Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Ding-dong-ding-dong... u degjua kembana e ores se murit ne koridorin e gjat.
Ne eresiren e nates, te zbardhur paksa nga drita e ftoht e henes se plot te asaj dite janari, dukej trupi i shtrir ne dysheme. Mbi te nuk dallohej asnje njoll gjaku dhe ai trup i vogel, i ngrir dhe i erret binte ne kontrast me pllakat e dyshemes ngjyr bezh e hapur.
Mbase ky krim ishte nje veper e ndonje vampiri, mbase ishte veper e ndonje hajduti te pashpirt dhe te pangopur, mendoj Kordelja duke e keqyrur me vemendje.
Por befas u degjua nje zhurm nga guzhina, dera e frigoriferit u hap si me gervishtje dhe drita qe shpertheu prej saj projektoj per tok nje hije te stergjat... Kordelja ngriu e tera, nuk mbante me mend perse ishte cuar aq vone, endra e frikshme e nje nate me pare ju rishfaq akoma me e temershme, ajo nuk kishte as kurajo te merrte frym nga frika se mos terhiqte vemendjen e hijes...
Me syte ishin ngulur ne cepin tjeter te koridorit qe lidhej me guzhinen, veshtrimi i saj ishte bere me i mpreht sesa veshtrimi maceve... kur hija qe vinte nga guzhina mori formen/silueten e LR, ne doren e djatht po mbante nje shishe birre kurse ne te majten vrarsen e mizave.
A ti qenke, i tha LR Kordeles kur e pa te ngrir ne cepin tjeter te koridorit. Epo dhe kjo pik e zeze, e pe s'cfare alamet kacabuni vrava? Nuk ka bere vaki qe te dalin kacabunj te till edhe ne janar!
/pf/images/graemlins/laugh.gif