Re: mendime casti

Balahk

Locus omnem
Sikur,sikur kjo jo vetem te thuhej,por edhe te praktikohej ,edhe do shmangnim pjeset teatrale nga te gjith ne,MisteriosMan ;):D
 

joetisti_

Locus omnem
Hahahaha ca mendje qe ke :D mua do me binte infarkt te me ndodhte kjo gje:p [per Balhak pergjigjja sepse e quotova tjeter per tjeter :)]

te bie s'te bie, eshte fakt. Ruhu gjithe jeten dhe vjen dikush me: o jeten o kuleten, ta ben sikur eshte realisht nje femer qe zhvishet para teje, kur ne fakt eshte regjistrim, dhe po s'e pate shumen qe te kerkon pasi te ka filmuar duke bere seks virtual, ta con te te njohurit.

Vertet eshte gje e pabeshme sidomos te njerezit e tu, por me keta mashtruesit duhet te jesh i pergatitur sepse edhe po t'i kesh leket prape s'te vjen te paguash duke te perdorur nje dobesi tenden. Me mire ta bej pa me detyruar sepse heret a vone do te ma gjejne nje rast. Une s'do rri pa e bere vetem e vetem nga frika!
C'ndryshim do te kishte te justifikohesh kur ta kene nxjerre me: s'desha, por ma punuan!, dhe e bera sepse... me desh qejfi?

Faunët , qeniet pa kokë që i kanë sytë mbi supe dhe dy vrima në kraharor në vend të hundes dhe të gojës.

Androgjenët , të cilët kanë vetëm një gji dhe i kanë të dyja organet gjinore.

Artabantët , që baresin përkulur si delet.

Astomatët , të cilët në vend të gojës kanë një vrimë të vogël dhe ushqehen me ndihmen e një kallami.

Astomorët , nuk kanë fare gojë.

Dykokëshit

Blemët pa kokë

Kentuarët

Brivetmit

Kimerat

Gazela.


(Hahaha Joetisti më erdhi të shkruaja këto pasi lexova postimin tënd i kam mbajtur shenim nga një libër që kam lexuar kështu qe i keni me vertetësi...)
paska vertet?! Une vetem ne filma fantastiko-shkencore kam pare. Dhe jo ne kete version, por nga me te ndryshmet dhe me te gjeturat.
Kjo puna e dy organeve gjenitale njekohesisht do te ishte me bela po ta kishim ne. Do ziheshin ciftet ne darke: jo, behu ti sonte gruaja! :p [sa i perket temes]
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
nje kocke do te doja, po te isha qen, nje breg, po te isha liqen, uje, po te isha shkretetire, por jam ky qe jam, prandaj te dua ty... [e ngaterrova me temen "dedikim". eh c'me gjeti, ka ca kohe qe s'jam ne vete.

(tema) cne qe s'jam ne vete!...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Kam provuar që të mos mendoj për ty, por vetëm ka qenë njejtë sikur t’ju them gjetheve gjatë vjeshtës të mos bien poshtë, ka qenë njejtë sikur dielli i nxehtë i verës të mos shkëlqejë dhe ngroh......
 

joetisti_

Locus omnem
...lodhje , dorëzim , nga këto kujtime të pajetuara kurrë! Shtrengatë e furishme në brendësi!
Qetësi shpirtboshëse!
shpirtboshese? E bukur si fjale!
(tema)
te hapte nje restorant kjo hermetica, do te ma harxhonte gjithe pasurine duke ngrene mengjesin, dreken dhe darken tek ajo. Do t'ia vlente gjithsesi. Nje pjate fjalesh te zgjedhura me kujdes nga ajo, ta kenaq shpirtin!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
shpirtboshese? E bukur si fjale!
(tema)
te hapte nje restorant kjo hermetica, do te ma harxhonte gjithe pasurine duke ngrene mengjesin, dreken dhe darken tek ajo. Do t'ia vlente gjithsesi. Nje pjate fjalesh te zgjedhura me kujdes nga ajo, ta kenaq shpirtin!

E di , e di me siguri do isha aty , do të 'sakrifikoja' edhe vetën për të të parë të qetë e të gëzuar duke të të ofruar të vetmen gjë që kam zemren time në dore. Kjo ishte një përgjigje dashamirëse.
 

joetisti_

Locus omnem
E di , e di me siguri do isha aty , do të 'sakrifikoja' edhe vetën për të të parë të qetë e të gëzuar duke të të ofruar të vetmen gjë që kam zemren time në dore. Kjo ishte një përgjigje dashamirëse.
ah, per zemren s'do te kisha te paguaja, jo. Duhet te kushtoje nje diell e gjysme ajo zemra jote. E ke zemer te perbere prej shkelqimi dhe kuraje, prej vullkani dhe eksitimi.

(tema) cfare do te behej me arin po te ishte me shumice, a nuk do t'i humbiste vlera? Ndoshta per kete arsye edhe dashuria eshte me pakice?
 

katsune

cherry blossom
shpirtboshese? E bukur si fjale!
(tema)
te hapte nje restorant kjo hermetica, do te ma harxhonte gjithe pasurine duke ngrene mengjesin, dreken dhe darken tek ajo. Do t'ia vlente gjithsesi. Nje pjate fjalesh te zgjedhura me kujdes nga ajo, ta kenaq shpirtin!

ke te drejte, eshte vertet kenaqesi te ndjekesh hermetica dhe te lexosh fjalet e perzgjedhura nga ajo. edhe une do isha nje kliente e rregullt ne ate restorant :)
 

Balahk

Locus omnem
Ma ruaj edhe mua nje vend ne restorantin tend Liora,sepse edhe une do e shijoj ushqimin qe do serviresh ti:) fjalet e tua te perzgjedhura,jane ushim per shpirtin:)
 
Top