Re: Re: Libri që ke në duar.
Fillimisht postuar nga issi:
Fillimisht postuar nga Kordelja:
Muri, Sartre
e pashe edhe une ne nje version shqip ne nje librari ketu ne Firenze. Kur ta mbarosh me thuaj nese ja vlen qe ta blej.
Kam kohe qe e kam mbaruar.Pershtypja ime: Jane kater novela ne kete liber.Do vecoja Herostrati, per mesazhin qe percjell dhe per theksimin qe i ben faktit se njerezit jane te prirur te mbajne mende kujtime te keqia.Nder te tjera sjell ne pah nje paranoje dhe mit si ajo e Herostrait i cili nuk gjeti tjeter meyre per tu bere i famshem por vec duke djegur tempullin e Hefesit.Askush nuk e mban mend arkitektin e ketij tempulli, ndersa ate qe e rrenoi e kujtojne te gjithe.Eshte me shume nje novele qe flet per nje dileme psikologjike te personazhit kryesor i cili eshte ne udhekryq dhe kerkon pothuajse ne te njejten menyre te behet i famshem, pregatit nje liste personazhezh te famshem te cileve u shkruan dhe qe do t'i vrase brenda nje nate, e me pas novela mbyllet ne nje menyre te cuditshme dhe po aq abstrakte /pf/images/graemlins/laugh.gif sa gjithe te tjerat.Novelat e tjera i lexova sepse doja te njihja stilin e ketij autori, por jo se me peqlyen.Por ky imi mbetet nje gjykim personal.Eshte nje shkrimtar ekzistencialist qe nuk para sjell shume optimizem ne paragrafet finale te veprave te tij, ndoshta kjo duhet marre parasysh.
Novelat e tjera: Muri (as nuk mundesha te zgerdhihesha me mbylljen e saj), Dhoma (dicka me ndryshe), Intimitet (me nje sy hapur e nje mbyllur e kam lexuar), Femijeria e nje padroni /pf/images/graemlins/laugh.gif pas gjithe atij kerkimi identiteti te nje adoleshenti per tu bere pronar apo cfaredo duhej te behej (konsideroje krize moshe) perfundon qe sheh si zgjidhje te linte mustaqe qe te permbushte kornizen fizike per t'ju pershatur objektivave " te medha" qe i vuri vetes diten qe vendosi te rritej /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Nejse, dicka lexova dhe nga Sartre.
Nderkohe po lexoj: Disa tregime te tjera te Buxatit, Princin e Makiavelit (do doja ta lexoja anglisht kete) dhe Tregime te mocme shqiptare. /pf/images/graemlins/smile.gif
Te gjitha shume te bukura.