REPARTI 326

REPARTI 326

Erdhën sampistët. Vetëm kjo fjali mjaftonte që të gjithë të fortët e qyteteve të mbylleshin në shtëpitë e tyre për të dalë andej vetëm pas përhapjes së lajmit se IFAT e tyre ishin nisur për në Tiranë. Edhe pse tani ata i përkasin brezit të 40 vjeçarëve, çunat e rinj u shikojnë me zili fizikun prej ramboje. "Ata djem kishin forcë robotike. Brenda pak viteve reparti 326 u shndërrua në komandon më të pregatitur. Ata mund të rrinin 1 javë pa fjetur dhe pa bukë. Ishin qitësit më perfekt. Ngjiteshin nëpër pallate dhe pemë me lehtësinë më të madhe. Jeta e tyre ishte vetëm stërvitje dhe pregatitje profesionalo-psikologjike. Edhe reparti i Rena-s që aktualisht kap nivelet e forcave speciale më të afta në botë nuk mund të krahasohet me ata", tregon Nexhmi Zoto, një nga ish komandatët e të tmerrshmve që në vitet 80 të gjithë i njihnin me emrin sampistët. Si u krijuan rambot e Enverit.

Në fillim të vitit 1982 u vendos të krijohej një forcë speciale policore e cila do të përdorej për detyra specifike dhe kundër akteve terroriste. Edhe pse Shqipëria në atë kohë ishte vërtet "oaz qetësie", informacionet e shumta të sigurimit të shtetit për atentate ndaj udhëheqjes së lartë, por sidomos të dhënat për zbarkime të disa grupeve me komando nga vendet fqinjë bënë që të hidhet ideja e krijimit të repartit 326. Vendi ku do të istalohej ky repart u zgjodh prapa burgut 302, pikërisht aty ku gjenden sot forcat speciale RENEA.

Enver Hoxha
Thuhet se ideja për krijimin e supermenëve të policisë shqiptare ka qënë e vetë Enver Hoxhës por ish komandatët thonë të sigurt se ka qënë Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu ata që urdhëruan krijimin e 326-tës. Brenda pak muajve u ngritën disa godina 3 katëshe dhe një palestër moderne. Kompania e parë u krijua me ushtarë të zgjedhur në gjithë vendin. Komandanti i parë u emërua Nexhmi Zoto. Më pas "u rekurtuan" sportistët më të zgjedhur të klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Ishte i vetmi repart në Shqipëri ku zgjatja e shërbimit ushtarak zgjaste 3 vjet. Bërthama u krijua me më të mirët të cilëve ju bashkëngjitën sportistë të dalluar. Këta u organizuan në 2 kompani me rreth 200 veta të cilët pagueshin mirë dhe kishin normën më të lartë të ushqimit. Ishin pikërisht këta 18-22 vjeçarë që me stërvitje non stop, improvizime aksionesh të shkallës më të lartë të rezikshmërisë brenda pak kohësh do të shndëroheshin në makina të vërteta lufte. Shërbimet e para të tyre kanë qënë shoqërimet e udhëheqsve të shtetit dhe partisë dhe goditje të elementëve problemetik nëpër qytete të ndryshme. Por muskujt dhe pregatitja e tyre superprofesionale kërkonte një provë të vërtetë. Dhe ajo erdhi shumë shpejt.

Reparti 326 gjatë stërvitjes
Si eleminuan komandon e Xhevdet Mustafës. Mëngjesin e 31 gushtit 1982, një urdhër nga lart bëri që në repartin 326 të jepej alarmi. Të gjithë e kuptuan se u kishte ardhur dita të provonin vehten dhe të justifikonin pregatitjen "e egër" që kishin bërë në pak muaj. U zgjodhën më të mirët rreth 100 veta të cilët i ndanë në 2 grupe. Komandanti dhe një nga kreët e lartë të Ministrisë së Rendit Publik u tha se operacioni ishte shumë i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht sekret. Do kapnin ose eleminonin një bandë për të cilën kishte të dhëna se ishte e përbërë nga njerëz të stërvitur mirë për luftë terroriste dhe të armatosur me armët më të sofistikuara në botë. Kaq dhe asgjë më shumë. Po atë ditë sampistët hipin në IFAT e mbuluara të repartit dhe nisen jo pa emocion për të kryer aksionin e tyre të parë. Sipas një plani të detajuar vendosen në bregdetin e Golemit në Durrës. Të ndarë në skuadra të shumta istalohen nëpër bunkerë, në pyllin aty pranë dhe kabinat e plazhistëve. Urdhëri ishte dhënë që pa rënë në sy të banorëve, plazhistëve apo kalimtarëve rastësorë që prisnin në gjendje lufte. Njëri grup të cilin e kishin veshur me rroba civile lëvizte me makinë dhe më këmbë në gjithë vijën e bregdetit aty. Pjesa tjetër ishte istaluar në bregdetin e Divjakës. Ka qënë shërbimi më i gjatë në historinë e policisë shqiptare. Plot 26 ditë pa lëvizur dhe me pak orë gjumë "rambot" prisnin bandën e Xhevdet Mustafës të cilin e vranë më 27 shtator 1982 pas 2 orë luftë.

Reparti 326 gjatë stërvitjes Aksione të tjera dhe dëshmori i parë
Përfundimi spektakolar i aksionit për eleminimin e bandës së Xhevdet Mustafës, bëri që emri i repartit 326 të merrte përmasa mitike. Vetëm pak muaj më pas çunat e specialeve të policisë do të zgjidhnin një tjetër operacion të vështirë. Në fillim të vitit 1983, rrethohet në shtëpinë e tij në qytetin e Shkodrës një nga emrat më të tmerrshëm të qytetit Cuf Susta. Pas një ore luftë kapua i qytetit verior përfundon i vrarë. Aksionet më pas nuk kanë të sosur pavarsisht se niveli repartit i cili tashmë nga njerzit ishte pagëzuar me emrin "Sampistët" kërkonte kriminelë të vërtetë të cilët në atë kohë në Shqipëri numëroheshin me gishta. Arratisja e 3 të burgosurve në vitin 1995 nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel.

Sipas informacioneve të arrtisurit ishin fshehur në malet e Bulqizës duke tentuar të arratishin nga posta e Viçishtit. Ka qënë operacioni i parë me helikopter. Ismeti që vazhdon të jetë efektiv i repartit RENEA, tregon sesi për 14 ditë rresht kanë kontrolluar pyjet dhe malet. Flinin jashtë dhe ushqimet u mbaruan shumë shpejt. Asnjëri prej të burgosurve të arratisur të cilët u kapën po nga sampistët më pas nuk arriti të kalonte kufirin. Maji i vitit 1987, shënon një tjetër aksion spektakolar të sampistëve. Qindra njerëz në qytetin e Kuçovës pas ndeshjes së futbollit mes ekipit vendas dhe atij të Dinamos, mbajtën peng në dhomat e zhveshjes të gjithë skuadrën tiranase. Policia e cila ndeshej për herë të parë me një revoltë kaq masive ku u përdorën edhe gurët dhe mjetet e tjera të forta duke bërë të plagosen dhjetra efektiv të tyre dhe tifozë, nuk ishte aftë të vinte rendin. Ka qënë mbërritja e trupave të repartit 326 me helikopter që bëri të mundur në mesnatë të tërhiqte futbollistët e Dinamos dhe brenda pak orëve të rikthente me dorë të fortë rendin dhe qetësinë. Në vitin 1991 repartit ju ndryshua emri. Nga bërthama më e mirë e tij u themelua RENEA. Po atë vit gjatë aksionit për të shuar luftën mes njerzve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar Ushtarake bie dëshmori i parë pjestar i vjetër i sampistëve Lulëzim Sulollari. Pak muaj më vonë vritet në Shkodër edhe një tjetër legjendë e repartit 326 Arben Ujka. Tani shumica e tyre janë larguar jashtë vendit. Të tjerë janë bërë komandant te Renea apo drejtues policie në komisariate të ndryshme...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Renea,do doja te dija:a ke qene pjesetar i ketyre forcave speciale ne vitin '85-86 kur keta erdhen ne Shkoder dhe hanin tulla kokes nga ballkonet e apartamenteve??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

orosho kam bere pjese ne keto forca ne 1989-90 deri ne korrik te 90tes kur ika ne ambasaden gjermane...........megjithate te flasim shterembet e te rrijme drejte te thyshin ne dru keshtu qe mos ekzagjero se i gjujten en 85 sen em dy tulla nga ballkoni....ti e di si e masakruan cuf susten ne shkoder....
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: REPARTI 326

Shume interesante Renea. E mbaj mend qe "sampistet" mbaheshin tmerr. Nuk e di sa kane nderhyre ne fundin e '90 dhe fillimin e '91 kur popullata u ngrit kunder qeverse se asaj kohe. Do ishte kurjoze te dija reagimin e tyre. Me duket se mbaj mend qe u urdheruan qe ti binin me shkopinj gome njerezve dhe disa nga sampistet refuzuan ta bejne dicka te tille. A eshte e vertete?
 

zog

Primus registratum
Re: REPARTI 326

reparti famekeq i sampisteve i mbushur me katunare kryesisht nga rrethi i tiranes, mercenare qe per nje pjate fasule me shume rrihnin qytetaret e pambrojtur.

mbas atij rrethimi ne shkoder, ku vetem tanku i dha fund resistences se atij kaçakut, doli menjehere nje barcalet ne qarkullim :

te nesermen e rrethimit nje polic po kalonte nga vendi ku ndodhi perpjekja, ai sheh nje pastruse duke fshire rrugen e i thote duke u mburr: he ju ka dal pun sot, gjithato gezhoja plumbash. ja pret pastrusja, jo jo me shume ka m ut policash.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: REPARTI 326

Po prit ore Zog, na lej te marrim vesh iher cfare ka shkuar ne mendien e nje sampisti. Direkt ne konkluzione ky! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Anablue, shoket e mi qendruan akoma ne ate repart dhe une ika ne korrik te 90 tes por di qe shume nga ata u terhoqen dhe nuk pranuan te godisnin njerzit por pati dhe nga ata qe ishin komunista dhe pati dhe perplasje te ashpra ne mes te repartit.
Zog ajo qe thua ti nuk eshte e vertete sepse ai repart vertet u be tmerr.
Psh ylli beqirit qe sot ne Tirane mbahet per trim ja kane perplas koken ne cimento dhe nuk guxojte me nxjerr asnji llaf sepse ta hyshim ne dru qe t mos ta dije ku ishe, dhe per ca pisa mir e bejshim.
Dhe shumica ishin kampione mundesa te dinamos si psh ndue doda, vaso sotaj, astrit mertiri, gazmend dhelpra, jak noga prandaj o Zog rri e mshoji venit sepse ne gjith repartin ishim vetem 8 vete nga Tirana dhe vetem dy ishin katunare prandaj mos ja fut kot.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: REPARTI 326

Nga koha e sampistave me kujtohet kur njerezit pyesinin se kush ishin keta vrases me fytyre te mbuluar. Ca thonin se kishin frike e turp te njiheshin se kush jane, dhe ca thonin se nuk jane shqipetare. Nejse, ne 90-91 kur filluan te merren me studentet, nenat shqipetare me zemer te ngrire shpresonin se sampistet duke qene bij nenash vete nuk do perdornin shkopinjte e gomes mbi kurrizin e djemve dhe vajzave te tyre.
Keni qene dora e djathte e nje qeverie te ndyre qe kemi pasur ne kurriz dhe keni perdorur dhunen ne njerez te pambrojtur.
 

blendiys

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Dikur me pati ndodhur te njihja ca "tipa" qe benin pjese e efektivit te ketij reparti,dhe me eshte shtuar me teper ideja per kete repart famekeq si nje grup cubash qe shkelin ligjet ku thenia "ne sherbim te popullit" kthehet shpesh here si "une jam ligji".
(nuk dua te pergjithesoj)

Renea88 !,kur u hodh busti dhe u shkelyen dyert e ambasadave,erdhen dhe sampistet,por me fal per shprehjen "kujt i plasi trapi" :shrug:
Ndaj per te mos krijuar perplasje te kota shikoni dhe nje here para se te hapni tema te tilla.
Pershendetje.
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Blendi kur u shkyen dyert e ambasadave ika vete qe andej por e di qe kur u hodh busti shume nga shoket e mi ishin "me raport" ne shtepi si te semure dhe brenda repartit ka patur dhe kercenime me arme em njeri tjetrin........ky repart skish cti bente popullit dhe une do te doja ti kishim kthyer armet nga nexhmija me shoke por ishte ate kohe e pamundur....une po flas ketu per pergatitjen profesionale dhe jo per politizimin e ketij reparti....
 

OROSHI

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Ne fakt kur erdhen sampistat ne Shkoder ne vitin '85-86 kane gjete nje ambient shum armiqsor,sepse filluan duke u gris njerzve pantollonat e fundat,ka pas shum raste kur motra ishte me vellane e keta e keqtrajtonin ne rruge ne sy te vellait!1Nji nga sampistat hari nji thike e shkoi me te shumtit,kjo ishte edhe nji nga revoltat e para kunder regjimit,njerezit u bashkuan me shum se kurre me njeni-*tjetrin.
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

e di orosh se me ka tregu aleksander kondo rahmet paste .Ai ishte aty ne shkoder para se tu arratiste me togen e dyte..............
 

renea

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Faji eshte i qeverise!
Nuk perzihen trupa para ushtarake me revolta popullore. Polica eshte ajo e cila qeteson popullsine dhe kurre nuk duhet qe policia te abuzoje, rrahe egersisht popullin e vet, se fundja jemi ne ata qe paguajme Policine apo ushtrine.
Sa per pershkrimet mbi pjestaret e ketyre forcave te permendura me lart, Renea88 e perdor mire hiperbolen. Makina lufte? Te lutem jo!
Nje shoku im padashje goditi makinen e nje polici nga Renea me biciklete, cubi i Reneas doli nga makina dhe i dha nje shpulle qe edhe sot e kesaj dite e mban mend Dritani.
Deri sa forcat e policise tone te tregojne shkalle amatorlleku te tille mos prit qe populli te respektoje policine tone, historia nuk eshte dhe aq e harruar dhe taktikat nuk jane dhe aq te ndryshuara.

Ka shume amatorllek ne policine tone.
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Rep.326 nuk ishte trupe para ushtarake por elita e policise shqiptare.....renea ai shoku jot qe ka henger nji shpulle do ta mbaje mend mier si thua ti dhe heret e tjera do jete me i kujdescshem kur ti japi bicikletes
 

renea

Primus registratum
Re: REPARTI 326

informacionet e shumta të sigurimit të shtetit për atentate ndaj udhëheqjes së lartë, por sidomos të dhënat për zbarkime të disa grupeve me komando nga vendet fqinjë bënë që të hidhet ideja e krijimit të repartit 326
vetem ne shqiperi forcat policore merren me forca ushtarake nga vende te huaja.
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

grupi i xhevdet mustafes nuk ishte force ushtarake ngi nje vendi tjeter por grup diversionist i cili sot do quhej terrorrist...per sqarim e rritje te kapacitetit tend ne gjermani merret grupi GSG 9, ne France GIGN, ne Austri Cobra, ne Rusi ALPHA dhe te gjitha keto jane forca te ministrive perkatese te rendit.........
 
Top