Re: Akuzohet Nene Tereza!

Re: Akuzohet Nene Tereza!

Marre nga Revista KLAN:
-----o----

Nene Tereza, nje shenjt i pashpirt?

Nje liber nga SHBA/ Kush e kundershton shenjterimin. Quhej shenjtore qekur ishte gjalle, por se fundmi kisha ka bere te ditur se me 19 tetor do te ngjitet ne qiell. Por e adhuruara e Kalkutes ka edhe armiq. Nga Amerika e akuzojne se nuk bente asgje per te lehtesuar dhimbjet e te semureve dhe te te varferve.

Tashme lajmi eshte bere zyrtar. Me 19 tetor, pothuajse gjashte vjet pas vdekjes, Nene Tereza do te shpallet Shenjtore nga Papa. Ky proces u organizua ne nje kohe rekord dhe vjen si rezultat i punes se jashtezakonshme te kesaj murgeshe me origjine shqiptare, e cila zgjodhi perkushtimin ndaj te varferve indiane, por jo vetem ndaj atyre. Qe nga casti kur Nene Tereza, per te nisur misionin e saj mes te varferve ne vitin 1949, e braktisi Bashkesine e Motrave te Loretos, murgeshat e saj me shamite bardhe e kalter u shperndane ne 123 vende, ku hapen azile per te semuret e pasherueshem, te varferit dhe jetimet.

Por kjo veper e admirueshme, edhe pse ne dukje gati e pabesueshme, nuk gezon miratimin e te gjitheve. Disa zera kritike ndaj nene Terezes e kane gjetur forcen per t'iu kundervene asaj pikerisht tek shenjterimi i ardhshem. Nuk behet fjale vetem per kundershtine ndaj mrekullise qe Kisha ia ka njohur Nene Terezes nga Kalkuta: mjeket indiane te cilet jane kujdesur per nje grua te sheruar nga tumori, jane te mendimit se zhvillimi pozitiv i semundjes mund te shpjegohet vetem me trajtimet mjekesore.

Cilado qofte e verteta, keto mosperputhje duhen lexuar ne realitetin indian, pikerisht atje ku kane marre fillesen. "E sheruara nga mrekullia" eshte nje jo katolike dhe perfaqeson nje mjet te pakendshem te proselitizmit katolik. Sic kujton gazetari italian, Saverio Gaeta ne librin e tij te ri "Sekreti i Nene Terezes", asaj iu desh te perplasej me opoziten e forte indu qe ne perurimin e azilit te saj te pare: "Nje grup indu qendronte perpara nderteses duke kercenuar se do te vriste ate dhe murgeshat e saj. Thirrje te ndryshme iu drejtoheshin administratoreve te komunes duke iu bere te ditur se te shtruarit vdisnin ne pjesen me te madhe, sepse murgeshat ua merrnin gjithe gjakun per ta shitur". Shpifje, pa dyshim, te cilat synonin te krijonin nje klime dyshimesh rreth vepres se Nene Terezes, e cila ishte nje mbeshtetje jo vetem materiale, por edhe fetare ne nje vend ku katoliket perbejne nje pakice shume te vogel. Bindja e saj radikale e shenjteroi, por ajo mbetet gjithesesi "skandaloze" per shume vete, madje edhe ne Perendim. Gazetari amerikan Kristofer Hitcens ka mbledhur zerat e kundershtareve te saj ne nje liber te parespektueshem, por gjithesesi te dokumentuar, te titulluar, "Pozita e nje misionareje". Autori tregon se ne azilet e Nene Terezes imponohej kulti i vuajtjes si rruge shenjterimi, nuk u jepeshin ilace kunder dhimbjes as te semureve ne prag te vdekjes dhe me shume se mjekesise i besohej vullnetit te Zotit, edhe pse ofertat qe mberrinin ne bashkesi krijonin mundesine e perdorimit te mjekimeve te duhura. Pervec kesaj, ai citon deshmite e vullnetareve dhe te nje ish murgeshe, te gjitha amerikane, te cilat u larguan nga bashkesia per shkak te rregullave te rrepta, deri ne kufijte e jonjerezise.

Elgi Xhilespi, e cila punoi per disa kohe ne qendren per te semuret me Sida, qe Nene Tereza hapi ne San Francisko, tregon: "Kishte me dhjetra njerez te deshperuar. Nuk lejohej te shihnin televizor, te tymosnin ndonje cigare, te pinin dhe te prisnin vizitat e miqve, madje edhe kur ishin duke vdekur". Ndersa ish murgesha Shilds kujton: "Dhurimet, te cilat mberrinin ne sasi te medha, depozitoheshin ne banke, por ato nuk ndikonin aspak, as ne jeten tone dhe as ne jeten e te varferve qe ne perpiqeshim t'i ndihmonim... Ekzistonte nje projekt per te hapur ne Bronks nje azil, por rregulloret perkatese e benin te detyrueshem instalimin e nje ashensori per te paaftet. Nene Tereza nuk deshi t'ia dije per kete fakt. Ne kete situate, Komuna e Nju Jorkut u tregua e gatshme per te perballuar shpenzimet, por propozimi u hodh poshte dhe projekti u la krejtesisht pas dore... Per Nene Terezen, gjeja me e rendesishme ishte mireqenia shpirterore e te varferve. Per kete arsye, ajo urdheronte edhe pagezimin fshehurazi te njerezve qe ishin duke vdekur".

Kristofer Hitcens hedh pyetjen edhe se si mundej Nene Tereza te pranonte financime nga diktatoret (ai haitiain Dyvalje) dhe nga mashtruesit (si Carls Kiting, i cili u kishte vjedhur qindra kursimtareve rreth 252 milione dollare). Pyetje shqetesuese keto per ate qe nuk i analizon zgjedhjet dhe rreptesine e Nene Terezes permes besimit. Por Kishes gjithesesi nuk i ngjallin aspak frike, edhe per vete faktin se Hitcens foli dhe u degjua edhe ne procesin per shenjterimin. Dhe kundershtite i tij nuk mjaftuan per t'i nderruar mendjen Vatikanit.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Po ky zotnija e thot vet se qa asht kur thot une jam ateist .Une nuk jam neutral ndaj fese.Une jam (hostile) ndaj saj Me me fal po nuk me vjen per momentin nje perkthim i sakte per kete fjale ne shqip.Nuk besoj se ja vlen te merresh me kta lloj njerez qe vuajne per fame edhe pse per keq.Po habitem me foTaqin se ne nje shkrim mu duk besimtar musliman i devote e te marre shembull nje ateist qe e thot pa frike se esht armik i fese nuk me duket logjike.E per me shume qe mundohet te hedhe balte mbi figuren me perfaqsuese te dashurise per njerezimin deri ne vetsakrifikim.Apo ndoshta nuk i perket fese se tij.....
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Mor zotni,une jam musliman,e kjo s'do te thote se nuk mund te kritikoj ose te mos bie dakort me gjera reale.
Nen Tereza dhe nenterezistet nuk jane shembull i katolicizmit,as katolicizmi nuk eshte Nen Tereza,as vete Papa Vojtiva nuk eshte shenjteruesi i katolicizmit;ose me sakte dera e Katolicizmit.
Ky papal ka bere shenjtore gjate kohes se tij aq sa kane bere 6 Papate para tij sebashku.
Shqiperia nuk ka nevoj per shembuj te frymes se shenjte te Vatikanit,as nuk ka nevoj t'u paraqiten shembuj nga fete e tjere(perfshi ketu Islame).
Logos,na thote ---shikoni shembujt e saj te ''mire---,zoteri,Hitchins ka sjellur plot shembuj,e ti shihi ata a jane te mire apo fatale.
A mos valle duhet t'i veshim te gjitha vajzat shqiptare murgesha???.
E kam bredhur Europen e kam qen kudo,njerezve te sotem nuk i preu barku per nentereze e Vatikan;(e kam fjalen per krishterimin europian).Evropa as qe nuk pyet per fe,por jane disa mendjelehte e katoliko-centriste qe duan tia shtrojne dhe paraqesin shqiptareve(qe han bar),se,cdo gje katolike eshte e mire per ne,dhe se po te jemi katolike e ti puthim ****** Papes(sic vepron e na meson Rugovna)evropa do te na pranoj.
Nene Tereza e ka vendin ne Vatikan e INDI;ajo nuk beri asgje nacionaliste per Shqiperine,prandaj,nuk ka sesi ajo te jete shembull per shqiptaret e sotem,aq me shume kur shumica juaj (e jona)jane te pa fe,dhe cirreni duke uleritur se --feja e shqiptarit eshte shqiptaria---,.A e degjuam nenterezen te bertiste para Papes ne Vatikan ose para konventave se ;feja e saj ishte shqiptaria???,Jo,pra kur ju o miq te dashur,te ulerisni dhe bertisni ne demonstrata se jeni kundra fe'se dhe se t'i kerkoni Papes ndalimin e saj per shenjtore se Nene Tereza ishte shqiptare,dhe se per shqiptaret feja e tyre eshte shqiptaria;dhe se keshtu duhej te ishte edhe per te,atehere une bie dakort me ju.
Perfundimisht,them se,katolicizmi eshte i demshem per shqiptaret,po ashtu edhe fe'te e tjera,prandaj shembulli i NenTerezes eshte i demshem per ne,pasi ne nuk kemi fe,feja e jone eshte shqiptaria,kurse per Nenterezern ishte Jezu Krishti,kjo e ben ate qe te mos jeyte shembulli yne.
Flm per mirekuptimin.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Postimi i fundit me lart me befasoi.
Tashme njerezit kane te drejte te shprehen hapur dhe pa ndrojtje dhe ne te vertete kjo eshte demokracia.
Por sikur kane ardhur kohet sot, me mire eshte te mbyllesh veshet dhe syte e te mos degjosh e shikosh asgje.
Alinos ka postuar te Media nje pjese nga libri i Ismail Kadare-se.
Te them te drejten me beri pershtypje dhe per replikuesin e mesiperm do te postoj ate cfare Kadare mendon.

<ul type="square">
[*]Tre incidentet e mësipërme, ndonëse të rëndomta në dukje, dëshmuan
qartë për një hovzim të ndjeshëm të një klime antishqiptare në
gadishull.
Në rastin e Himarës, fyerjet kundër Shqipërisë, kundër flamurit dhe
simboleve të saj shtetërore, shoqëruar kjo me valëvitjen e flamurit dhe
simboleve greke, dëshmuan haptas për një program të vjetër, të nxjerrë
nga varri, në mos për shpërbërjen e Shqipërisë, për shkëputjen e një
cope të saj.
Në rastin e Nënë Terezës, u shpalos një program tjetër: shpallja
tërthorazi e popullit shqiptar si popull që s’mund të ketë modele
pozitive, e aq më pak modele sublime si Nënë Tereza. Duke i lënë këtij
populli vetëm monopolin e modeleve negative: banditëve, mafiozëve,
horrave, shkretanëve të çdo ngjyre, praktikisht i programohet mbyllja e
çdo shtegu drejt përparimit. Atij i lihet hapur vetëm një shteg: atij
që çon në fillim në
greminën morale, e pastaj thjesht në greminë.
Rasti i tretë, ai i bisedës televizive të 25 tetorit, hedh projektin e
ri, sipas të cilit shqiptarëve nuk u përket veçse një copëz e
Shqipërisë, ndoshta pjesa më e vogël e saj. Thënë shkurt, ky është
projekti i vjetër i copëtimit të vendit, rishfaqur me një kostum të ri:
vend shumëkombësh.
Këta shembuj, shoqëruar me dhjetëra të tjerë, nuk janë as të rastit, as
të shkëputur nga një fundajë e tërë në këtë fillim shekulli. Në
ndërrimin e mijëvjeçarëve, për herë të parë në gadishull, populli
shqiptar u shfaq i lirë, në pothuajse krejt shtatin e tij. Në vend që
të pritej në mos me gëzim, së paku me atë luajalitet, që shkakton ai që
mbërrin më vonë, në logun ku sivëllezërit e tjerë bashkëvuajtës si ai,
kanë mbërritur ndërkaq, në vend pra që të pritej me mirëkuptim, ndodhi
shpeshherë e kundërta. Më kot rilindasit shqiptarë u ranë kambanave dhe
dhanë shenjat paralajmëruese se nuk po del nga mjegulla një përbindësh,
por një popull që kërkon lirinë, ato kambana nuk u dëgjuan dhe ato
shenja nuk u panë. Liria e një populli u përftua si diçka kërcënuese,
diçka dëmtuese për të tjerët. U krye kështu një gabim fatal, nga ata që
historia nuk i fal kurrë: u krijua iluzioni fatkeq, se Gadishulli
Ballkanik mund të gjejë lirinë e vet, duke ndryrë, duke varrosur brenda
barkut të vet, lirinë e njërit prej popujve më të vjetër të tij.
Keqkuptimi vazhdoi gjatë. Dhe bashkë me të një tragjedi shumëaktëshe,
për të sjellë vetëm një nga shembujt, atë që luhej mu përpara syve të
verbër të Evropës. Tam-tamet e festivaleve, të forumeve e të profkave
pseudoliberale e mbuluan për një kohë të gjatë atë që gjithsesi nuk
duhej të mbulohej: dramën e një populli që vuante si në mesjetë në
Jugosllavi: shqiptarëve të Kosovës. Ishte padyshim turpi më i madh i
Evropës së pasluftës dhe njolla më e rëndë në ndërgjegjen e saj. Për
fat të mirë Evropa dhe gjithë qytetërimi perëndimor u zgjuan më në
fund. Ata e ndëshkuan Jugosllavinë duke shënuar në historinë e
njerëzimit luftën e parë të një grupi popujsh të bashkuar për arsye
kryesisht morale.
Kohët e fundit, po krijohet përshtypja se ky ngadhnjim i ligjeve
sublime të të drejtave dhe lirisë mbi çdo ligj tjetër, po vihet prapë
në dyshim. Një frymë mohimi, e njohur në historinë njerëzore pas
ngjarjeve të mëdha, një ndjesi pendimi për atë që u bë, spikat aty-këtu
herë më qartë, herë më turbullt në kontinentin evropian. Ndonëse në
Hagë vazhdon gjykimi dhe dënimi i krimit, një simpati e heshtur për të
gjëllon andej-këndej. Si shoqëruese e kësaj ndjesie, vjen nervozizmi
dhe mosdurimi ndaj atij që u bë shkaktar për atë bombardim të gjatë e
të kobshëm në Ballkan: popullit shqiptar.
Shenjat e një prej flamave më të vjetra të botës, racizmit, po shfaqen,
këtë herë, kundër shqiptarëve. Tre shembujt që u përmendën në krye të
kësaj sprove nuk janë veçse shenjëza të rastit midis një sfondi të
madh. Por shpesh janë pikërisht shenjat e rastit, e sidomos ato që nuk
u vunë re, që paralajmërojnë ngjarjet.
[/list]


Lexim te kendshem dhe mendohuni perpara se te nxirrni dicka nga stomaku.
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Ah mer Billo Klinton se na kernaqe me ate postim te Kadarese.
Patjeter Kadareja sikur Rugovna,tashme te konvertuar ne katolike e kane per idhull Nenterezen,dhe ata jane nenterezista te flakshem.
Kadare nga enverist eshte shpallur nenterezist dhe Islamofob.
Nenterezen le ta mbajne katoliket e jo mbare shqiptaret.
Postimi im te ka shpjeguar gjithshka;edhe njehere.
Evropa nuk don tia dije as per Vatikan e as per Nenterez.
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Feja e nenterezes ishte krishterimi.
Pra vepra e nenterezes nuk i solli asgje te mire Shqiperise,pasi feja eshte Opium per Popullin;keshtu na mesonte edhe Kadare dikur,.
Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti....
Sot Kadare therret:
Ku ti kerkoj rrenjet e tua Nenterez?.
E une te drejtohem ty Billo me Kadare e kompani,shkoni ne Vatikan e Indi ne rast se e kini Nenterezen per idhull,pasi ate nuk e lidhte asgje me Shqiperine,ajo as shqipen nuk e dinte,por e pat harruar nga ''malli'' i madh qe kishte per shqiptaret.
FLM.
 

samanta

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Nene Tereza ishte dhe besoj qe per shume kohe ka per te qene shejtnesha qe veten e sakrifikoi per njerezit me te vuajtur te botes.Une kam qene ne Shkoder qe e vogel te Motrat e N.Terezes dhe ajo cka me ka bere pershtypje ka qene se i kam pare te realizuara parimet e fese.Kam pare katolike e muslimane te vinin se bashku per te kerkuar medikamente qe ne ate kohe s'ishin neper farmaci.Kam pare te kujdesen per te paralizuar ne nje kohe kur ne ju ofrojme vetem keqardhje dhe nje meshire te shpifur.Kam pare njerez qe akoma kesaj dite e ndjej mungesen e tyre.Kam pare fene te marre jete ne duart e njerezve.Kam pare vepra e jo fjale.Sot me shume se kurre kemi nevoje te shohim dicka.............
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Nuk e mora vesh se kush dhe perse e akuzoi?

Sido qe te jete nga momenti qe dikush behet nje figure e shquar, e njohur boterisht, lindin edhe 'akuzat'.....
 

edoni

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Mahat ma-Gandi ka pas armiq,eshte vra nga vet hindus.John Lennon ka pas armiq eshte vra poashtu.Prandaj nuk eshte cudi qe gjithmon te kete armiq.Cka eshte me rendesi eshte se harresa e historis do ti perbij keta pallavra.Une kam iq nje hebreje ketu ne londer e ajo m'tha poashtu njajt se kinse Nena Tereza ka qen shume e keqe ndaj punetorve tjere qe punojshin me to ne
Kalkut.Ky dhip hebre eshte fotografe e njohun boterore e ka shku me taku Nena Terezen ne Kalkut per me bo do fotografi.Kur shkon kjo te Nena Tereze,Nena Tereza i thote ;
'hajde ndihmom kape kete femi e bjere ketu ne shtrat'
'kjo i thote po une erdha me bo do foto'
'Nena tereze i thote nese don me me ndihmu me femi mire nese jo te lutem shko sepse une nuk kam ardh ne Kalkut me bo foto'

Nejse me shkurtu kete peralle une i thash dhipit hebre 'e cka koka gabim ketu qe Nena Tereze eshte rrept ajo ka shku atje me i ndihmu femijve bonjak e fukara,si eshte e mundur me kriju rend dhe qetesi pa disciplin'
'dhipi hebre ma kthen po jo keto po jo ato,ajo nuk duhet me u sjell ashtu e s'di cka-shkurt e shqip pallavra'
e qashtu puna e njerzve neper bote krijojn realitetin i cili perputhet me idealet e tyne.

E ne fund edhe une i krijova realitetin i cili perputhet me idealet i mija,kesi here une pernime.E iqa shume keq tan naten dhipin hebre.
Rrnoft Irak shqiptar 'ALBANIAN SECRET WEAPON'
 

Samuel

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Po me vjen shume keq qe detyrohem ti them disa fjale ketu ne kete teme te turpshme qe eshte hapur!

Them teme turpshme sepse u jep rast te gjithe armiqve te Shqiperise dhe te shqipetarve qe te shfryjne dufet e tyre duke tundur si flamur ato intriga shifjesh e trillimesh si te atij pseudo-autori qe ka shkruar kunder nenes Tereze ate liber...

E ju qe keni dhene dhe mendime perkrah atij duhet te mesoni se ai vetem per te shkruar ate liber eshte paguar nga klanet Sllavo-Greke aq sa nuk do te kene me nevoje te punojne as gjeneratat e brezit te 10-te te fisit te tij...

E ju nuk fitoni asnje "Asper" pse i bashkangjiteni atij me hapjen e ksaj teme apo me ca shembuj e krahasime te ulta...

Faik Konica ka thene:
"Shpesh ne Shqipetaret jemi e keqja e vetvetes!"

E jemi shume te kqinje per veten tone!
Sikur nuk kemi tema te tjera per te diskutuar, kur ne Shqiperi njerzit atje po vriten cdo dite mafjozisht nga klanet e lidhura me pushtetin...po vuajne papunsine, mjerimin ekonomik te tejskajshem...

E ne Kososve po luhet nga klanet anti-Shqipetare qe jane ne radhet e drejtuesve te ardhur ne Koosve, apo dhe ne radhte e Paralamentit etj...

E ju nuk u prokupojne aq shunme per diskutime apo per ndonje organizim per te ndihmuar atje qofte dhe me fjalet tona...por keni gjetur te merreni me tema qe i japin mundesi armiqve te shqiptarve te shfryjne dufet e tyre biles dhe ti marrin e te i perkthjene fjalet e ndokujt dhe ti perdorin si "argumente" te tyre per te rrezuar figuren e nenes Tereze...

Por e gjitha kjo ka te beje me mentalitetin e dobet te njerzve pa formim te mire e qe kane mungese te theksuar te llogjikes njerzore. E fatkeqesi eshte kur u jepet dhe mundesia te flasin e te pergojojne figura si nene Tereza.

Nuk eshte rasti i pare qe vete shqipetaret hedhin balte mbi figurat e kombit te vet.

E ata pseudoshqiptare e bejne ate veprim pikerisht ne momente delikate per kombin dhe per popullin shqipetar, kur nje pjese e kombit eshte e pushtuar e nje pjese ne jug te Shqiperise e kercnuar per tu marre nga Grekrit...

Vete shqipetaret vite me pare sulmuan Gjergj Kastriotin Skenderbeun ne gazetat Shqiptare ku e cilsuan deri dhe jo Shqipetar...

Ashtu ka ca kohe qe ne faqen "e djathta Shqiptare" ne interenet sulmohen te gjithe njerzit tane te rilindjes qe kane studiuar apo kane punuar ne perandorine Osmane, biles dikush na i cilson dhe "gjak prishes"...

Pra nuk eshte rasti i pare qe vete Shqipetaret ne emer te asaje qe dikush i thote Demokraci sulmon pa ndalim e pa dallim...

Por ajo eshte nje kuptim i keq i demokracise, sepse demokraci nuk do te thote te perbaltesh deri dhe perendite apo prindrit tu...sepse perbaltja dhe injorimi vjen shkalle shkalle...

Ku ne se ne emer te lirise se fjales fillon te shajshe, te injorosh cdo gje deri tek vetja jote, atehere do ti kthehesh dhe vetes tende me gjithe cfare ke ne rrethin tend, pasi ste ka mbetur asgje tjeter...

Pra une mendoj qe kjo "Teme" qe e fus ne thonjeza pasi nuk eshte teme per tu marre si e tille...
Te mbydhet sa me pare nga moderatoret!

Duke i konsideruar ato shpifje te atij Judi anti Jezus, pasi nuk eshte cudi inisiativa e Judve kunder Nenes Tereze, ata jane te destinuar ti kundervihen cdo shenjterimi, cdo perendie...a nuk ishin ata vete qe e vrane Jezuesin?
Po, ata e vrane Jezusin ne kryq e gozhduan...dhe jane te gatshem te vrasin cdo figure e cdo popull qe don shenjterine e vet, lirine e vet dhe paqen e vet !

Ashtu qe me mire te injorohen njerz te tille qe ngrejne armiqesi kunder figurave me te mrekullueshme njerzore, e jo te u lexohen librat por ne asnje menyre te mos dergohen as ne Shqiperi e as te mos perkthehen !

A nuk e shikoni shembullin e Gjermanise!

Kurre nuk eshte lejuar as nuk lejohet botimi i Literatures naziste pas luftes se dyte botrore!

Ndersa njerz qe i duan diktatuart, kriminelet, apo ata qe sulmojne figurat me te ndritura te njerzimit sic eshte nene Tereza, jo vetem qe i botojne ato libra por dhe i shperndajne e i perkthejne me fondet e mafjeve dhe kerkojne te gjejne simpatizant te verber...sic pashe edhe ndonje ketu qe mundohet ta fshehe koken nen ate gjoja se qenkemi ne demokraci dhe eshte e lire te sulmosh cdo kend...

Mos te harrojme se dhe hapja e nje teme te tille eshte sulm ndaj nenes Tereze!

I therras moderatoret qe ta mbydhin kete teme, te mos u japin me rast shqip-folsve qe te perbaltin ate figure te shenjte ne internet.

Pasi sado mire qe te shkruajme per te vrtetat e saj, nje shkrim i keq, apo nje fjale e keqe kunder nenes Tereze do te u mjaftonte armiqve te betuar te Shqipetarve dhe te asaj figure te madhe, per ta tundur si flamur kunder saj!

"Nder udhetime"
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Akoma nuk paska dale nje "guximtare" nga keta moderatoret qe ta mbylle kete teme?? :smash: :smash: :smash:
 

iliriano

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

E kane te kote ata qe mundohen te akuzojne nene terezen dhe mundohen te hedhin balte imazhit te saj!
Pasi tani ajo eshte shpallur e shenjte dhe qindra vepra letrare nga autore te huaj ngrene larte imazhin e saj :thumbsup:
 

swimmer

Primus registratum
Re: Re: Akuzohet Nene Tereza!

Eh erdhi koha qe nuk pyet njeri per shenjtor por vetem per Lek ai qe e ka bere kete liber(Kristofer Hitcens) do te pasurohet duke treguar peralla.
Por qe te jete libri sa me shume interesant dhe qe te shitet sa me shume ai ka bere shpifje dhe imagjinata.E mbani mend ate thenien:
-" heee Jeta eshte aritmetik olimbi"
ne kete kohe te gjith mendojne si te fitojne lek dhe nuk pyet njeri.

Nene terezen e nderoi gjith bota,mori dhe çmim Nobel dhe tani do behet shenjtore,lere çthote ai Hitcens.
 
Top