Re: mendime casti

Airbourne

Papirus rex
Komplimente kundershtarit per gjysmen e punes.....Po vje dimri ne kacollja me qerpic ka nevoje per perkrahje.Sdo isha kundra per ndihme nga myzeqeja, dhe birit t`nones s`vet prej parisit shkembor.Edhe do lamashe na sheshi fllamurit,do i pranonim po te kete ndonje te demtuar.
Forza Juve.
 

katsune

cherry blossom
po mendoj...kjo vapa ka ndermend te zhduket apo jo?! sepse ne qytet eshte e padurueshme :/

ahhh pushimet...c'kujtim i embel dhe i hidhur per faktin se mbaruan njekohesisht...
 

Kureshtari

Forumium praecox
Une jam akoma me pushime.
Sot vajta mlodha ca thana. Thone qe thanat jane shume te mira. Juve mund tju duket cudi, por po ti shtrydhesh ato prej tyre del leng thane. Dhe po te pish leng thane per dy jave rresht, ne fund te javes se trete... ai mbaron! Lengu thanes te zgjate jeten dhe te hap oreksin. Ehhh sa gjera di une per lengun e thanes.

Thone per nje komshin e gjyshit tim, qe pinte gjithmon leng thane, vetem diten qe vdiq, nuk piu me. Mavria do ishte gjalle akoma po te kishte pire dhe ate dite. Ate dite zgjodhi te pinte leng qershie dhe... i mire, i mire lengu i qershise, por zgjat i jeten komshise.
 

katsune

cherry blossom
Te kisha ca thana, do kisha pire edhe une leng thane. Jo se dua te jetoj shume, se per ate ca te jete shkruar ne kodin tim gjenetik, por sepse me pelqen.

Do kisha bere edhe nje recel me thana.
 

Kureshtari

Forumium praecox
Zonjush...
Dini ju te beni recel thane?!
Thone qe eshte i mire per diabetin ai, por ka tekeqen qe te mpine dhembet.

Po raki thane dini te beni ju?
Mos me thoni qe dini te beni dhe raki thane, se do dalim kushurinj pastaj.
 

katsune

cherry blossom
Pse cfare i nevojitet ndryshe nga recelet e tjere ketij te thanes? Une sheqer i fus si te tjereve, dhe i qendroj mbi koke duke e perzjere teksa zjen.
Po leng shege ke provuar? Kur dalin sheget, bej gjithmone nje mix leng shege dhe portokalli, ndonjehere u shtoj njecik vodka. Behet shume i mire.

Me beso qe pyetja ime e dyte do ishte per rakine. Por nuk e shkruajta ne fund, se thashe do mendojne ngeli me raki ne goje tere diten kjo vajze. :p
 

Kureshtari

Forumium praecox
Kush mendon nga ato gjera turp ti vij. more vesh apo jo!
Pse ne qe e mbajme ter diten ne goje, c'te keqe kemi. Ja, na merren pak kembet dhe na duken vajzat rruges te gjitha kushurira.

Leng shege me purtokalli? Pse perdoret Cheryl?
Ma ha mendja se do kete shije pak te hidhur. Nuk kam provuar dhe nuk e di se si lidhen me njera tjetren keto dy lengje.
 

katsune

cherry blossom
Kete lengun shege dhe portokall e kishte degjuar nje dite mami im ne televizor dhe me tha ta provoj. Une e provova menjehere dhe ishte vertet i mire, eshte pak i tharte sidomos nese i shton edhe pak leng limoni (une keshtu bej), por nese do mund t'i shtosh sheqer per ta zbutur.
Gjithsesi eshte i mire sepse eshte plot me antioksidante dhe vit C, perfekt edhe per te parandaluar gripin dhe per te forcuar imunitetin.
 

Kureshtari

Forumium praecox
Nuk e ve ne dyshim faktin e antioksidanteve dhe vitamines C.
Ma mbushe mendjen Cheryl. Sheget po behen, po portokallet ku do ti gjej tani une, qe ta kisha provuar.

Cheryl, se nuk te kam pyetur une, sheget behen recel apo pije apo ndonje gje tjeter? Apo ndonje lloj lengu? E kam fjalen a mund te konservohet ne ndonje fare menyre shega?
 

katsune

cherry blossom
Tani mund te pergatisesh lengun e sheges dhe e konservon ne shishe qelqi me mbyllje hermetike, me vone kur te behen portokallet bashkoji te dyja.

Une njoh kete rregullin, qe cdo frut mund te behet recel dhe cdo gje e sheqerosur mund te behet raki. Me korrigjoni nese e kam gabim. :p
 

drague

Primus registratum
Nuk e ve ne dyshim faktin e antioksidanteve dhe vitamines C.
Ma mbushe mendjen Cheryl. Sheget po behen, po portokallet ku do ti gjej tani une, qe ta kisha provuar.

Cheryl, se nuk te kam pyetur une, sheget behen recel apo pije apo ndonje gje tjeter? Apo ndonje lloj lengu? E kam fjalen a mund te konservohet ne ndonje fare menyre shega?
sheget behen dhe turshi
 

katsune

cherry blossom
ahahaha mire e ke. uthull shege kisha degjuar (kjo ne foto), por turshi shege hera e pare qe degjoj.

na sill nje foto drague, se na bere kurioze.

5375393197_b9bfbffbc2_z.jpg
 

Kureshtari

Forumium praecox
Cheryl, kush ka qene ky i zgjuar qe ka bere uthull shege? Nga lagja jote eshte?
Mos eshte ai, qe mendonte se ne jeten e kaluar ishte Skenderbeu, kurse komshia e tij Merjemja, ajo bukuroshja me nishan ne faqe, kshte qene Donika. Ehhh c'e gjeti Merjemen e shkrete me ate.
 

katsune

cherry blossom
cfare nuk ka ne internet, Kureshtari. uthull shege, recel kastraveci, liko lakre. pse harrove ti, limonaten e trendafilit? eh mire mire, eksperimenton njerezimi e ndonjehere del dicka e mire si padashje. serendipity i thone kesaj, domethene futja kot se ndoshta del plot. :D
 

Kureshtari

Forumium praecox
Kjo limonata e trendafilit si behet Cheryl? Mos di gje?
Dikur kur ishim te vegjel(se kam qene dhe une dikur i vogel dhe rritesha cdo vite nga nje vite, vetem kur vajta 30 vjec nuk po rritem me une) benim, por tani kam harruar si behet. Une kam shume trendafila tek shtepia. I keputa sivjet dhe i futa ne kazan, se thashe te beja limonat. Seriozisht te flase Cheryl. Mos me pyet se cfare doli, se akoma nuk e kam gjetur dot emrin e asaj qe doli.
 

katsune

cherry blossom
une vete nuk e kam bere ndonjehere limonaten e trendafilit (ndoshta e kam bere me gjyshen kur isha shume e vogel, 6-7 vjece, por nuk me kujtohet mire), por di qe duhen petalet e trendafilave me shume arome dhe te kuq, limontoz, uje. te gjitha keto futen ne nje shishe/kavanoz prej qelqi dhe mbahen mbyllur ne nje vend te fresket per 2 dite. me pas per te pergatitur limonaten mbush gjysmen e gotes me kete lengun dhe gjysmen tjeter me uje te ftohte, iu shton sheqer sipas deshires dhe e pi.
ti e provove ate qe doli?
 
Top