Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Ai e kafshoi, ajo klithi dhe sikur u zgjua! "Cfare po bej?"- mendoi. "Vertet e dua kete?"
Nderkohe duart e tij vazhdoni ta perkedhelnin ne vende qe nuk e dinte ndjenin kaq shume, vende qe ngjallnin emocione te paprovuara kurre me pare, edhe atehere kur perpiqej te njihte veten me ndrojtjen qe shoqeron kersherine e nje adoleshente.
Ai u be dhe me i ashper, ndjente dhimbje por nuk ishte dhimbje e zakonshme, ishte nje ndjesi e paemrtueshme, dicka pa emer, te cilen perpiqej ta lidhte me gjera te njohura me pare, por qe ishin shume te varfra per te pershkruar kete vale ndjenjash te perziera, pa emer.
Temperaturat e trupave shtoheshin dhe asaj i dukej se lekurat e tyre ishin zbutur aq shume, kishin krijuar nje mase te shkrifet kur buzet e poreve ishin puthitur aq shume, sa thithnin jeten nga njeri trup ne tjetrin pa humbur as edhe nje grimce jeteushqyese.
Ai ja kapi koken me duar dhe e pyeti:
"Cfare po mendon?"
"Asgje" beri ajo me koke, por ai vazhdoi ta shikonte thelle ne sy duke u perpjekur te lexonte valet emetuese te shikimit te saj.
Ajo nuk u pergjigj por e puthi fort, aq shume sa ai u tremb dhe e pyeti: "Cfare ka? Ej? Cke?"
Ajo i pershperiti dicka ne vesh dhe ndjeu zemren e tij te hidhej perpjete. Pa patur kohe te mendohej, u perfshi perseri nga perqafimi i tij i nxehte, pa u shkeputur gjer ne agim...
Ndersa ai vazhdonte ta perkedhelte ne mengjes, ajo ju kthye pyetjes fillestare "Cfare po bej?" dhe me mendje klasifikonte pro-te dhe kundrat e kesaj situate te re...
"Cfare po mendon kjo mendja jote bredharake?" e pyeti ai per here te fundit.
Ajo buzeqeshi. Ai vete i kishte dhene pergjigjen e deshiruar. Mendja e saj nuk kishte per te qene kurre robine, edhe pse zemra mund t'i bente lojra te cuditshme...