Reputacioni

sick_of_spleen

Primus registratum
Re: Reputacioni

We're like actors, turned loose in this world to wander in search of a phantom, endlessly searching for a half-formed shadow of our lost reality. When others demand that we become the people they want us to be, they force us to destroy the person we really are. It's a subtle kind of murder. The most loving parents and relatives commit this murder with smiles on their faces.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Reputacioni

Oh cut the crap!
E para nuk ka lidhje fare me ate qe po flasim. Eshte largmendsh t'i ngaterrosh te dyja. E dyta, kjo akuza per prinderit qe na subtlely-vriskan gjithkohe duke buzeqeshur eshte histerike.
Pyet nje jetim se si eshte te mos kesh prindrit. Sidomos ne memedhe.

PS. Don't be surprised if this reputation of you being an overly dramatic person with a fetish for ungrateful remarks, rightfuly arises.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

Gete u lodh gjithe jeten te ruante nje reputacion, ta ndertonte ate sipas deshires se vet dhe ne fund fare, nje njeri ambicioz qe donte te mbeste ne histori, sa vdiq ai botoi "korrespondencen dashurore" midis tyre, dhe vetem pas 100 vjetesh, kur letrat e verteta dolen ne shesh u mor vesh e verteta!

Eshte e vertete ajo qe thote Iola: i mbijetojme! Reputaleshi s'eshte vecse nje opinion i dikujt mbi dike, dhe asnjehere statik, mjafton te fusim gishtat ne hunde dhe mendimi qe kemi krijuar tek te tjeret ne vite rrezohet! Lind pyetja: pse u dashka vra menia se te prishet reputacioni?

pergjigjja ime eshte: s'duhet vra dhe ne kete pike, une vertet qe nuk degjoj njeri!

p.s. Blend nje pyetje per ty: ti mendon se une qe kam jetuar me familjen deri ne 22 vjec jam me e shendetshme se ti qe ke ikur 17-18?
 

Sirena

Primus registratum
Re: Reputacioni

Reputacioni nuk eshte vetem opinioni i dikujt mbi dike...eshte me i gjere se thjesht nje opinion dhe nuk ndryshon aq kollaj per mendimin tim.Reputacioni( i mire) eshte ai qe na ben njerez te besueshem ne syte e tjereve dhe kjo eshte mbi te gjitha ne interesin tone si qenie njerezore,si meshkuj,si femra,si punetore,si prinder,si profesioniste.Shumica ketu e keni ngaterruar reputacionin me thashethemet qe na ndjekin gjithmone nga mbrapa.Reputacioni eshte si nje kartvizite,prezantim me ate qe nuk te njeh drejtpersedrejti,dhe qe sic e thashe ne nje postim tjeter mund te jete sa i vertete aq i gabuar(e varur kjo nga ne apo nga te tjeret)por qe nuk eshte aq fleksibel sa thoni.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

po flitej per reputacionin shoqeror.
Ai profesional bazohet ne CV e dashur, ajo flet me shifra dhe te dhena konkrete...
 

Sirena

Primus registratum
Re: Reputacioni

Kurse une po flisja per reputacionin ne pergjithesi...perderisa ke permendur karrieren,punen dhe familjen ne fillim te temes me duket se edhe ti po flisje per reputacionin ne pergjithesi,shoqeror e profesional bashke.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Reputacioni

Jo asnjeri s duhet ta vras shume mendjen se i caloi reputacioni sepse cfare mbjell ato do korresh...eshte e natyrshme....por ka raste qe ndihesh i fyer apo i acaruar me dicka te pavertet qe thuhet per ty por dhe kjo vjen ...nga kush e thote edhe cfare eshte ai person per ty ....sepse sicli nga ne ka njerez ne liste qe i respekton me shume se popullata e rradhes....

p.s. E shendetshme ne ca kuptimin e ke Linos se edhe une kam ikur qe ne ate moshe jam marshallah /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

Te gjithe e vleresojne individualitetin apo unikalitetin e tyre mbi gjithcka tjeter , por dhe ne te njejten kohe perpiqemi te veprojme ne perputhje me normat dhe rregullat, pikerisht per hir te te ashtuquajturit reputacion apo opinion.
Pse gjithmone vlerat negativet qe kemi mundohemi ti leme ne hije dhe theksojme ato qe jane me teper positive
Edhe kur dikush ndihet special ne vetvete apo I ndryshem , ne te njeten kohe perpiqet te gjeje edhe ato qe e bejne te ngjashem me te tjeret …….sepse jane pikerisht te tjeret qe e etiketojne ……..
Sidoqofte , persa kohe e kupton veten dhe u jep prioritet gjerave qe ti vlereson apo ke nevoje fjalet e tjera I merr era , sepse je ti vete qe e kupton siperfaqsin e tyre ……
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Lind pyetja: pse u dashka vra menia se te prishet reputacioni?

pergjigjja ime eshte: s'duhet vra dhe ne kete pike, une vertet qe nuk degjoj njeri!



[/ QUOTE ]

Sepse pjesa me e madhe e njerezve kane parime ne jete dhe vleresojne nje menyre jetese qe tradicionalisht eshte kategorizuar si "brenda rregullave".
Reputacionin dhe parimet i krijojme ne vete, dhe shume jane te gabuar, qe kufizojne lirine mendore, sjelljen dhe zgjedhjet qe bejme.
Reputaleshi eshte i pashmangshem per sa kohe jetojme rrethuar nga njerez.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

p.s. Blend nje pyetje per ty: ti mendon se une qe kam jetuar me familjen deri ne 22 vjec jam me e shendetshme se ti qe ke ikur 17-18?

[/ QUOTE ]

Pyetja jote nuk ka aspak lidhje me ate kritike qe i kam bere atij personit aty lart. Une e kundershtova sepse ben akuzen: qe prindrit qe na duan me shume, ata na vrasin ngadale, (shpirterisht supozoj) duke buzeqeshur. Biles ai e kishte quajtur "MURDER". Kurse pyetja jote mbin nga hiçi.

Do dija t'i pergjigjesha po te isha doktor, pas nje konsulte te detajuar sigurisht.

REPUTACION - nenkupton nje pershtypje qe nuk e kane vetem nje apo dy veta per ty, por SHUMICA e njerezve qe te njohin. Pikerisht tek numrat qendron edhe forca e reputacionit. REPUTACIONI, sikunder tha dhe Sirena, nuk formohet nga dy tre thashetheme dhe nuk krijohet aq shpejt. REPUTACIONI vjen nga nje veprim apo qendrim i perseritur, shpesh i bere publikisht dhe me krenari. REPUTACIONI nuk duhet pare eksklusivisht si negativ. I miri i ben vend vetes, thote populli.

Une personalisht nuk shqetesohem per reputacionin tim pasi ky lind dhe latohet vetvetiu. I mire apo i keq qofte, kjo varet nga gjerat qe bej une.

CFARE MBJELL, KORR.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kurse une po flisja per reputacionin ne pergjithesi...perderisa ke permendur karrieren,punen dhe familjen ne fillim te temes me duket se edhe ti po flisje per reputacionin ne pergjithesi,shoqeror e profesional bashke.

[/ QUOTE ]

atehere kete reputacion ti do ta merrje per baze para se te njihje nje person dhe nuk do t'i jepje shansit ta njihje nga afer? Dmth reputacioni sipas teje eshte teresia e konsoliduar e opinioneve te nje shumice, e cila pa e testuar personin ne fjale e percjell mendimin e krijuar mbi kete X, tek te tjere persona qe gjithashtu nuk e njohin?

S'te ka qelluar ndonjehere te mendosh ose t'i thuash dikujt: s'ngjan fare me ate qe me kishin treguar per ty?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Te gjithe e vleresojne individualitetin apo unikalitetin e tyre mbi gjithcka tjeter , por dhe ne te njejten kohe perpiqemi te veprojme ne perputhje me normat dhe rregullat, pikerisht per hir te te ashtuquajturit reputacion apo opinion.
Pse gjithmone vlerat negativet qe kemi mundohemi ti leme ne hije dhe theksojme ato qe jane me teper positive


[/ QUOTE ]

s'e bejme te gjithe. Une per vete anen time te keqe e tregoj te paren, per kete mund te te konfirmojne plot "viktima", por ajo qe eshte e keqe per shumicen, s'eshte vecse e verteta e hidhur!

Gjithesesi, e kam parasysh vete: "Sono, kush t'tha ty te thush t'verteten!!!"
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Pyetja jote nuk ka aspak lidhje me ate kritike qe i kam bere atij personit aty lart. Une e kundershtova sepse ben akuzen: qe prindrit qe na duan me shume, ata na vrasin ngadale, (shpirterisht supozoj) duke buzeqeshur. Biles ai e kishte quajtur "MURDER". Kurse pyetja jote mbin nga hiçi.

Do dija t'i pergjigjesha po te isha doktor, pas nje konsulte te detajuar sigurisht.

[/ QUOTE ]

ne fakt ajo qe ka thene ai robi aty, edhe pse me nje ton te hidhur eshte e vertete. Shume studiues e pranojne qe, ne vecanti nenat kane xhelozi ndaj femijeve te tyre, ne vecanti femijet-vajza dhe qofte edhe ne forme te pallogjikshme u bejne atyre keq. Nuk flas per dhunen fizike jo, por per gjera te tipit: e fejoj 16 vjec, e coj ne nje manastir dhe ia "fal" zotit, e bej kamikaz per kauzen e atdheut (mos harro Abrahami ishte gati te therte te birin! - nje tjeter mesim nga natyra njerezore qe shkruhet ne Bibel), e detyron te vishet jashte mode, edhe pse vete e ka vuajtur faktin qe s'ka mundur ta ndjeki moden per shkak te nje prindi autoritar, e ruan, s'e le te dale me shoqeri etj etj.

Pyetja ime nuk eshte kaq pa lidhje jo! (e dhash dhe me lart jemi bere lakonike!). Une s'desha te them qe ti je me pak "i shendetshem", perkundrazi! Fakti qe ke jetuar vetem qe 17-18 vjec te ka rritur ty para meje. Une fale kushteve te jetes (humbjes se nje prindi), u rrita deri diku ne moshen 20 vjec, por me shume u rrita 22. C'kuptoj une me u rrita? Te jem e zonja e vetes dhe te mbijetoj pa ndihmen e biberonit te prinderve. Kete ti e ke filluar qe 18 vjec, pra dy vjet para meje.

Si e ke shfrytezuar apo ne c'cilesi eshte tjeter gje, ama fakti eshte fakt! Mungesa e prinderve na rrit ne shqiptareve, duke qene se prania e prinderve tane eshte mbytese edhe pas martese!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Reputacioni

REPUTACION - nenkupton nje pershtypje qe nuk e kane vetem nje apo dy veta per ty, por SHUMICA e njerezve qe te njohin. Ti the shume buikur, konsolidim i opinioneve...pikerisht pra, ky konsolidim merr kohe dhe eshte pergjithesisht nje proces i sakte. Sepse tek numrat qendron edhe forca e reputacionit. REPUTACIONI, sikunder tha dhe Sirena, nuk formohet nga dy tre thashetheme dhe nuk krijohet aq shpejt. REPUTACIONI vjen nga nje veprim apo qendrim i perseritur, shpesh i bere publikisht dhe me krenari. REPUTACIONI nuk duhet pare eksklusivisht si negativ. I miri i ben vend vetes, thote populli.

Une personalisht nuk shqetesohem per reputacionin tim pasi ky lind dhe latohet vetvetiu. I mire apo i keq qofte, kjo varet nga gjerat qe bej une.

CFARE MBJELL, KORR.

Tani, per punen e jetes me prindrit. Une kam jetuar pa ta qe kur isha 17 vjec, pa mbaruar akoma gjimnazin. A me ka sherbyer mua kjo eksperience, aboslutisht PO, sepse une nuk kam nevoje per mamin te me patroje, gatuaje apo me keq, te me laje breket si ua lajne akoma shume prej asaj djemurie te moshes time, (ca i presin keto nga grate kur bejne tranzicionin). Mora keta shembuj te thjeshte sepse ndryshimet me te rendesishme qe jep pavarsia nga prindrit nuk duken me sy se jane pjese e karakterit, qe zbukurohet nga plaget, kur jeta te flak tutje, por ti cohesh prap. Edhe pse vetem, jashte çatise prinderore! /pf/images/graemlins/smile.gif Dhe besome, I made it a point to never ask for anything. "This was my quest!"

Ne kete aspekt, jemi dakord. Qe pamvarsia te forcon, te ngre. Si ajo shqiponja qe e flak zogun e vet nga foleja dhe ky meson fluturon...
Por pergjithsisht, femijet qe fajsojne prindrit i kam inat. ndoshta sepse me merr malli per te mite dhe se i dua aq fort.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kurse une po flisja per reputacionin ne pergjithesi...perderisa ke permendur karrieren,punen dhe familjen ne fillim te temes me duket se edhe ti po flisje per reputacionin ne pergjithesi,shoqeror e profesional bashke.

[/ QUOTE ]

atehere kete reputacion ti do ta merrje per baze para se te njihje nje person dhe nuk do t'i jepje shansit ta njihje nga afer? Dmth reputacioni sipas teje eshte teresia e konsoliduar e opinioneve te nje shumice, e cila pa e testuar personin ne fjale e percjell mendimin e krijuar mbi kete X, tek te tjere persona qe gjithashtu nuk e njohin?

S'te ka qelluar ndonjehere te mendosh ose t'i thuash dikujt: s'ngjan fare me ate qe me kishin treguar per ty?

[/ QUOTE ]
Alinos sme paske lexuar me vemendje me duket...lexo edhe postimin qe kam bere menjehere pasi ke hapur temen.Fakti qe une pranoj qe reputacioni mund te jete edhe i rreme(per fajin tone apo per faj te te tjereve) do te thote qe ndodh edhe te mos merret parasysh dhe ndodh qe njerezit qe njohim mos ta marrin fare parasysh ate karteviziten tone por te na njohin vete (dhe anasjelltas kur ne vendosim te krijojme nje ide tonen per dike pa u ndikuar nga reputacioni).Por ama te jemi te sinqerte kjo ndodh rralle,sepse sic e thashe edhe me siper reputacioni eshte dicka e konsoliduar,nuk krijohet sot per neser(se fshive hundet me duar,se kishe veshur nje fund me te shkurter sec duhet,se po flisje me ze te larte ne rruge si fshatare...keto jane pershtypje te momentit e jo reputacion),krijohet vazhdimisht nisur nga menyra si sillemi me njerezit,nga zgjuarsia apo budallalleku yne,nga zgjedhjet qe kemi bere ne jete e per shume gjera te tjera (uroj) me te thella se ato bisedat tipike qe behen duke rrufitur kafen e mbasdites.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

Po mire ta kanalizoj paksa ndryshe temen une...
si i behet kur ato impresionet e para qe thote Sirena, si fundi me shkurter, ku dhe me ke e pi kafen e mengjesit, e 1001 gjera te tjera pa vlere kthehen ne metrin me te cilin te tjeret te masin .... ???
dhe nuk po e them kete per nje ambjent dosido por po flas per nje ambjent "akademik" mu ne mes te Shqiperise...
Pra keto shendrohen ne reputacionin qe nje nxenes/student krijon tek profesoret e tij/saj (ne fakt funksionon nga ana tjeter, po nejse...)
dhe si konkluzion ti e gjen veten ne diplome me nje leter te varfer referencash (shpesh s'ka leter fare vetem thashetheme) nga petagoget e tu qe te mbyllin 90% te dyerve te punemarresve shqiptar te cileve u intereson me shume reputacioni sesa CV jote..... ???
Kesaj çfare do i thonit ju?????
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Reputacioni

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Reputacioni shumezohet me 0 per ata qe e kane te keq dhe shumezohet me 1 per ata qe e kane te mire /pf/images/graemlins/laugh.gif.


Pak a shume si " Dhelpra dhe rrushte " ... /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

Ketu ja fute kot fare sepse ti per X ke reputacion te mire ndersa per Y ke reputacin te keq, si i behet hallit??? Apo bejme nje mega ekuacion me 124 te panjohura???
 
Top