Re: Re: Do doja...
rikthehem,ringjallem,rishkrihem,riendem,rrugeve zgavrave te trurit ne deshmi qe ai ekziston,ne dyshimin qe mund te jete bosh a plot.
ripushtohem e tera ne endjet e mia plot ngjyre,me jeten lidhur ngushte,shkarkohem nga fajet dikur pjese e pandare e sjelljes time.
riputhem me veten bashke me ty,ne endrrat qe me shkaterrojne ate pak gjume varferak.
dua,do doja te mposhtja ato ndjenja gerryese,ato qe shpirtin e kane prere me thike e pastaj e ngjisin copa-copa.
brinjeve te mija shoh,mishin si fillon te trashet si nje perpekje per kundershtim,ndaj formes time perfekte dikur.
jam une,pa dyshim une qe brehem neper goje pa dhembe,po thjesht neper mendime te lehta e te thella ashtu si gjithmone kam bere.
do doja te me ndodhte gjithe kjo,po te pakten ne momentin qe me ndodh dua te rimarr menjehere koshience dhe jo te mendohem prapa se c'me ka ndodhur me pare,dua te arrij menjehere perceptimin e ndjenjave dhe mendimeve te mia qe krijohen situatave te komplikuara.
Dua te mposht nervat e mia!