Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Ehhhh, psheretin LR ulur ne perball Munit ne bar.
Me fal lale, me fal qe te prura deri ketu por nuk ma mirrte mendja, thot LR.
Muni nuk pergjigjet per nje cast. Syte e tij zhyten te trishtuar akoma me thelle ne goten e pergjysmuar te koktelit qe ai prefereronte aq shume. Anjeher nuk kishte ditur perse e quanin 'kacurrel' ate lloj perzjere ponci me fernet, por ama shija Munit nuk mundohej te kuptonte, ajo kenaqej sa here qe gllenjkat e embla dhe alkoli lagnin gurmazin e tij te etur.
Diku larg, trishtimi i Munit dhe LRes i bente ti dallonin akoma me larg, ne cepin diagonalisht te kundert nga tavolina tyre, ishin ulur Izi me Tranin. Zeri dhe te qeshurat me kakaritje te tyre vinin deri ne veshin e Munit dhe te LR si per te lozur akoma me teper me nervat e tyre tashme teper te acaruara. Perball tyre ishin ulur dy djem te veshur e te kapardisur si per dite feste. Njeri ishte bojnd dhe pak fytyre vrare, kurse tjetri ishte brun dhe ajo qe binte me shume ne sy tek ai ishte hunda madhe. Te dy fryeshin duke ngritur supet dhe hapur paska krahet anash, si per te treguar qe ishin trupa trekonc.
Por amo me shifi, thoshte LR, duke bere shenj drejt rivaleve, kur u bo dhe ftyra e atyra te na perlajn gocat.
Se ti mos je me i bukur, ja pret Muni gjithe inat, pa ngritur syte nga tavolina.
Shif mos ja fut kot, thote LR duke dashur te justifikonte vetveten. Une nuk jam aq hund-derr sa ai zhulsi qe gafurret. Edhe ti ja mer ne kthes atij bjondit me at fytyr te vullkanizuar nga pucrrat, dhe ne shikimin e pare dukesh me pak qeros se ai.
Kam faj une, thote Muni duke e ngrtiur syte nga gota e tij tashme e boshatisur, me gllenjken e fundit kishte perpir gjysmen e mbetur ne got. Kam faj une qe te degjova ty e erdha ne TR. Me mire do beja te rrija rrehat ne Fr dhe te vazhdoja historin e nisur me Albanen.
LR, duke dashur te nderroj muhabet, si per te qetsuar Munin e zhgenjyr, i thot. Po he si ishte Albana? Nuk ma tregove sec ndodhi ate nate kur u takuat.
-----------
Mu m'falni po e shkrujta pjesen per sot pa par car kishit shkrujt juve. /pf/images/graemlins/laugh.gif