Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Ngrehina u shemb zhurmshem, pastaj tymi u ngrit me gjuhe si ato te nje flake qe djeg gjithcka. Pastaj flaka lindi vertete, si nje perbindesh i fjetur qe pret te zgjohet. Ndonje tub gazi duhet te ishte care. Gjithcka u perpi ne flaket me te nxhehta.
Copeza te hirta te fotografive te tyre nga kohet e lavdishme te Thiatros rremonin me inat qiellin ndersa ngriheshin perpjete prej hirit.
Ata qendruan ne distance me nofullat e shtrengara, dhe grushtet. Askush nuk foli, askush nuk mundt te beje levizjen me te vogel. Ndertesa e thiatros qe digjej me kercellima ta mprehta kishte nje veti hipnotizuese me ta. Para syve te mendjes u ndezen edhe nje here projektoret e filmave te tyre, skenat e cmendurise, tradhetise dhe pasionit. Gjithcka kthehet ne hi. Te pakten kishin qene deshmitare te perbashket te asaj qe do te quhej me vone "Fundi".
Dikur ne shtratin e vdekjes Blendi e kujtoi ate dite te larget kur zjarri perpiu "Thiatron". Buzeqeshi dhe iu kujtua ajo qe pat thene me gjysem zri para godines se perflakur.
"Do ta rindertojme Thiatron shoke..."