Receta Gatimi Shqiptare

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga aRBi:
[qb]
Fillimisht postuar nga BeLLa StRoNzA:
[qb] Ju lutem kush me ndihmon ne gatimin e avokadove.Kam nje jave qe i kam blere dhe nuk po marr guximin per t'i gatuar... :confused: [/qb]
te mbushur ose sallate
mbushje mund ta besh me gjize(djathe)+majdanoz(te njejten procedure si patlixhanat pa pasur nevoje ti ziesh)ose per diçka me ekzotike bej nje salce me karkaleca deti e domate te fresket
sallate si te teket ty po nje qe duket kombinim i bukur eshte radicchio(shqip :confused: )+domate+avokado+karkaleca+portokall [/qb]
Pervec ketyre:

Edhe me gjel deti jane shume te mira. Icik limon sa te humbi ate te tharten e saj. Carry e shume specie.

Jane shume te mira.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

:rolleyes:

Bujrum lal kur te duash /pf/images/graemlins/smile.gif

Tachino con l'avocado! per tere ikyt muaj..ama mos gabo me dal nga restoranti pa me lon mancen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Kujt nga ju i ka rene rasti te provoje te beje buke vete dhe i ka dale shume mire, a ka mundesi me na e vere receten ketu?
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Patate me mish te grire
1 qepe
1/2 kg mish i grire(ose dhe me teper sipas deshires)
vaj,kripe ,piper,pak sheqer,majdanoz
2-3 domate te medha
4-5 veze
3/4 kg patate
Pregatitja:Skuq qepen,mishin e grire,shtoj kripen,sheqerin,majdanozin,domatet te grira dhe i le te ziejne mire rreth 1/2 ore.
Qeroj patatet,i pres ne kubike te vegjel dhe I skuq pak.
Ne nje tave hedhim patatet,kimen,vezet te perzjera bashke dhe e veme te piqet ne furre deri sa te mpiksen vezet.Serviret e ngrohte.Ju befte mire.
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

BYREK me miell misri
1/2 kg miell misri
500 gr kos
1 kg presh ose spinaq
2 veze
300 gr djathe
vaj,kripe,piper
Pregatitja:Ne nje tas hedh kosin pak kripe dhe e perziej .Laj ,pastroj,pres ne copa te vogla preshin(spinaqin).Pastaj e ziej sa te zbutet.E heq nga zjarri dhe shtoj vezet dhe djathin,kripe (pak se mund te kete djathi vete)piperin.Ne nje tave te lyer me vaj fillimisht hedh me dore nje shtrese mielli,pastaj e sperkas me kosin e holluar,hedh prape shtrese mielli,prape kos,prape miell.Mbi te shtroj perzierjen e preshit(spinaqit)
dhe vazhdoj prape me shtresa mielli e kosi deri sa te me mbarohet mielli.Siper i hedh kosin e mbetur dhe vaj.Piqet ne furre per rreth 1 ore derisa te marre faqe.
 

jack daniels

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

A din kush me me tregu se si behet Tespixhe tamam si e bejne ne shkoder.? :confused: ....me ka marre malli shume me hanger. :wink:
 

Woell Artan

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga kristina2:
[qb] "BYREK" me miell misri
1/2 kg miell misri
500 gr kos
1 kg presh ose spinaq
2 veze
300 gr djathe
vaj,kripe,piper
Pregatitja:Ne nje tas hedh kosin pak kripe dhe e perziej .Laj ,pastroj,pres ne copa te vogla preshin(spinaqin).Pastaj e ziej sa te zbutet.E heq nga zjarri dhe shtoj vezet dhe djathin,kripe (pak se mund te kete djathi vete)piperin.Ne nje tave te lyer me vaj fillimisht hedh me dore nje shtrese mielli,pastaj e sperkas me kosin e holluar,hedh prape shtrese mielli,prape kos,prape miell.Mbi te shtroj perzierjen e preshit(spinaqit)
dhe vazhdoj prape me shtresa mielli e kosi deri sa te me mbarohet mielli.Siper i hedh kosin e mbetur dhe vaj.Piqet ne furre per rreth 1 ore derisa te marre faqe. [/qb]
Kristina2! me duket se ke ngaterruar profesion...lum ai qe i shijon gatimet e tua. Meqe je nga tirana di me siguri te me thuash se si gatuhen patellxhanat e mbushur...jam ne pritje...
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Faleminderit elbasanas.
Patellxhane te mbushur:
1 kg patellxhane jo shume te trashe(per 1 tave)
1/2 kg mish i grire
1-2 qepe
1/2 kg domate (mesatare)
pak vere te kuqe
majdanoz,hudhra thelpinj,kripe ,pak sheqer,piper,vaj
Pergatitja:
I lan patellxhanet ,i pret ne katersh (po te duash i heq lekuren rripa-rripa)dhe i ve ne nje tas me uje me kripe per t'u ikur hidhesia per rreth 1/2 ore(edhe po i le me teper nuk i gjen gje).Gjate kesaj kohe skuq qepen me mishin e grire,i shuan me vere,shton ne tenxhere dhe 3 kokrra domate (ruan nje pjese te domateve),hudhrat,piper,majd.,kripe,sheqer dhe i le te ziejne derisa te zbutet mishi(provojeni )
Pastaj skuq patellxhanet,i ve ne tave dhe i mbush me perzierjen e kimes.Siper cdo patellxhaneve veme rondele domatesh(nga domatet qe kishim ruajtur) qe te mos thahet gjella.Ju befte mire
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Meqe patellxhanet jane nje nga perimet e mija te preferuara po ju shkruaj dhe 2 receta te tjera me patellxhane.
PATELLXHANE ME SPECA:(gjelle verore)
Pergatitja:
Presim patellxhanet ne rondele me trashesi rreth 3 cm ,i veme ne uje me kripe t'u iki hidhesia per 1 ore.Pres specat ne forme katrore me madhesi sa siperfaqja e rrethit te patellxhanit(me perafersi)dhe i skuq lehte.Vec skuq qepen,i hedhe domatet,kripe ,sheqer,piper,majdanoz dhe i le derisa te zbutet qepa dhe te pije lengun e domateve.Skuqim patellxhanet ,i rendisim ne tave .Siper cdo rondeleje patellxhani veme 1 cope spec,mbi te pak nga perzierja e qepes me domate dhe pak djathe te thermuar siper.Vereni taven ne furre te piqet derisa djathi te skuqet.
Patellxhane sa per te mbuluar nje tave
1/2 kg speca
2 kokrra qepe
2 - 3 domate
1/4 kg djathe i bardhe i thermuar
kripe,sheqer,piper,majdanoz.
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Per elbasanasin kam harruar te shkruaj se domatet rondele mbi patellxhanet e mbushur mund te zevendesohen me salce besamel (me masa me te vogla se me poshte)
PATELLXHANE MUSAKA
Presim patellxhanet ne feta te holla,i ve ne uje me kripe per t'u ikur hidhesia.Pastaj i skuq patellxhanet dhe i ve ne nje kullese makaronash t'u rrjedhe vaji qe kane pire.Skuq qepen me mishin e grire.Mbasi skuqen e shuaj me vere (po nuk patet vere nuk prish pune),hedh domatet,hudhrat,kripen,piperin,pak sheqer,majdanozin dh te ziejne derisa te zbutet mishi (provoje).Pres patatet ne feta te holla (sa me te gjera)dhe i skuq lehte.Shtroj nje shtrese patatesh ne tave.Mbi te vendos kimen ,mbi kimen patellxhanet.Pergatis salcen besamel dhe e shtroj mbi patellxhanet.Vereni taven ne furre derisa te skuqet siperfaqja e saj.
Materjalet:
1 kg patellxhane
1 kg patate
750gr mish i grire
2 kokrra qepe
1/2 kg domate
hudhra,vaj,piper ,kripe ,pak sheqer(sheqeri hidhet gjithmone si shoqerues i domates per te zbutur thartiren e saj),majdanoz,pak vere.
per salcen besamel:
6 luge plot gjalpe
6 luge plot miell
1-1e1/2 liter qumesht(ne varesi sa te trashe e doni salcen)i nxehte
2 kokrra veze
pak kripe,sheqer,sipas deshires djathe i bardhe 1 filxhan caji
Ne nje tenxhere ,me zjarr te avashte shkrini gjalpin (pa e skuqur)dhe perzieni (me nje tel vezesh) me miellin.Behet mase e lengeshme,jo topa
topa,shtoni dalengadale duke e perzier vazhdimisht qumesht derisa te mpikset masa.E hiqni nga zjarri,e perzieni qe te ftohet dhe te mos zere kore,shto vezet e rrahura me pare,sipas deshires edhe djathe.
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

E njejta recete si patellxhanet musaka mund te perdoret edhe per pastice duke zevendesuar patellxhanet dhe patatet me makarona te trasha ( me vrime ne mes ).Po shkruaj edhe nje recete per makarona pastice me spinaq dhe po e mbyll
PASTICE ME SPINAQ:
1 kg spinaq
500 gr makarona te trasha (me vrime ne mes )
100 gr djathe i mykur(blu francez ,jo danez)
100 gr djathe i bardhe
100 gr djathe Edam
100 gr djathe kackavall
krem qumeshti 1/2 liter
Lan spinaqin,e zien nje vale.Zien makaronat al dente (te mos kene zier shume).Perzien makaronat me spinaqin dhe djathrat,siper i hedh kremin e qumeshtit dhe i ve ne furre te piqen .Eshte e lehte per t'u bere me cfaredo lloj djathrash por djathi i mykur eshte i domosdoshem sepse i jep pastices nje shije tjeter
 

xhoni

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga kristina2:
[qb] "BYREK" me miell misri
1/2 kg miell misri
500 gr kos
1 kg presh ose spinaq
2 veze
300 gr djathe
vaj,kripe,piper
Pregatitja:Ne nje tas hedh kosin pak kripe dhe e perziej .Laj ,pastroj,pres ne copa te vogla preshin(spinaqin).Pastaj e ziej sa te zbutet.E heq nga zjarri dhe shtoj vezet dhe djathin,kripe (pak se mund te kete djathi vete)piperin.Ne nje tave te lyer me vaj fillimisht hedh me dore nje shtrese mielli,pastaj e sperkas me kosin e holluar,hedh prape shtrese mielli,prape kos,prape miell.Mbi te shtroj perzierjen e preshit(spinaqit)
dhe vazhdoj prape me shtresa mielli e kosi deri sa te me mbarohet mielli.Siper i hedh kosin e mbetur dhe vaj.Piqet ne furre per rreth 1 ore derisa te marre faqe. [/qb]
Ky quhet Krypanec apo jo.Flm per receten
:thumbsup:
 

darli

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

nje sugjerim per kristinen:
une patellxhanet e mbushur i gatuaj si edhe ti por nuk e ndaj patellxhanin ne kater pjese por i bej vetem nje prerje terthore dhe me nje luge te vogel kafeje i heq pjesen e brendeshme dhe jo deri sa te dale lekura sepse nuk shijon pastaj.Nese nuk e ke bere me pare keshtu provoje njehere te siguroj qe ia vlen mundimi.
Per te tjerat jam dakort
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Per Darlin.Nuk e kam degjuar kete,por mendoj se e brendshmja e patellxhanit eshte me e shijshme (prandaj behen edhe sallata me te),pervec qe kur piqet cipa e patellxhanit behet e forte dhe disa e njerez nuk e preferojne ta hane.
Qofte me patellxhane:
I zien pak sa te zbuten ose i pjek ne furre patellxhanet.Merr vetem te brendshmen e patellxhanit,e shtyp me pirun t'i iki uji(nqs i keni zier)derisa behet nje mase si pure jo e lengeshme,i hedh pak kripe,piper,djathin e bardhe te thermuar,majdanozin ,vezen.I ben si mase dhe me ndihmen e nje luge krijon qofte te cilat i lyen me miell,dhe i ve te skuqen ne vaj te nxehte.
4 cope patellxhane (preferohen flashke,te fryra)
1 filxh.caji (ose edhe me teper sipas deshires)djathe i bardhe i thermuar
1 veze
kripe,piper,majdanoz,vaj,miell
Shenim /pf/images/graemlins/tongue.gifo ne te njejten menyre mund te behen edhe me patate te ziera,
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Xhoni,kjo eshte nje recete qe e perdorin ne jug,Gjirokastra,Permeti,Erseka ,Korca.Andej nga anet tona (Leskovik-Korce) e quajne bacarok.
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Pulë me arra

Përberja
Për 4-5 persona duhen:

Pulë 500-600 g., gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.
Udhezim
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga kristina2:
[qb] Patate me mish te grire
1 qepe
1/2 kg mish i grire(ose dhe me teper sipas deshires)
vaj,kripe ,piper,pak sheqer,majdanoz
2-3 domate te medha
4-5 veze
3/4 kg patate
Pregatitja:Skuq qepen,mishin e grire,shtoj kripen,sheqerin,majdanozin,domatet te grira dhe i le te ziejne mire rreth 1/2 ore.
Qeroj patatet,i pres ne kubike te vegjel dhe I skuq pak.
Ne nje tave hedhim patatet,kimen,vezet te perzjera bashke dhe e veme te piqet ne furre deri sa te mpiksen vezet.Serviret e ngrohte.Ju befte mire. [/qb]
o kristina me fal po sa veta hane aty se 3/4kg patate jane shume me duket.mos punon gje guzhiniere ne spital ti?
 
Top