REPARTI 326

REPARTI 326

Erdhën sampistët. Vetëm kjo fjali mjaftonte që të gjithë të fortët e qyteteve të mbylleshin në shtëpitë e tyre për të dalë andej vetëm pas përhapjes së lajmit se IFAT e tyre ishin nisur për në Tiranë. Edhe pse tani ata i përkasin brezit të 40 vjeçarëve, çunat e rinj u shikojnë me zili fizikun prej ramboje. "Ata djem kishin forcë robotike. Brenda pak viteve reparti 326 u shndërrua në komandon më të pregatitur. Ata mund të rrinin 1 javë pa fjetur dhe pa bukë. Ishin qitësit më perfekt. Ngjiteshin nëpër pallate dhe pemë me lehtësinë më të madhe. Jeta e tyre ishte vetëm stërvitje dhe pregatitje profesionalo-psikologjike. Edhe reparti i Rena-s që aktualisht kap nivelet e forcave speciale më të afta në botë nuk mund të krahasohet me ata", tregon Nexhmi Zoto, një nga ish komandatët e të tmerrshmve që në vitet 80 të gjithë i njihnin me emrin sampistët. Si u krijuan rambot e Enverit.

Në fillim të vitit 1982 u vendos të krijohej një forcë speciale policore e cila do të përdorej për detyra specifike dhe kundër akteve terroriste. Edhe pse Shqipëria në atë kohë ishte vërtet "oaz qetësie", informacionet e shumta të sigurimit të shtetit për atentate ndaj udhëheqjes së lartë, por sidomos të dhënat për zbarkime të disa grupeve me komando nga vendet fqinjë bënë që të hidhet ideja e krijimit të repartit 326. Vendi ku do të istalohej ky repart u zgjodh prapa burgut 302, pikërisht aty ku gjenden sot forcat speciale RENEA.

Enver Hoxha
Thuhet se ideja për krijimin e supermenëve të policisë shqiptare ka qënë e vetë Enver Hoxhës por ish komandatët thonë të sigurt se ka qënë Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu ata që urdhëruan krijimin e 326-tës. Brenda pak muajve u ngritën disa godina 3 katëshe dhe një palestër moderne. Kompania e parë u krijua me ushtarë të zgjedhur në gjithë vendin. Komandanti i parë u emërua Nexhmi Zoto. Më pas "u rekurtuan" sportistët më të zgjedhur të klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Ishte i vetmi repart në Shqipëri ku zgjatja e shërbimit ushtarak zgjaste 3 vjet. Bërthama u krijua me më të mirët të cilëve ju bashkëngjitën sportistë të dalluar. Këta u organizuan në 2 kompani me rreth 200 veta të cilët pagueshin mirë dhe kishin normën më të lartë të ushqimit. Ishin pikërisht këta 18-22 vjeçarë që me stërvitje non stop, improvizime aksionesh të shkallës më të lartë të rezikshmërisë brenda pak kohësh do të shndëroheshin në makina të vërteta lufte. Shërbimet e para të tyre kanë qënë shoqërimet e udhëheqsve të shtetit dhe partisë dhe goditje të elementëve problemetik nëpër qytete të ndryshme. Por muskujt dhe pregatitja e tyre superprofesionale kërkonte një provë të vërtetë. Dhe ajo erdhi shumë shpejt.

Reparti 326 gjatë stërvitjes
Si eleminuan komandon e Xhevdet Mustafës. Mëngjesin e 31 gushtit 1982, një urdhër nga lart bëri që në repartin 326 të jepej alarmi. Të gjithë e kuptuan se u kishte ardhur dita të provonin vehten dhe të justifikonin pregatitjen "e egër" që kishin bërë në pak muaj. U zgjodhën më të mirët rreth 100 veta të cilët i ndanë në 2 grupe. Komandanti dhe një nga kreët e lartë të Ministrisë së Rendit Publik u tha se operacioni ishte shumë i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht sekret. Do kapnin ose eleminonin një bandë për të cilën kishte të dhëna se ishte e përbërë nga njerëz të stërvitur mirë për luftë terroriste dhe të armatosur me armët më të sofistikuara në botë. Kaq dhe asgjë më shumë. Po atë ditë sampistët hipin në IFAT e mbuluara të repartit dhe nisen jo pa emocion për të kryer aksionin e tyre të parë. Sipas një plani të detajuar vendosen në bregdetin e Golemit në Durrës. Të ndarë në skuadra të shumta istalohen nëpër bunkerë, në pyllin aty pranë dhe kabinat e plazhistëve. Urdhëri ishte dhënë që pa rënë në sy të banorëve, plazhistëve apo kalimtarëve rastësorë që prisnin në gjendje lufte. Njëri grup të cilin e kishin veshur me rroba civile lëvizte me makinë dhe më këmbë në gjithë vijën e bregdetit aty. Pjesa tjetër ishte istaluar në bregdetin e Divjakës. Ka qënë shërbimi më i gjatë në historinë e policisë shqiptare. Plot 26 ditë pa lëvizur dhe me pak orë gjumë "rambot" prisnin bandën e Xhevdet Mustafës të cilin e vranë më 27 shtator 1982 pas 2 orë luftë.

Reparti 326 gjatë stërvitjes Aksione të tjera dhe dëshmori i parë
Përfundimi spektakolar i aksionit për eleminimin e bandës së Xhevdet Mustafës, bëri që emri i repartit 326 të merrte përmasa mitike. Vetëm pak muaj më pas çunat e specialeve të policisë do të zgjidhnin një tjetër operacion të vështirë. Në fillim të vitit 1983, rrethohet në shtëpinë e tij në qytetin e Shkodrës një nga emrat më të tmerrshëm të qytetit Cuf Susta. Pas një ore luftë kapua i qytetit verior përfundon i vrarë. Aksionet më pas nuk kanë të sosur pavarsisht se niveli repartit i cili tashmë nga njerzit ishte pagëzuar me emrin "Sampistët" kërkonte kriminelë të vërtetë të cilët në atë kohë në Shqipëri numëroheshin me gishta. Arratisja e 3 të burgosurve në vitin 1995 nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel.

Sipas informacioneve të arrtisurit ishin fshehur në malet e Bulqizës duke tentuar të arratishin nga posta e Viçishtit. Ka qënë operacioni i parë me helikopter. Ismeti që vazhdon të jetë efektiv i repartit RENEA, tregon sesi për 14 ditë rresht kanë kontrolluar pyjet dhe malet. Flinin jashtë dhe ushqimet u mbaruan shumë shpejt. Asnjëri prej të burgosurve të arratisur të cilët u kapën po nga sampistët më pas nuk arriti të kalonte kufirin. Maji i vitit 1987, shënon një tjetër aksion spektakolar të sampistëve. Qindra njerëz në qytetin e Kuçovës pas ndeshjes së futbollit mes ekipit vendas dhe atij të Dinamos, mbajtën peng në dhomat e zhveshjes të gjithë skuadrën tiranase. Policia e cila ndeshej për herë të parë me një revoltë kaq masive ku u përdorën edhe gurët dhe mjetet e tjera të forta duke bërë të plagosen dhjetra efektiv të tyre dhe tifozë, nuk ishte aftë të vinte rendin. Ka qënë mbërritja e trupave të repartit 326 me helikopter që bëri të mundur në mesnatë të tërhiqte futbollistët e Dinamos dhe brenda pak orëve të rikthente me dorë të fortë rendin dhe qetësinë. Në vitin 1991 repartit ju ndryshua emri. Nga bërthama më e mirë e tij u themelua RENEA. Po atë vit gjatë aksionit për të shuar luftën mes njerzve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar Ushtarake bie dëshmori i parë pjestar i vjetër i sampistëve Lulëzim Sulollari. Pak muaj më vonë vritet në Shkodër edhe një tjetër legjendë e repartit 326 Arben Ujka. Tani shumica e tyre janë larguar jashtë vendit. Të tjerë janë bërë komandant te Renea apo drejtues policie në komisariate të ndryshme...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Renea88,per hire te vertetes duhet te themi qe:sampistet ishin nje vegel ne duart e sistemit per te terrorizuar popullin e thjeshte e te vuajtur te Shqiperise!!!Deri ne vitin '90 kjo,per me ketej nuk di cfar te them!!!Nuk e di sa ka qene numri i sampistave ne kohen e Dulles??Besoj nja 300???
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: REPARTI 326

Sampistët ishin një repart special në shërbim të shtetit! Ishte shteti ai që ishte kundër popullit! Prandaj nuk duhen përzier gjërat se pastaj i bie që edhe policia nuk duhej e as ushtria :shrug: . Reparti 326 e më vonë Renea (më tepër është Brisku) janë një mjet i domosdoshëm i një shteti. Përdorimi i këtij mjeti varet nga qeveria. Këta njerëz janë Vrasës gjakftohtë por të bindur.

Jam dakort me Renean që forcat policore shqiptare vuajnë nga amatorizmi, po aq sa edhe politikanët shqiptarë.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: REPARTI 326

SS i pergjigjeshin regjimit te asaj kohe por u denuan per krimet e kryera dhe pse zbatuan urdherat, apo jo?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: REPARTI 326

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] SS i pergjigjeshin regjimit te asaj kohe por u denuan per krimet e kryera dhe pse zbatuan urdherat, apo jo? [/qb]
Vetëm drejtuesit e SS. Të tjerët patën vetëm dënim moral. Për më tepër vepra e SS është e pakrahasueshme me 326!
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

o Kondra ti biciklet kineze ngele nga truri o i shkrete, po tu ulshe perpara ke bordurat ta futshin me shkelm dhe su ulshe me, sot se rru trapin njeri...ik o burr se mir e bojshin per disa qelbanik si gaz muca me shoke....atij naim zyberit qe u bo i forte ma von i kam fut i dajak ke polikumi qe bertiste : o vllajo m ***** nonen se se boj mo.....tashti u hap shishja e dolen qe t gjith gangstera
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: REPARTI 326

Unë ta kam thënë ty që po polic ngelesh :tipsy: ! Po si nuk arrin të kuptosh njëherë se çfarë shkruhet. Dhe boll bone si i fortë se si n'at koh ashtu edhe sot nuk më nxihet për ata si puna jote. Kjo është akoma më e vërtetë kur ti je nga krahu tjetër i botës. :angel:
 

oliver1

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Pershendetje Renea

Edhe une bej pjese ne Forcat Speciale por jo ne ato te Rendtit por ne ato te Ushtrise dhe per momentin jam me mision Ne Irak.

I lexova me vemendje shkrimet e tua per Renean dhe repartin 326.

Ata do te mbeten idhull per cdo te ri qe deshiron te bashkohet me forcat speciale..

Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.
 

soni2

Primus registratum
Re: REPARTI 326

histori e vogel

pra disa kohesh nje pjestar i GIPN(groupment d'intervention de la police nationale ;françaises)
ishte ne semafor (ne metz)dhe vonoi te nisej kur u hap ,mbas tij nje qift te moshuarish
plaku ne timon i ra borise
mikut nuk i pelqeu dhe zbriti nga makina dhe iku ke plaku dhe i ra shpulle sa i zuri dora
plaku i tronditur i thote

; do therras policine
miku i nxjerr carten e i thote jam une policia.
ka ndodhur ne france eshte histori e vertete .
a eshte krejt reparti kshu apo vetem ai polic
mania jone eshte te gjeneralizojme gjithçka
kam shume rrespekt per forcat speciale per profesionalizmin e tyre te larte.
ai rrepart nazhdon te jete tmerri i cubave apo i trimave qe mbahen andej nga vendi yne i dashur .
sot ata kane arritur nje shkalle te larte profesionalizmi dhe jane nje arme e forte kunder nje kriminaliteti shume te larte qe ne kemi edhe pse ndershkimi i ketij krimi eshte nga me te rreptit ne europe .

ata qe sillen si kaubojsa dine se me ke ta bejne.
ne france ka tre forca
GIGN(groupment d'intervention de la gerndarmerie nationale)
si me siper GIPN
dhe ka edhe forcat e RAID qe jane vetem policia dhe me teper konflikte urbane .
edhe ktu ka kaubojsa qe rrafin njerez qe i keqtrajtojne ne polici rastet jane te shumta
^por nuk pashe ende nje shqiptar qe ka rene ne burg te jete keqtrajtuar apo rrahur nga policia apo gjendarmeria franceze
thjesht sepse kane frike
nga se nuk e di .

dita e gjygjit e bandes te shqiptarve te Metz Nancyt
ne 11/98
per 12 te akuzuar
kishin dislokuar me teper se 200 forca speciale GIGN qe ishin te ngarkuar me trasportin dhe sigurine e te akuzuarve .
ndersa gjykata ishte e ngarkuar me 150 police speciale CRS per 22 familjaret qe kishin ardhur ne gjygj.
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Ju pershendes cuna,
oliinter ja kalofsh mire ne irak vella, zoti ta prifte mbare
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: REPARTI 326

Renea, ke nigju për Briskun? Pjestarët e Briskut janë kryesisht malsorë po nga ata që drrasat i kanë komplet mangut. Megjithatë janë më besnikët që mund të gjenden në forcat e policisë apo ushtrisë shqiptare. Ata ngarkohen me zhdukjen e njerëzve dhe me detyra tepër të vështira. Deri më sot ja kanë gjithmonë dalë aty ku kanë hyrë.
Problemi qëndron që kur nuk janë në detyrë kanë një tendencë të vogël ta bëjnë ndonjë zullum dhe Zoti të largoftë nga rruga e tyne.
Pra si forca janë të domosdoshme por duhen kontrolluar më mirë dhe duhen edukuar. Sigurisht që ata duhet të jenë besnikë të shtetit pavarësisht se kush është në krye të tij!
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Kondre kam nigju per Briskun se nje shoku im eshte komandant grupi aty, Brisku ose rep.712 eshte e vertete qe ak shume katundare por jane djem qe nuk e njohin friken, megjithate Brisku nuk ka kapacitetin e Reneas, dhe ngelet reparti i puneve te "rendomta"
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Polici1.gif
 

antares

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Renea88! Po me nxjerr mallin e shtepise! Ndue Doden, apo shkurt Doda si i thone une e kam komshi dhe bile kam qene dhe ne shtepine e tij per ta ndihmuar per ca gjera teknike. Doda eshte burre i mire dhe njeri shume i sjellshem. Ore po s'eshte cudi qe edhe te jemi pare se une kaloja 4 here ne dite neper ate rrugice! Kur te shkoj ne Shqiperi do e pyes Doden per ty!
 

Renea88

Primus registratum
Re: REPARTI 326

Antares Doda ka qene djale teper i qete dhe shume i sjellshem sic thua ti, tipik malesor.
 
K

Kristi1234567

Guest
Re: REPARTI 326

Shume interesante Renea. E mbaj mend qe "sampistet" mbaheshin tmerr. Nuk e di sa kane nderhyre ne fundin e '90 dhe fillimin e '91 kur popullata u ngrit kunder qeverse se asaj kohe. Do ishte kurjoze te dija reagimin e tyre. Me duket se mbaj mend qe u urdheruan qe ti binin me shkopinj gome njerezve dhe disa nga sampistet refuzuan ta bejne dicka te tille. A eshte e vertete?
 
Top