Re: mendime casti

katsune

cherry blossom
po mendoja per dicka qe ndodhi pak me pare qe zakonisht here tjera e kaloja me nje buzeqeshje pa i dhene shume rendesi, por kesaj radhe me irritoi shume, dhe tani po mundohesha te gjeja arsyen e irritimit.

po mendoj edhe per nje dokumentar rreth psikologjise, shkencave konjitive dhe te sjelljes qe po shikoja sot...tregonte per funksionimin e trurit gjate rruges drejt arritjes se nje rezultati te suksshem, si psh punesimi ne nje vend te ri, rritja e rroges, rezistimi ndaj tundimeve te demshme, etj. dokumentari tregonte se per njerezit qe deshirojne te humbasin peshe eshte e keshillueshme te ushqehen me doren jo dominante, pra me ate qe nuk perdoret me shume zakonisht, sepse shpejtesia e veprimit reduktohet per faktin se eshte me pak automatik dhe ne kete menyre personi ka me shume kohe ne dispozicion per te menduar qe eshte duke kryer nje veprim te demshem. kete gje e shtjellonte me nje paralelizem tjeter qe i referohej nje historie te vertete te nje shkrimtari (nuk me kujtohet emri) qe kishte rene ne dashuri me nje piktore por qe ishte e martuar dhe per kete arsye deshironte ta harronte. mirepo ndersa llogjika i thoshte se nuk duhet te mendonte me per ate vajzen, zemra e conte ne drejtim te kundert, me pak fjale kishte rene ne dileme dhe nuk dinte si t'ia bente. keshtu vendosi t'i shkruante nje leter vajzes ku do t'i tregonte hapur cfare ndiente per te ne te vertete. ne ate kohe kishte pesuar nje aksident dhe kishte vrare doren e djathte, e duke qene se shkruante me te djathten e vetmja menyre per t'i shkruar vajzes letren ishte te mesonte te shkruante me doren e majte. pasi u ushtrua pak ne shkrim me doren e majte, nisi te shkruante letren me ne fund. e tere letra ishte ne te vertete nje dialog midis trurit dhe zemres, por nga menyra sesi ishte zhvilluar dhe shprehur nga shkrimtari i dashuruar, mund te thuhej se truri kishte dale fitimtar mbi zemren. si do ishte letra nese shkrimtari do e kish shkruar me doren e djathte?
 

SNAP

Papirus rex
Po mendoja pse jam kaq i keq me veten time...! JU pershendes te gjithve, mbas disa probleme personale ja tek jam serish por kam shkaterruar cdo gje klm
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Me eshte stermbushur E-maili me komentet e Albforumi-t....Veq sa nuk kishin dalur nga pc-a :)...Ndoshta i ,,rash ne fije''nuk me vijn me :)
 
Top