Re: Re: Libri që ke në duar.
Revelation Space by
Alastair Reynolds
pasi lexova librin e tretë të serisë iu ktheva prapë këtij të parit dhe jam gati duke e mbaruar; jua rekomandoj nëse ju pëlqen letërsia fantastiko-shkencore dhe nanoteknologjia; një fragment mund ta lexoni tek tema
Gjej Titullin the Autorin
Storyteller by
Amy Thompson
këtë e mbarova sot nga ora 3 e mëngjesit se nuk po më flihej dhe s'kishte gjë që ia vlente ta shihje në televizor
Magician by
Raymond Feist
ky është libri i parë në një seri të gjatë; i kam lexuar të gjithë para shumë vitesh dhe po i filloj edhe një herë; është madhështor në krijimin e një universi të tërë nga imagjinata; meqenëse shumë veta kanë shijuar për herë të parë fantazinë botëndërtuese me filmat e
Lord of The Rings, me këtë seri mund të mbajnë gjallë pasionin e ri /pf/images/graemlins/smile.gif
Code and Other Laws of Cyberspace by
Lawrence Lessig
këtë e mbarova para një jave; jua rekomandoj nëse ju pëlqen të mendoni për strukturën e shoqërisë njerëzore (society, government, civilization); merret kryesisht me ndërlidhjen e Internetit me çështjet kushtetuese dhe ligje të tjera në ShBA
The Future of Ideas by
Lawrence Lessig
nëntitullin e ka "the fate of the commons in a connected world"
këtë s'kam shumë që e fillova; merr ca ide nga libri i mësipërm, po perspektiva është më globale dhe diskutimi pak më interesant; edhe këtë e rekomandoj vetëm nëse ju pëlqen shkenca politike se përndryshe të mërzit shpejt