Re: Libri që ke në duar.

Status
Not open for further replies.

Dua

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Nga eshte kjo Nadija, nga cili vend saktesisht, e di?

Une sapo mbarova Virgina Woolf-in " A room of one's own" (Nje dhome per vete), ese Feminist :devil:

Kontraverze kjo vajza, se c'me pelqen aj aj aj aj :book:

D.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Banana Yoshimoto

Sonno Profondo


p.s po me pelqen gjithnje e me shume letersia japoneze :thumbsup:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

shtepia e shpirtrave isabel aljende, po e lexoj relativisht vone...shume interesant eshte, nje miks idesh te ndryshme, pasione te zjarrta, eshte i mire fare si liber, besoj me i miri i kesaj autoreje.
 

TDSH

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Dante Scala-"stormy weather"

..getting ready for the New Hamshire Primaries.
 

edda

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Le irregolari - Buenos Aires Horror Tour i Massimo Carlotto

Nje roman i bazuar ne fakte dhe personazhe te verteta. Tregon histori te luftes se piste te diktatures argjentinase, per fenomenin e desaparicion, per kampet klandestine te perqendrimit, per femijet qe trajtoheshin si plaçka lufte, per qendrimin e kishes dhe te shteteve te botes. Gjithashtu tregon per luften e gjysheve dhe grave te Plaza de Mayo, qe akoma dhe sot kerkojne eshtrat e bijve te tyre apo niperit e zhdukur.

Liber shume i dhimbshem
Ua rekomandoj gjithe atyre qe duan te ndryshojne diçka ne kete bote te ndyre!!
 

Odea

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Crime and Punishment - Fyodor Dostoevsky

Tani e kuptoj pse eshte cilesuar si nje nga masterpieces of Russian literature.


Odea :book:
 

bebi

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

nji nder librat e fundit qe kam lexu asht "the selfish giant" e Oscar Wilde.
Kush nuk e ka lexu, ja keshilloj.
I ngjashem me "princin e vogel", por ma i bukur.
 

bona

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

sa marova

Angels and Demons -- Dan Brown

tani po lexoj

Madame Bovary-- Gustave Flaubert
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Fillimisht postuar nga issi:
Fillimisht postuar nga Kordelja:
Muri, Sartre
e pashe edhe une ne nje version shqip ne nje librari ketu ne Firenze. Kur ta mbarosh me thuaj nese ja vlen qe ta blej.
Kam kohe qe e kam mbaruar.Pershtypja ime: Jane kater novela ne kete liber.Do vecoja Herostrati, per mesazhin qe percjell dhe per theksimin qe i ben faktit se njerezit jane te prirur te mbajne mende kujtime te keqia.Nder te tjera sjell ne pah nje paranoje dhe mit si ajo e Herostrait i cili nuk gjeti tjeter meyre per tu bere i famshem por vec duke djegur tempullin e Hefesit.Askush nuk e mban mend arkitektin e ketij tempulli, ndersa ate qe e rrenoi e kujtojne te gjithe.Eshte me shume nje novele qe flet per nje dileme psikologjike te personazhit kryesor i cili eshte ne udhekryq dhe kerkon pothuajse ne te njejten menyre te behet i famshem, pregatit nje liste personazhezh te famshem te cileve u shkruan dhe qe do t'i vrase brenda nje nate, e me pas novela mbyllet ne nje menyre te cuditshme dhe po aq abstrakte /pf/images/graemlins/laugh.gif sa gjithe te tjerat.Novelat e tjera i lexova sepse doja te njihja stilin e ketij autori, por jo se me peqlyen.Por ky imi mbetet nje gjykim personal.Eshte nje shkrimtar ekzistencialist qe nuk para sjell shume optimizem ne paragrafet finale te veprave te tij, ndoshta kjo duhet marre parasysh.

Novelat e tjera: Muri (as nuk mundesha te zgerdhihesha me mbylljen e saj), Dhoma (dicka me ndryshe), Intimitet (me nje sy hapur e nje mbyllur e kam lexuar), Femijeria e nje padroni /pf/images/graemlins/laugh.gif pas gjithe atij kerkimi identiteti te nje adoleshenti per tu bere pronar apo cfaredo duhej te behej (konsideroje krize moshe) perfundon qe sheh si zgjidhje te linte mustaqe qe te permbushte kornizen fizike per t'ju pershatur objektivave " te medha" qe i vuri vetes diten qe vendosi te rritej /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Nejse, dicka lexova dhe nga Sartre.

Nderkohe po lexoj: Disa tregime te tjera te Buxatit, Princin e Makiavelit (do doja ta lexoja anglisht kete) dhe Tregime te mocme shqiptare. /pf/images/graemlins/smile.gif

Te gjitha shume te bukura.
 

bona

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

moj Kordele

a shijohen Tregimet e mocme shqiptare ne gjuhe tjeter. JO.
so lexo moj autoret e jashtem ne gjuhe te jashtme.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Moj bona, moj bona, sa problem i ke problemet e mia moj, po mos i qaj hallin kaloresit se i varen veshet moj.Po ka gje me te bukur se te shijosh nje liber ne gjuhen tende moj, per mua jo.

Nejse e dashur, e kuptoj qe ti s'mund te kesh te njejtat ndjesi si te miat.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Kohet e fundit po me terheqin vecanerisht librat me tematike historike. Kam pak qe mbarova dy librat e Nolit mbi Skenderbeun, "Historia e Skenderbeut" dhe "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" (jane pak a shume e njejta permbajtje per sa i perket ngjarjeve dhe kontekstit historik qe shtjellohen, me dallimin e vetem se, pervec vitit ne te cilin jane shkruar, e para merret me shume me betejat e mirefillta qe zhvilloi Skenderbeu dhe strategjine ushtarake te ndjekur ne to, nderkohe qe i dyti perqendrohet me teper rreth figures personale te heroit dhe eshte shume me i pasur nga ana e burimeve bibliografike se i pari).
Noli gjithmone me ka terhequr me menyren e te shkruarit, dhe tek libri i pare ka disa pasazhe - fatkeqesisht, te shkurtra - shume te bukura te pershkrimit te betejeva, qe per nga zjarri e gjalleria me te cilen jane shkruar u afrohen atyre te pershkruara nga Godo tek "Skenderbeu" i tij (i cili per mua vazhdon te mbetet versioni i shkruar me terheqes dhe artistikisht me i plote mbi kete figure historike kombetare).
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Skenderbeu i Godos eshte me i bukuri i shkruar gjeri me tani edhe pse shume kush mban te tille Barletin.

E kam lexuar shume, shume vite me pare, por Godo eshte pmjeshter i letersise historike dhe ka dhene prova per kete edhe me Ali Pashe Tepelenen.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Duke marre per baze ato qe thote Noli mbi versionin e Barletit, ky i fundit ka meriten se eshte shkruar nga dikush qe kishte informacion te dores se pare mbi Skenderbeun per shkak te lidhjeve indirekte qe kish patur me te (per vete kohen kur eshte shkruar), por eshte i kritikueshem sepse e shnderron figuren njerezore te tij pothuajse ne nje mit, nje personazh gjysem te vertete e gjysem perralle, shkurt nuk eshte aq realist dhe objektiv sa c'duhet.

Sa per Ali Pashe Tepelenen e Godos, sapo e gjeta keto dite, dhe kam ndermend ta filloj se shpejti.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Nuk mohohet vec qe eshte pikerisht Barleti burimi i vetem i informacionit te hershem, informacion i cili vleu dhe per me tej.Me sa di une ajo eshte edhe ku jane bazuar te dhenat per studime te metejshme qofte keto edhe biografike.Ate te barletit nuk kam patur as deshiren as miresine ta lexoj, ndersa stilin e Godose e pergezoj, Ali Pashe Tepelena e Godose ka lene nje shije qe edhe Frosinen e Mira Mekasit (qe thone qe eshte i bukur por qe s'kam patur fatin ta gjej ende ne librari) e ka vene ne diskutim.
 

bona

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

just finished Madam Bovari.
another masterpiece.

dje ne Barnes e Nobles mora :

Bel ami--- maupassant G. D.
Candid--- Voltaire
the Idiot --- dostoyesky
the dead souls--- gogol

i will let you know soon how were they...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Re: Libri që ke në duar.

Ushtari i mire Shvejk. /pf/images/graemlins/smile.gif Me ben te kuptoj se sa e rendesishme eshte per njeriun te kete aftesine te qeshe me zemer, edhe kur eshte e veshtire per ta bere.
E thene ne menyre me poetike, lulja eshte me e bukur kur cel ne toke djerre.


PS: No, don't! :goofy:


-----------------------
"Have I told you lately..."
 
Status
Not open for further replies.
Top