Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Qorre jam por ke thene ne vit, jo ne muaj /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

E mi mire se 300-500 eurit ne vit ke thene, me dha pershtypjen e shumes vjetore /pf/images/graemlins/wink.gif

500 euro ne muaj? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif sa kushtojne buzekuqet ne Tirane moj?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
Variojne nga 300-500 euri ne vit..

Si thoni do ti japim nje dore..?? /pf/images/graemlins/laugh.gif
ja /pf/images/graemlins/tongue.gif qorre /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Sa vajze e zgjuar....makutja /pf/images/graemlins/laugh.gif ...a behet shoqe me mua ajo thuaj, se si i thone shoqja shoqen ta ndihmoje ne rezik e ne nevoje dhe une jam shpesh ne rrezik /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Muahahaha kjo ishte e madhe /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne dite te keqe /pf/images/graemlins/smile.gif
Kam shume shume vite pa qene ne atdhe, pytja shtrohet si e piketon ajo mashkullin qe ka mundesi shpenzimi 500 euro ne muaj.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

I shef maqinen dhe florinjte e varura neper kyce e qafe /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Prape kurioze, sa eshte cmimi mesatar i "produkteve" ne memedhe qe te duhen 500 euro ne muaj?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Shoqe zgrapse te kam, me mendjet tona perverse do te besh pare...per dite te keqia eeeee /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nelk@ sa te duahs jane, vetem estetisti ta "rruan" nje qindshe po deshe t'i biesh vetes pas me tamam, po kaq edhe palestra, po afersisht kaq edhe parukieri...pastaj ajo do bleje edhe revistat e modes qe te duket si vajze 'klasi" dhe ato dreq kushtojne dhe me shume /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] I shef maqinen dhe florinjte e varura neper kyce e qafe /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
E shpifur! Aq e shpifur sa ideja se ka vene tellalin neper zyra oburra kush e ndihmon.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

I kjo Nelk@ si ben, para dy faqesh me fliste dhe per personalitet, o yv po c'i duhet personaliteti asaj para nevojave...ka njerez qe jane ekzigjente mi, por ndaj te tjereve...se ndaj vetes aha plloce /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Sa te mbajtura qe jane bere femrat e tiranes mor zot, kam frike te kthehem se do le nam. I lashe floket 3 vjet pa prere se s'kisha leke /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Dashnor si ata ka vetem ne Tirane me duket /pf/images/graemlins/laugh.gif ...taksirat e ke te na vish /pf/images/graemlins/laugh.gif ..me kete rast te presim edhe floket /pf/images/graemlins/tongue.gif ...me kontribut shoqeror natyrisht /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Po jo pra ne nje cast dubulese vendosa ta leshoj doren, tani i kam shkurt (bishtepellumbi muahahahah) por ndoshta do vij te me beni qerose.

Ti kordele sa i ke shpenzimet mujore? Une per nje korrektor te mire (se i kam gropat e syve qymyr) jap gjithe pasurine.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Une nuk e njof ate produktin qe thua ti fare :rolleyes: por me mire te mos flas per shpenzimet se me fillon ulcera menjehere /pf/images/graemlins/laugh.gif , jam rraqexhie e madhe, gjithmone me del dicka perpara qe "me duhet" per floket s'para kam shpenzuar shume keto kohe se i lidh pas me nje kapse se dhe vpae helbete :rolleyes:
Kur jam ne stres :eek: i rris shume shpenzimet operative /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Korrektor-produkt qe te mbulon te zezen poshte syve, ndonjehere duket sikur me ka qelluar njeri me grusht. Lum si ti qe se paske problem.

Une per nje gje shpenzoj me shpirt Pedicure. Lumturia vjen nga kembet e lumtura thone kinezet.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Qyqja moj gra keni kaluar ne nevoja konkrete ktu....... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Fillimisht postuar nga NeLk@:<br />[qb]
Une p.sh. sa e lexova u mallengjeva /pf/images/graemlins/wink.gif
[/qb]
pse kshu ke pas menduar ti goce kur ke qen e pandergjegjshme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)

Lajmet (pjesa e meposhteme keputur pa leje nga agjensia e lajme e zotni Sailor)



FLET SEKRETARI I RINISE KOMUNISTE FRROK BARDHI

"Ne komunistët s'të falim për seks"

"Në Greqi dashurova një izraelite dhe një palestineze"

Ilir Bushi

Ne komunistët e duam të bukurën, dhe, kur vjen puna për seksin, veprojmë me metodat bashkëkohore për ta shijuar jetën". Kështu u shpreh dje pas kthimit nga mbledhja e partive komuniste Frrok Bardhi, sekretar i Rinisë Komuniste të Shqipërisë, i cili banon në Laprakë. Dhe duke vazhduar rrëfimin për lidhjet e tij me vajzat komuniste të botës, ai tregon se në Athinë ka fjetur me dy revolucionare të njohura, njera prej të cilave quhej Ana dhe ishte nga Izraeli, ndërsa tjetra quhej Françeska, dhe ishte me origjinë nga Palestina, por aktualisht militonte në një organizatë komuniste të Hungarisë. "Gjatë atyre ditëve unë u dashurova me Anën, por Françeska vinte gjithmonë pas meje, kështuqë një natë fjeta edhe me të", përfundon komunisti 33- vjeçar me origjinë nga Kukësi, Frrok Bardhi.

Përse shkuat në Athinë?
Ishte një aktivitet i rëndësishëm i komunistëve të Greqisë. Në këtë aktivitet ishin ftuar sekretarët e rinive komuniste nga e gjithë bota. Mund të them se në aspektin internacionalist ishte një përvojë e shkëlqyer. Aty njohëm lerat reale të komunizmit dhe shkallën e përhapjes së tij në botë. Mund të them pa frikë se së shpejti komunizmi do të triumfojë kudo në botë.

Si ishin vajzat komuniste që erdhën në aktivitet?
Shumë të vendosura e të devotshme për ta çuar deri në fund çështjen e internacionalizmit botëror.

A ishin të komunikueshme dhe të ndjeshme karshi jush?
Po. Ashtu ishin. Shumë të afrueshme dhe tepër të dashura e të ndjeshme. Ne komunistët nuk kemi frikë nga dashuria, sepse jemi njerëz prej gjaku, si gjithë të tjerët.

Ti vetë re në dashuri me ndonjerën prej tyre?
Më tepër mund të them se ato ranë brenda me mua. Por edhe mua më pëlqu Ana Shinder, nga Izraeli, e cila ishte 24 vjeçe. Ajo më bëri për vete dhe ne ndenjëm bashkë gjatë gjithë ditëve.

Me kë flije në dhomë?
Sa u njoha me Anën ndenja me të. Nuk ka asnjë sekret sepse ne komunistët e rinj nuk kemi frikë të puthim haptazi dhe as që bëhet fjalë për të pasur frikë nga dashuria apo seksi. Në këtë pikë, ka një ndryshim shumë të madh nga trajtimet që i janë bërë dashurisë në të kaluarën. Por kur po ndjeja emocione të forta me Anën, papritur mu ngjit Françeska. Kështu i pranova të dyja ashtu siç ishin.

Në ç'gjuhë flisnit me to?
Ky ishte një problem i madh, sepse as unë nuk e dija mirë anglishten dhe as ato. Kështu, kur unë i thosha Anës "hiq këmishën e natës", ajo më përgjigjej, "shampanjën nuk e kam unë, por është në dhomën tënde". Ndërsa me Françeskën e kisha më vështirë sepse ajo jetonte në Hungari. Ajo donte vetëm puthje dhe në anglisht kishte mësuar mirë frazën "Fiku i zi është më i ëmbël se i bardhi". Por të dyja ishin të ngrohta e fisnike.

A dinin të bënin seks oral?
Komunistët nuk mund të prononcohen për këto gjëra kaq të detajuara.

Përse flisnit me njeri-tjetrin?
Kryesisht për komunizmin. Thoshim se Izraeli dhe Palestina do të pajtohen kur të triumfojë komunizmi në botë. Flisnim edhe për Leninin. Atë e njohim dhe e duam shumë të gjithë. Por aty unë fola edhe për refugjatët shqiptarë dhe legalizimet. Drejtuesit komunistë grekë më thanë se shqiptarët që kanë nevojë për legalizime duhet të kërkojnë ndihmën e Partisë Komuniste greke.
Por unë them se edhe në Shqipëri, ne komunistët e rinj do ta çojmë përpara vendin tonë që qëndron si fanar ndriçues në Europë.


Në Athinë një foto e Enver Hoxhës kushton 20 euro

"Gjatë atyre ditëve, një fotografi e Enver Hoxhës shitej 20 euro nën dorë". Kështu ka treguar dje mbresat e tij nga ditët e aktivitetit grek, sekretari i Rinisë Komuniste Frrok Bardhi, i cili shton se fotografitë e Enver Hoxhës bliheshin dhe kërkoheshin shumë nga komunistët internacionalistë, si edhe nga njerëzit e thjeshtë. Në këtë kontekst, Frroku thotë se disa pjesëtarë të delegacioneve të huaja shkëmbenin me njeri-tjetrin fotografitë e Enver Hoxhës, duke u kërkuar shqiptarëve hollësi më të shumta për jetën dhe veprimtarinë e ish-udhëheqësit shqiptar. Duke vijuar me kërkesat e tregut për fotot e ish-udhëheqësve komunistë, Frroku shton se "fotografia e Stalinit kushtonte 5 euro, fotografia e Titos- 12 euro, fotografia e Hrushovit kushtonte 17 euro, ndërsa fotografia e Enver Hoxhës kushtonte 20-25 euro".
 
Top