Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
-Dolem e?-pyeti TranofiljA si e trembur
-Nuk e shef ku jemi mi? Apo ke zene rehat ne krahet e mija edhe nuk te bo pershtypje-i tha Hajduti me lezet.
Tranofiles i dhimbte koka, megjithse nuk po e kuptonte n.q.s e kishte nga pija apo nga e rena na tavolina. Nuk levizi nga krahet e Hajdutit por vazhdonte ferkonte koken.
-I ke ato me vete?-iu kthye Hajdutit
-I kam-u pergjigj ai me nje shkelqim te vecante ne surrat. Ai kishte patur te njejtin shkelqim kur ne klase te 6-te kishte marre dhurate per vitin e ri ne shkolle.
Ashensori ndaloi ne katin e 16-te. Kur u hap ata kuptuan qe kishin arritur ne tarace. Qielli ishte me i paster se kurre, yjet ishin rreshtuar si spektatore...ajo nate do ishte magjike per te dy. Nuk kishin lojtur kurre bashke.
-Degjo, se heren e pare do e bejme ngadale-tha Tranofilja si me turp.
-Si te duash ti zemer, me ka mbetur ca durim. Nuk dua ta humb kete shans, aq me shume tani qe na u dha mundesia-tha Hajduti
-Do e bejme ne toke apo marrim nje tavoline, si eshte me mire?
-Po si te duash ti mi, per mua nuk ka problem fare.-iu pergjigj Hajduti tek filloi te hiqte kepucet. Po e bezdisnin goxha.
-Degjo, mos me le mua gje ne dore se une nuk di. Te thashe qe kam 8 vjet pa e bere kete pune. Njeriu dhe harron.-i tha TranofiljA si me bezdi.
-Kam une nje ide-i tha Hajduti dhe zbrit nje kat me poshte. Nja 2 minuta me vone kthehet me nje qylym dhe e shtron mu ne mes te taraces, aty ku hena ndriçonte me shume.
-Ne kete menyre do kem mundesi te shoh gjith levizjet e tua, shikimet, do jete perfekte. Mezi po pres, e kupton apo jo.
-Pse une jo e, nuk e pe c'sakrifice kalova vetem per tu shkeputur nga te tjeret! Po para se te fillojme i ke sjelle ato me vet se pa ato nuk luhet ti e di kte.
-Si mos ti kem sjelle mi. Te kuqe bile! Do ti shohesh vete? I kam ke xhepi i djathte.
Tranofilja futi doren ne xhep dhe i nxorri. I kaloi neper duar sa te ambjentohej me to.
-Ah, me ne fund do mesoj 5 Katshin! /pf/images/graemlins/laugh.gif