Reputacioni

Blendi

Primus registratum
Re: Reputacioni

Nganjehere reagimi ndaj temes nga ata qe shkruajne prej brenda Shqiperise, me ben te ndjej se shkruajne me zemerim ndaj nje sistemi shoqeror paragjykues, mbytes dhe dukshem tradicional ne kuptimin qe nuk leshon kontrollin.
Ndoshta duhen pare gjerat disi me brenda kontekstit dhe rrethanave te gjithsecilit. Por alinos, ne hapje je treguar e kursyer me fjalet, ke lene vend per shume interpretime.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po mire ta kanalizoj paksa ndryshe temen une...
si i behet kur ato impresionet e para qe thote Sirena, si fundi me shkurter, ku dhe me ke e pi kafen e mengjesit, e 1001 gjera te tjera pa vlere kthehen ne metrin me te cilin te tjeret te masin .... ???

[/ QUOTE ]
Ok po rimarr shembujt qe dhashe me lart.Nqs dikush vazhdimisht vesh fund te shkurter dmth qe ka kembe te bukura dhe/ose eshte shume e guximshme.Nqs dikush fshin vazhdimisht hundet me duar dmth qe nuk ka shami ose eshte i paedukate.Nqs dikush flet vazhdimisht ne mes te rruges me ze te larte dmth qe ai apo bashkebiseduesi nuk degjon mire nga veshet ose do te thote qe nuk ka kulture,finese,quajeni si te doni.Ku dua te dal?Tek fakti qe kur gjera te tilla ndodhin vazhdimisht do te thote qe me te vertete jemi keshtu...POR ngelemi serisht larg reputacionit.Reputacioni eshte per njeriun ne pergjithesi...per dicka qe e karakterizon me shume dhe e le me shenje(per mire apo per keq)...psh kur na flasin per dike qe nuk e njohim epitetet qe mund te perdoren jane...eshte njeri i mire;i dashur;i pabese;i zgjuar;genjeshtar;mashtrues;siperfaqesor;impulsiv;don zhuan;i zoti;etj etj pafund...........pra behet fjale per nje bote te tere te mbledhur ne pak fjale...ky eshte reputacioni.(mendim subjektiv)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Por alinos, ne hapje je treguar e kursyer me fjalet, ke lene vend per shume interpretime.

[/ QUOTE ]

Natyrisht dhe me dashje e kam bere! Une nuk dua ta zgjidh ceshtjen, dua ta debatojme. Ne nje forum virtual s'mund te besh me shume. Nje teme e gjere te shtyn ne diskutime shumeplaneshe. Si fillim u duk qarte qe problemi qendronte tek perkufizimi i reputacionit, pastaj u morem me menyren si lind, formohet dhe ndryshon, dhe me pas me menyren si reagojme ndaj tij. Te gjitha keto jane mese normale ne nje debat forumor.
Kur une reagoj ndaj nje komenti, e bej sepse me ka terhequr vemendjen dhe dua ta nxis debatin me personin ne fjale. Pra, kur i kthej pergjigje sirenes apo ty, bej deri diku avokatin e djallit. Mua s'me intereson te fitoj, as te them fjalen e fundit, thjesht stervis dhe argetoj trurin. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Reputacioni

Ekzakt! Reputacioni qe perpiqemi te ndertojme shte ai qe shohim si "ushqimin" me te mire per rrethin e parapelqyer.

Nuk di te them ne eshte nevoje per te permbushur detyren ndaj vetes dhe shoqerise, apo eshte nevoje te shfaquri ne formen qe na parapelqen "grupi" i preferuar. Di qe shpesh ndodhin surpirza te pakendshme.

P.s. /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pse na duhet? Per t'u martuar? Per kariere? Per t'u bere popullor?

He njerez, qe merreni me problemet e te tjereve ndersa tuajat beni sikur i harroni: pse ju duhet reputacioni?

[/ QUOTE ]

reputacioni nuk eshte SHKAK, por PASOJE. nuk eshte karakter e as natyre por interpretim ose bindje qe formojne te tjeret ne lidhje me ty, ose qe formon ti ne lidhje me te tjeret.

pra nuk hyn ne pune per asgje (te rendesishme). por ka njerez qe me te luajne ose qe mund ta perdorin per njohjen nga te tjeret te nje objektivi te cilet ata vete e kane arritur me pare.

psh, neqoftese une nuk i kam qejf shakate (dmth ato ku une te jem sebepi), dhe kam reputacionin si nje tip i tille, kjo me ndihmon qe mos ta kem perseri nevojen ose te harxhoj kohen t'ja shpjegoj edhe njerehere kete nje dialoguesit te ri (por qe ka njohje per kete reputacion timin).

e mendoj se vetem kaq.

per reputacion kane nevoje njerezit te cilet gjerat ose arritjet e tyre i konsiderojne si te perfunduara. keta tipa nuk e ka marrin jeten ose boten si nje kompleks te GJALLE, qe ndryshon forme e ngjyre, qe evoluon parreshtur, por si diçka te perfunduar e te kyçur.

pra bazhibozuket kane nevoje per reputacion, e bile e konsiderojne si arritje ate.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

Reputacioni

Po nis fillimisht duke thene se jam dakort me ate qe ka thene Lara pak me lart. Shpesh ne fakt menyrat tona te te veshurit, te sjellurit, te folurit etj etj varen shume nga grupi te cilit neve i perkasim. Perdor fjalen grup ketu per te cilesuar rrethin shoqeror ku bejme pjese.
Si ndertohet reputacioni?
Si fillim eshte e rendesishme te themi se zakonisht reputacionin tone e njeh ose e vlereson dikush qe nuk na njeh mire (ose qe na njeh shume pak), pra nuk eshte gjykimi i dikujt qe ka pasur mundesine te te njohi me anet e mira dhe te keqija njekohesisht. Personalisht ne shumicen e rasteve pranoj gjykime, keshilla, vrejtje nga njerez qe i njoh dhe me njohin mire, keshtu qe rrjedhimisht as nuk me intereson fare se çfare reputacioni mund te kem te "shumica".
Reputacioni per martese???
neqoftese arrin te martohesh me dike vetem ne baze te reputacionit (domethene te gjykimit siperfaqesor te nje shumice )martesa eshte diçka e trishte. do te isha i lumtur mos te martohesha asnjehere /pf/images/graemlins/laugh.gif
Reputacioni per pune???
Zakonisht ne vendet e punes (serioze)te vleresojne per aftesi profesionale te verifikueshme dhe qe mund te provohen.
Reputacioni per tu bere popullor??
Te jesh popullor nuk eshte obiektiv i te gjithe njerezve. Zakonisht kusht eshte tip kritik ne kuptimin konstruktiv te fjales (qe thote gjithnje te tijen pa u menduar shume) veshtire se mund te jete popullor.
Te ndertosh jeten tende mbi "reputacionin" qe te tjeret kane per ty eshte kufizuese dhe e trishte. Do te thote qe do jesh gjithnje i detyruar te levizesh brenda nje fushe qe dikush ka vizatuar per ty dhe jashte te ciles nuk te lejohet te dalesh. Nese nje dite ndodh qe kalon vizat e kesaj fushe eshte njelloj si nje karton i kuq ne futboll, del menjehere nga ndeshja dhe shkermoqet ajo qe ti deri ate dite mendoje se ishte "reputacioni" yt i mire!!! /pf/images/graemlins/booki.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Reputacioni

Reputacioni i njeriut, eshte si "hija" e tij, me permasa gjigande kur e ka para dhe e ndjek, dhe mikroskopik kur e ka prapa...
 

Caldera

Primus registratum
Re: Reputacioni

Reputacioni eshte si rroba. Edhe rroba ben njeriun. Ato varen nga cilesia, gustoja, sasia e lekeve qe shpenzohet, por edhe nga ambjenti, koha (natyra) dhe arsyeja ku dhe kur perdoren. Nuk mund te jemi te mire me te gjithe ne cdo situat. Bejme miq dhe armiq me sjelljen tone. Reputacioni eshte nje 'arm' qe te vret por edhe te mbron. Kush nuk ka armiq nuk ka karakter edhe pa miq je i vetmuar. Nuk jetohet per Reputacionin/ tjeret por jemi pjese e shoqerise dhe nese vecohesh shume prej saj behesh dele e zeze.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Reputacioni i njeriut, eshte si "hija" e tij, me permasa gjigande kur e ka para dhe e ndjek, dhe mikroskopik kur e ka prapa...

[/ QUOTE ]
o Scorpion si i bahet halli kur "hija" nuk eshte ajo qe tregon dielli ne qiell por ajo qe ata qe te rrethojne ty duan te duket??? /pf/images/graemlins/confused.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

asnje here nuk kam the qe secili nga nuk ka nje per gjithe te tjeret qe e njohin....
por ene me andrra se ca reputacioni ka X apo Y per mu nuk fle...
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E kam thene me pare ne kete teme : kur reputacioni eshte negativ, atehere behet i RENDEsishem per ne ( ty, mua, alinosen )

Ata persona qe nuk e marrin parasysh reputacionin e tyre, jetojne endrra me sy hapur...

[/ QUOTE ]

kurse per mua keto persona thejsht jetojne rehat me veten e tyre pa kokecarje /pf/images/graemlins/shrug.gif

P.S: Ty me sa duket nuk po te pelqen reputacioni qe u krijua per ty tek Letersia...
 

zog

Primus registratum
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Edhe rroba ben njeriun.

[/ QUOTE ]

nje proverb francez thote : l'habit ne fait pas le moine.
ne shqip : nuk te ben pelerina murg.

keshtuqe mos ja fut kot. fut edhe te tjeret (qe nndoshta te gjujne) ne qorsokak. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Reputacioni

shembulli tend eshte pa vlere, gjithashtu.

ai qe punon tek fabrika çokollatave nuk do me i pa me sy keto, edhe gjinekollogu ose radiologu cicat e grave nuk i bejne pershtypje, bile i sjellin neveri kur nuk jane te bukra (rast fort i rralle ky).

pra ai qe punon me grate nuk eshte kurre kurvar. pede ka mundesi. (te gjithe ose shumica e rrobaqepsave te modes, ose koreografeve jane te tille, bile edhe almodovari qe u kushton filma vetem grave).

ps: ose me thjesht : ujku qe punon me qingjat quhet qen. hahaha! kam fillu me u bo filozof i vertet, me duket. /pf/images/graemlins/laugh.gif

pastaj une desha veç me hedh poshte shembullin pa kuptim te asaj goces ne lidhje me veshjen, nuk them as kam thene qe reputacioni nuk mund te mos merret parasysh. permenda vetem qe njerezit qe qellimin e vetem te karieres kane krjimin e nje reputacioni te caktuar, te mire ose te keq, jane bazhibozuke.

ndersa te tjeret, nuk mund ti ndalojme dot sesi na klasifikojne, ne ç'grup na fusin, pra ç'reputacion na vene.

qente le te lehin karvani te shkoje perpara. thoshte xhaxhi enver.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E kam thene me pare ne kete teme : kur reputacioni eshte negativ, atehere behet i RENDEsishem per ne ( ty, mua, alinosen )

Ata persona qe nuk e marrin parasysh reputacionin e tyre, jetojne endrra me sy hapur...

[/ QUOTE ]

kurse per mua keto persona thejsht jetojne rehat me veten e tyre pa kokecarje /pf/images/graemlins/shrug.gif

P.S: Ty me sa duket nuk po te pelqen reputacioni qe u krijua per ty tek Letersia...

[/ QUOTE ]
Nuk jam dakord as me Toncen as me ty.Nuk ka njerez qe nuk e marrin parasysh reputacionin.Ti reagon ndaj nje batute te vetme(aspak te kendshme) te bere mbi ty nga dikush ne sy te disa te tjereve...pse reagon? Sepse nuk te pelqen te te tallin;sepse po nuk ia mbylle gojen atij personi,ai do ta perserisi prap e prap e prap...e ata te tjeret qe degjojne e shikojne do te qeshin...ti behesh qesharak.Nese vazhdon te jesh pasiv edhe shume here te tjera ne raste te tjera,per ty do te krijohet ideja e nje debili.Mos me thuaj se do te jetoje ne paqe me veten tende duke ditur se nuk te vleresojne si person apo se do te ishte krejt indiferent(mungese kokeçarjeje)ndaj sjelljes tallese qe do te kishin kundrejt teje te tjeret.
Une mora nje rast fare banal( e me kete rast ti do te ngelje beqo /pf/images/graemlins/laugh.gif. alinos permendi martesen),por ka edhe me keq.
Alinos permendi karrieren...reputacioni ndihmon edhe ketu;te pakten per te zene fillimisht vendin e punes.Eshte nje plus qe i shtohet CV.


Po nderhyj pak te ajo çka ke thene per Tonçen meqe e lidhe me temen(reputacioni).E permenda edhe me larte qe ideja/reputacioni do kohe qe te formohet.Nuk duhet te ngaterrohet me pershtypjen e krijuar VETEM PER NJE RAST.
Tonçja eshte regjistruar ne AF qe ne 2003.I kemi lexuar shkrimet e tij ne shume tema dhe reputacionin(mjaft pozitiv) ai e ka formuar me kohe.Nuk mjafton nje ide e vetme e tij per ta permbysur.
Kete nuk e them per t'i dale avokat mbrojtes atij(nuk e mbaj vetem me te mire se ai apo me te mire se te tjeret dhe as me te keqe natyrisht),por per te bere dallimin midis reputacionit dhe pershtypjes se krijuar per nje rast te vetem sepse ti po i ngaterron.
 

zog

Primus registratum
Re: Reputacioni

skeptic, vetem se te merresh per te ndertuar , regulluar, pershtatur, ose perfituar nga reputacioni eshte HUMBJE KOHE. ti nuk shkon shume larg keshtu. te ndihmon reputacioni i babit ose tendi ta gjesh nje vend pune, por po nuk bere gje, po s'pate rezultate reputacioni i mire i fillimit kthehet ne te keq, e te heqin prej punes.
pra reputacioni eshte diçka efemere, qe ndryshon shume shpejt nga ekstremi ne ekstrem, e per kete eshte budallallik te mbeshtetesh tek ai. te hiqesh skur lexon, sikur fiton, sikur je seksi, sikur ke arritje ne jete, sikur ke ambicion te larte, sikur kush e di çdo besh, etj, etj. eshte humbje kohe e perveç vetes asnje tjeter nuk rren.

vetem VEPRA ka vlere ne kete bote, ose AKSIONI per realizimin e saj (ne rastin kur ajo eshte utopike).

ps; rendesia qe i japin reputacionit shqiptaret u ka ngel nga koha e zeqos, nga koha e monizmit, e vazhdojne ta mbajne per arritje ose deshtim. ai eshte i zgjuar thane se ka mbaruar shkolllen jashte, ka dhjete dimploma, ndersa ai tjetri eshte hajdut ngaqe ka bere burg.

dhe sot shohim qe hajduti eshte bere milioner e dipllomisti shet banane rruges, ose shet nderin, prostituohet moralisht per nje cope rroge.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

Zog,jam dakord me ty (hera e pare /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif)kur thua qe eshte budallallek te mbeshtetesh te reputacioni,por siç e the edhe ti,reputacioni te ndihmon( dhe kete permenda edhe une).Ndihma e namit,ne disa raste, nuk eshte per tu nenvleresuar, jo vetem ne Shqiperi po kudo. Vertete eshte humbje kohe te merresh me krijimin e reputacionit,por mendoj se nuk eshte aspak e kote te perpiqesh ta rregullosh(nese e ke te keq) sepse ashtu si nami i mire te ndihmon,nami i keq te prish pune.Ky eshte fakt,na pelqen apo jo neve /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top