Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)
Per frymezim Partiak, vetes dhe shokeve
V.Zhiti
Errësira pjell dritën…si mundet?
E shoh si dualizëm. Nuk është këndvështrimi i të kundërtave, por të ndryshmeve. Unë i ndiej të dyja, njëherë njërën dhe njëherë tjetrën. Nëse dita është e zemrës, nata është e shpirtit. Nëse dita është e bëmave, nata mbetet të jetë e meditimit, nëse ditën flasim, natën psherëtijmë. Njeriut i duhen të gjitha këto. Një poet francez thotë" Sa më e errët të jetë pasqyra, aq më mirë duken fytyrat". Errësira është pasqyra që më bën të shoh veten në harmoni me dritën.