Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
ciao te gjitheve! si keni qene ju iher? mire eh? kam ardh me frymzim sot......
Fund i nje historie te dhimbshme?! (version: si ke telenovelat e TNSH)
Ajo nate tashme ishte si gjithe te tjerat. Ajo mendonte per Hajdutin e Hurmave kurse ai e kishte perhere mendjen tek Albana. “Sa e bukur ishte sot ne zyre, veshur me ate kostumin gri, me bente te çmendesha fare…- mendonte Le_Routard.”
“Do çmendem, nuk vazhdoj dot me keshtu, …nese nuk tregohem e sinqert me LR do humbas dhe hajdutin. Nuk mund ta mendoj dot jeten pa te!” – nga ana tjeter u preokuponte me veten Isabelle.
Akrepat e ores tregonin 3 e 2 minuta,...sa te gjata ishin keto minuta…. te dy kujtonin se tjetri po flinte, por mendjet e tyre fluturonin ne kervate te tjera, jo aty ku shtriheshin. LR nuk po duronte dot me , u çua hapi frigoriferin, mori nje birre, Isabelle bente sikur po flinte. LR po luftonte me veten, donte ti binte numrit te Albanes, por kishte frike se mos e degjonte Isabelle. Keshtu mori guxim, e mori tel dhe u fut ne banjo, i ra nr, zilja ra mbi 4 here para se Albanes te ngrinte receptorin:
“Po – u degjua nga ana tjeter e tel”. LR hezitoi pak para se te vendoste te fliste: “Kor..Albana…..jam une LR”. Albana nuk foli por as receptorin nuk e uli, ….edhe ajo e donte, e kishte kuptuar qe ky kishte kohe qe donte ti shprehte ndjenjat qe e mundonin nga kaq kohe, por u ndjente ne faj…..ne Isabelle kishin qene shoqe shkolle.
A: “Te lutem Lr mbylle tel tani, eshte vone , jam e sigurte qe neser mund te flasim...-ndergjegja nuk e lente ta vazhdonte telefonaten
LR: “jo te lutem , prit …kam kaq kohe qe dua te flas….ti e din ..une te dua. Luftoj me veten por kjo ndjenj eshte kaq e forte
A: „po isabelle? Me ate ke folur?
LR: isabelle……mes nesh ka mbaruar cdo gje…jemi bere si te huaj per njeri tjetrin…asgje nuk ndodh me midis nesh, asnje prekje, asgje…une te dua ty, ty…
A:” te lutem mjaft…..mos me bej te vuaj (I kishte lotet ne sy)
LR:” por ajo eshte gjeja e fundit qe dua….une do flas me isabelle…neser, te betohem qe neser do I tregoj per ndjenjat e mija per ty. Te lutem me jep nje shprese…
A: “…mire…tani mbylle tel. naten!”
LR “ naten e dashur….te dua”- dhe mbylli tel me zemren qe po i plaste nga gezimi. Hapi porten e deres..shtangu: isabelle ishte mbrapa deres dhe kishte degjuar gjithçka.
I: “ma shpif. Si mund te ma beje kete? Une kisha besim tek ty. Mos me prek,....nuk dua te me prekesh me. Bastard...larg, larg prej meje – pavarsisht se nuk e donte me LR, Isabelle ishte ndjere e fyer ne krenarine femerore. Asnjehere nuk kishte duruar qe te tjeret ti merrnin „gjerat e saj“, kishte qene perhere Tip xheloz, posesiv....se duronte dot humbjen.
LR: „te lutem qetesohu, ......historia jone ka kohe qe ka marre fund, se kuptoj pse sillesh keshtu?
I: „ pse sillem keshtu?pse sillem keshtu? Vetem kete din te thuash per te mbrojtur veten? – isabelle ishte e alarmuar. Mori valixhen , futi ca rroba ashtu si pa kuptuar gje ….LR u mundua ta ndalonte por ajo ishte bere „e eger” .....u vesh shpejt e shpejt dhe doli duke perplasur deren. Sa doli jashte u ndie e qete : „e luajta bukur pjesen – mendoi – tani do shkoj tek shpia e hajdutit. Sa mire qe mbaroi keshtu, nuk mu desh ti shpjegoja asgje LR – dhe i hipi makines dhe mori rrugen per tek hajduti.
Ndersa LR s’beri gje tjeter vecse doli 10 minuta mbas Isabelle per te marre ne kembe rrugen per tek Albana.