Distance makes the heart grow fonder!
Out of sight out of mind!
Te perkthyera ne Shqip:
Distanca t'a zbut zemren!
Larg syrit, larg zemres!
Sa te kunderta me njera tjetren keto shprehje!
Natyra e bukur por e pandergjegjshme eshte per Ndergjegjen sic eshte Majmuni per Njeriun. Sa me e zhvilluar te jete ndergjegjja aq me teper e do natyren sepse i eshte afruar asaj duke iu larguar. Si forme spiraleje (imagjinoni nje slinky) ndergjegja rritet dhe lartesohet. Natyra mbetet e njejte, ciklike, vetembrojtese dhe instinktive. Karakteristika kryesore e njeriut qe dashuron natyren eshte largimi ultim prej saj. Sepse njerezit qe kane arritur ndergjegjen absolute nuk jetojne ne mes te pyllit por ne shoqeri dhe ne kushte te favorshme jetese te cilat i jane siguruar njerezimit nepermjet veprimtarise KRIJUESE te njeriut. Karakteristika tjeter kryesore e njerezve me ndergjegjje absolute eshte empatia per gjendjen njerezore dhe pranimi i saj ne baze te reagimit qe kjo e fundit ka ndaj njerezve te tille. Nder me Nder! Me ferko kurrizin, qe te te ferkoje te tendin! Aq e thjeshte! Ke DUA une te kem ne rrethin tim shoqeror eshte tjeter gje! Ne kete kategori futen ata njerez qe e kane krijuar parajsen e tyre te vogel! Keta njerez kane kontroll absolut dhe sereniteti eshte karakteristika e tyre. Perzgjedhja e kujtdo apo e dickaje eshte gjithashtu nje e drejte qe ata i rezervojne vetes.
Njeriu qe do natyren dhe jeton ne te (ne mendje kam filmin Instinct me protagonist kryesor Anthony Hopkins) e ben nje gje te tille ne forme reagimi ndaj njohjes se shoqerise njerezore si hipokrite, te papjekur, genjeshtare, kriminale si dhe sistemin politik apo te drejtesise si te korruptuar dhe te rrezikshem. Po aq e vertete! Njerez te tille jane shpesh te paafte te durojne si dhe nuk kane interes te luajne me kode me ndjenja me puzzles apo poker. Keta njerez i kane vene ne prove dhe i kane sprovuar per vite me rradhe. Per keta njerez nuk ka patur kurre nje plan B! Keta njerez nuk nderrojne ane. Keta njerez nuk hane ne dy sofra. Per ta dashuria, besimi dhe jeta nuk jane loje. Per ta eshte ceshtje jete a vdekje!
Per sa i perket afrimitetit qe i ofrojme njerit apo tjetrit, kjo eshte ne varesi te nevojes qe kemi per te si edhe te deshires. Ka nga ata njerez, megjithate, qe nuk jane ne gjendje te kuptojne nese dikush eshte duke luajtur me te apo interesi i mungon te te begenise. Djali im 15 vjecar me erdhi nje dite i pezmatuar ne shtepi sepse objekti i tij i afeksionit, per te cilin ai kishte investuar nje vit kohe dhe ndjenje, pa permendur ketu parfumet dhe dushet e shpeshta, i tha se donte te kishte marrdhenie shok-shoqe.
Mendimi im modest,
Eléonoré