonizmit klasor dhe vendosjen e komunizmit shteti proletar do të zhdukej natyrshëm, duke ja lënë vendin një shoqërie komuniste pa klasa, ku prona do të ishte e të gjithëve dhe prodhimi do të bëhej në bazë nevoje dhe jo komoditeti. Ky system do të sillte fundin e pre-historisë njerëzore, duke nisur periudhën e arritjeve njerëzore me potencial të plotë.

Komunizmi ortodoks

Në praktikë Marksizmi është i lidhur ngushtë me eksperiencën e Bashkimit Sovjetik, veçanërisht me kontributin e udhëheqësve të parë sovjetikë Lenin dhe Stalin. Në fakt komunizmi i shekullit të 20, kuptohet më mirë si një formë e marksizëm-leninizmit: dmth Marksizëm ortodoks i mbrujtur me një sërë teorish dhe doktrinash leniniste. Kontributi i parë i Leninit ka të bëjë me prezantimin e partisë pararojë apo revolucionare. Lenini kishte frikë se proletarët nuk do të arrinin të zhvillonin potencialin e tyre revolucionar nga mungesa e ndërgjegjsimit sindikalist dhe do të kërkonin përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesën pa kërkuar rrëzimin e kapitalizmit. Kështu u bë e nevojshme prania e një partie revolucionare të armatosur me ide marksiste. Kjo nuk do të ishte parti masash, por e përbërë nga një grup i përzgjedhur revolucionarësh të përgatitur e të devotë që do të ktheheshin në udhëheqës ideologjik. Lenini e mori pushtetin në 1917 duke deklaruar se partia e tij vepronte në interes të klasës punëtore. Në këtë mënyrë diktatura e proletariatit u kthye në diktaturë të Partisë Komuniste, që veproi si forca udhëheqëse në shtetin një-partiak sovjetik.
Influencën më të madhe në BS e pati revolucioni i dytë i Stalinit në vitet 30të. Stalini krijoi një lloj komunizmi ortodoks që u aplikua dhe në Kinë, Korenë e Veriut, Kubë dhe në gjithë Evropën Lindore pas 1945. Risija ideologjike kryesore e tij ishte doktrina e “Socializëm në një Vend”, që deklaronte se BS mund të ndërtonte socializmin pa nevojën e një revolucioni botëror. Stalinizmi ekonomik nisi së bashku me planet 5-vjeçare, që sollën zhdukjen e ndërmarrjeve private. Kolektivizimi pasoi në 1929 duke sjellë gjithë burimet nën kontrollin e shtetit. Ndryshimet politike ishin po aq dramatike. Stalini e ktheu BS në një diktaturë personale duke eliminuar të gjitha llojet e opozitave brenda Partisë Komuniste, në administratën shtetërore dhe ushtri. Stalini në fakt krijoi një diktaturë totalitare që ekzistoi përsa kohë ai ishte gjallë (deri në 1953). E megjithatë parimet bazë të leninizmit (organizmi dhe disiplina hierarkike) dhe stalinizmi ekonomik (kolektivizimi dhe ekonomia e centralizuar) i rezistuan reformave për disa dekada deri në prezantimin e perestrojkës, ose reformave ekonomike, shoqërore e politike të Gorbaçovit, që nuk bënë gjë tjetër veç përshpejtuan falimentimin e ekonomisë së centralizuar dhe lirimin e forcave të shtypura politike.

Marksizmi Modern

Një formë tjetër më e lehtë Marksizmi u zhvillua në Evropën Perëndimore, por në kontrast me atë sovjetik, marksizmi perëndimor bazohej në idenë hegeliane “të njeriut krijues”, që mund të gjendet edhe në shkrimet e para të Marksit. Besohej se njerëzit nuk ishin thjesht kukulla të kontrolluara nga forca jopersonale materiale, por krijuesit e historisë dhe si të tillë ata ishin të aftë të rikrijonin fatin e tyre. Shpesh ky grup është quajtur neo-marksist. Ata refuzonin ta trajtonin luftën e klasave si fillimin dhe fundin e analizës shoqërore.
Sipas Gramshit, kapitalizmi dominonte jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe politike e kulturore, duke e quajtur këtë fenomen “hegjemoni” ideologjike. Shkolla e Frankfurtit me udhëheqës Theodor Adorno (1903-69) dhe Max Horkheimer (1895-1973) dhe Herbert Marcuse zhvilluan një “teori kritike” ku përzien ekonominë politike marksiste, filozofinë e Hegelit dhe psikologjinë e Frojdit që influencuan të Majtën e Re në vitet 1960.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Dorm@nt, po te jesh qofsh me jete motra ime...
Vetem mos i vini vajzes etikete tafti bafti se nuk ka vetem bardh e zi kjo pune.

PS. Dhe mos bej sikur nuk e di qe na pyet neve. Je teper inteligjente per te bere budallaqen.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Fillimisht postuar nga Dorm@nt:<br />[qb] Ncuq! Tutuqka strip edhe ne raste te tjera (nje gote do ajo, dhe perhumbet /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Per partyn tim kete ngjarje kaq sencacionale, duhet te sjellesh edhe nje striper sensacionale. AnaBlue p.sh. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif (s'ja merr kujt mendja qe nje vajze kaq sensibel te kete nje jete te dyfishte) :eek: :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Po ti ja paske vene syrin Anes moj?? S'eshte mire ta gjuash ne kete menyre /pf/images/graemlins/laugh.gif ...u better keep ur hands off ur friends ose thuaja straight up /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top