Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Kur hyne brenda Lara shkoi te ndiste televizorin. Spikerja qe transmetonte revisten televizive dic llomotiste ne lidhje me realizmin e planit te kongresit sipas mesimeve te shokut Enver. "Le te jete viti 1984 nje vit revolucionar..."
Blendi ndezi nje cigare dhe u mbeshtet i lodhur ne divan. Mori ne dore cakmakun e rende dhe nisi ta verente. Ishte nje cakmak i huaj, me nje diell si portokall dhe nje femer lakuriqe te nxire perpara tij. Dukej si njeri prej suvenireve te vogla qe turistet linin pas ne hotel Dajti. E thithi cigaren fort dhe i nguli syte monalizes ne tavan. lara e kishte prere me kujdes nga nje reviste e huaj, edhe kjo suvenir turistesh, pastaj ia kishte cuar Nazh artitstit i cili e kishte rregullur ne kornizen e xhamte per merak.
"Kam gjetur ca midhje shpirt, sa ti ngroh ca dhe do te te shtroj te hame. kam dhe nje shishe Shesh i zi ne ballkon.
-Kam nje gjysem pule ne frigorifer te Kordelja, te shkoj ta marr?"
Lere Kordelen po ec ktu.
Po midhjet, se i kam ne zjarr.
-Moj po leri midhjet se nuk kam nevoje per afrodiziak.
-E di se dukesh.
-Ou? - ky qeshi. Qeshi dhe ajo.
Kronika per metalruget e Elbasanit po i cante bythen.
-Kisha nji elbasanlli ne repart. E #$%$@ komandanti ne bythe.
-Pse flet vulgar?
-Hajd te puth icik.
-Mire - e puthi - po pse behesh vulgar.
-Shife doren shpirti im, e dallon.
Ajo ia preku me gishtin tregues pellemben e dores se djathte. Ca kallo te medha ishin formuar njera pas tjetres si nje varg i forte dhimbjeje.
-Ou ke kallo zemra. Nga hekurat qe ngrije?
-Preke doren e majte, ia zgjati.
Dora e majte ishte pa kallo.