RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

OROSHI


--------------------------------------------------------------------------------
Me -1939 Sala dorezoi qeverine dhe ja rrembeu Rama deri ne vitin -1941,pastaj e moriEnveri deri me -1985 pastaj e mori prap Rama deri ne -1991 dhe ja dha Sales i cili e dorezoi me -1997 dhe ja dha prape Rames
------------------------------

cfare rrumpalle <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Kapidani i Oroshit thote:

...nuk duhet te harrojme qe Sala bashke me disa te tjere mbanin pardesy te bardha...

Newton :

Ah Kapidan o Kapidan

E Harrove qe ne ate kohe, gjith njerezit visheshin si kinez.Nuk i dalloje dot puntoret e minieres nga studentet apo kooperativistet.
Sala,Pashko, apo Kadare donin te dallonin pak nga te tjeret.

Mos ja ver veshin ti Kapterrit, te Dulles. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Ai per vete mbante pantallona ushtarake,kepuce me kambale dhe xhup pambuku.Ishte i lumtur qe ju vidhte groshen ushtarve dhe qe ne darke kishte me se ti mburrej gruas qe e kishte rregulluar shitse buke.
lol.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ishte i lumtur qe ju vidhte groshen ushtarve dhe qe ne darke kishte me se ti mburrej gruas qe e kishte rregulluar shitse buke.
------------------------

gjenerali nuk merret me groshen e ushove por ................... :tipsy:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Isaaacoooo hohohohohohohohohohohohohohohoplakooo
lol.gif
lol.gif
do i jene quar q*met e kres Genos se shkrete:Geno plassss he <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,Isaac,kapidan jam
thumbsup.gif
,
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Si keni Kryetarin (dr.Rrumpallen) e bete edhe muhabetin djema <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ihihihihi <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

GJENERALI

08.11.1941

--------------------------------------------------------------------------------
Si keni Kryetarin (dr.Rrumpallen) e bete edhe muhabetin djema ihihihihi
--------------------------

kete na la trazhgimi Krietari jot gjeneral
shrug.gif

pse nuk e lecon me vemendje postimin e pare te kesaj teme .??
e
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

opo krietari im dolli nga pulitika qe ne 1985 po ki juaji qenka ç'qenka <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

opo krietari im dolli nga pulitika qe ne 1985 po ki juaji qenka ç'qenka
---------------------------

po ai Krietari jot qe na doli nga politika ne '85 na la si trashgimi ate Krietarin Tjater qe na coi deri ne '91 e deri me sot (rregjisor mbrapa skenave).
faj te madh beri ai Krietari jot gjeneral, e po vuajme edhe sot e kesaj dite mgjs se kane kaluar 20 vjet
shrug.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

ai kretari im ju tha:
<span style="font-weight: bold">5 vjet do me qani,
15 vjet do me shani,
GJITHE JETEN DO ME KERKONI</span>

tani ju prisni dhe pak se te mbushet profecia,edhe 2 vjet duhen... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

OROSHI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

E kur e tha Geno
eek.gif
:tipsy: ,une nuk e degjova
cry.gif
cry.gif
,normal qe do e kerkojme gjith jeten....per ta denuar/arrestuar &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

c'ke o Shaban Qosja qe ngaterrohesh me genen kot &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; (besoj se ti e di historine e shaban qoses - hunderrit)


Une jam i urte ke zoti e nuk i bi ne qafe nejriut.

Doje te dije cfare mendoj une per rolin e berishes ne ate kohe????
apo per rolin e policise????

Roli i berishes nuk me intereson por shpresoj te mos kete qene nje genjeshter e madhe pasi luhej me jetet tona. Une duan te besoj se berisha nuk ishte nje vegel. Me mjaftojne veprimet e tij te ardhshme per ta gjykuar negativisht.

Persa i perket policise. Besoj se vertet kishin urdher te mos qellonin dhe e verteton fakti armet kishin minicione manovre. Kete e them nga experienca pasi perndryshe sot do te isha i varrosur te mali me gropa nese polici qe me drejtoi armen dhe e shkrehu do te kish patur municione luftarake diten kur hodhem monumentin e enverit (isha edhe une, nje nga kalamajte qe terhiqnin litarin).
Megjihtate besoj se gjithcka ishte e pregatitur.

Ate dite kisha ikur nga qyeteti studenti bashke me shoket dhe kishim dalur ne kthim te hanim pite prane sheshit. Nje person thiri me me megafon &quot;LARGOHUNI NGA SHEHSI&quot; dhe ne, si shqipetare qe jemi, u turrem menjehere drejt sheshit. Ashtu si ne bene dhe shume te tjere e shpejt u beme nje turrme e madhe (te gjithe kishin qene tek qyteti studenti me pare). Kish gjithsej 10-20 police rredh bazes se monumentit te hoxhes (te pakten aq dukeshin) me mburoje plastike, shkopa gome (dhe jo shufra hekuri si mercenaret e sales me '97) dhe, cuditerisht,disa kishin shot-gun (jo kallash) te mbushur me fisheke manover. Pjesen tjeter e keni pare ne televizor.
Ah po, frika me e madhe (nga sa degjoja) ishin zjarrefikset me uje te ngjyrosur sepese kishin mendohej se ngjyra nuk lahej dhe do te te njihnin me pas ata te sigurimit (kjo tregon tmerrin atyre viteve).
Ate dite ajri kish nje arome te kendhsme dhe kur ktheheshim ne shtepi dukej sikur fluturonim. Nuk besoj se do ndihem ndonjehere aq mire ne jeten time.

Me kujtoheht edhe kur donim te hynim tek blloku i udheheqjes.
Ura e bulevardit ishte e mbushur me ushtatre (kesaj here me kallash) dhe kishte tanke e autoblinda. I pashe mire sepse kishim marre formacionin e zakonshem (perpra grate e femijet - trimat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ) dhe isha ne rradhen e pare. Ndersa po nxeheshin gjakrat (nuk po funksiononte &quot;POLICIA ESHTE ME NE&quot;) mbaj mend neritan ceken mbi nje furistrada (ARO) me megafon qe na largoi nga aty dhe na coi drejt sheshit perseri. Nuk me kujtohet nese ishte po ate dite qe shkaterruam librari floren (dhe per kete me vjen keq sepse dogjem libra) dhe therisnim si &quot;kineze te lumtur&quot; me nje poster te adil carcanit(me duket) TAO TAO, TAO TAO nderkohe qe digjnim librat e &quot;heretikeve&quot; ne rruge.

Pjesen tjeter e dini vete. Ne shtepine time u vaotua berisha sepse perfaqesonte (u votua per cfare perfaqesonte e jo per cfare ishte) ndryshim e pluralizem.

zhgenjimi im filloi me mungesen e pluralizmit, korrpsionin etj
(shume drejtuaes publike detyroheshin haptazi te beheshin anetare te PD per te mbajtur vendin e punes)
gjithcka mori ngjyren e nje nderrimi te pushtetareve te vjeter me te rinj.
Metodat nuk ndryshuan shume dhe vendin e sigurimit e mori SHIK-u
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

gene

Nuk ma do mendja qe kjo te ishte loje e Ramizit.

Une kam qene vet ne takimin me Ramizin pas mesnates se 8 Dhjetori,tek korpusi i Universitetit.

Edhe ne te 12 (Azem Hajdari,Ben LIka etj) po dhiteshim ne breke,nga frika.
Por edhe Xhelil Gjonit me Ramizin ju kishte ik cerja.

Xhelili ishte aq i hutuar,sa fshiu tavolinen dhe karrigen gjith pluhur ku do rrinte Ramizi me shamine e hundeve dhe pak me vone ballin e djersitur.

Ramizi dukej qe ishte ngritur nga gjumi,se ishte i buavit ka turit.

Ai perdori te gjitha menyrat,per te na mbushur mendjen qe ta mbyllnim demostraten dhe pas ca ditesh te takoheshim per te diskutuar.
Kjo ishte e papranueshme nga ne, se e dinim mire se sa gropa te lira,prisnin tek &quot;Mali me gropa&quot;.
Ne fund ai perdori karten e fundit:
Neser ne Kosove do behen votimet e para(ilegale).
Njeher ja futem thiken ne kurriz Kosoves,me 2 Korrik kur u shpall Republika e Kosoves ne Kacanik,u hapen ambasadat dhe vemendja e botes u perqendrua ne Shqiperi,e jo ne Kosove.
Doni qe tja fusni edhe neser nje thike te dyte???
(Si ti pergjigjeshim? Ti thonim mos na rruaj trapin ti edhe gjith ... O.k i thame.) Dolem nga aty dhe shkuam tek rrugica qe te nxjerr nga Qytet Studenti tek Piteria &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,pasi aty po prisnin rreth 3000 studentet e tjere.
Aty ishte edhe Hekuran Isai edhe Skender Gjinushi.
Sa ju thame studentave argumentat e Ramos,gjakrat u nxehen.Kerciti shkopi i gomes e gjymsa e tulles.
Te tjerat i ke pare me syte e tu.


Permbledhje:

Ramizi mund te kete patur synim nje zbutje te diktatures,por kurrsesi leshimin e pushtetit.
Kishte punuar 40 vjet qe te ishte aty ku ishte.
Kishte perballuar kulshedren Hoxha.
Dhe 5 vjet me vone,ta leshonte e te futej ne burg.

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ramizit faleminderit, qe nuk na vrau.
Por edhe te na kishte vrare,nuk do fitonte gje.
Kazani kishte kohe qe ziente.Popullit i kishte shkuar thika ne palce.
Nuk ishte rastesi,qe 100 000 vete u mblodhen per te hedhur bustin.

Pyetja vendimtare qe i bej hapesit te temes eshte:

Burgun e tij dhe te ish-Byrose Politike e kishte kalkuluar Ramiz Aga???

Apo edhe ajo ishte loje?

Ne qofte loje,ateher e paska patur lojen e rende.
President- Burg - Qef neper ishuj Grek.
Shume e rende eeee??? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Isak, e gjitha ka qenë lojë e Ramizit. Me pak përjashtime të gjitha kanë shkuar sipas planeve! Tani është Tosi që sikur po bëhet djali plangprishës pasi po tejkalon çdo përmasë dhe nuk po vepron si i ka hije komunistëve (ngjarjet e fundit në PS)!
Do të thoja që një nga arsyet e rënies së Salës është edhe largimi i këtij të fundit nga idealet e PPSH-së!
Sidoqoftë ky konspiracion të bën të mendosh më thellë dhe gjithmonë gjen prova të pjesshme në mbështetje të tij!
shrug.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Mos harroni perestrojken ne bashkkmin sovjetik &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Nuk ishte thjesht nje plan i Ramizit, ai e &quot;kopjoi&quot; nga Gorbacovi.

gjithsesi, mos harroni se komunistet nuk do te pranonin me kaq &quot;qetesi&quot; humbjen e pushtetit nese nuk do te kishin nje plan te tille.
Pas vrsjes se causheskut ata i kishin marre masat per mbrojtjen personale dhe nje jete te shkelqyer ne ndonje ishull te bukur e mund te luanin letren e fundit(shtypjen me arme te revoltave) pa probleme.


pak dite me pare pashe nje pjese te nje dokumentari mbi grushtien e shtetit ne rusi pas perestrojkes (gorbacovi u izolua dhe komunistet tentan te rimerrnin pusht3etin me tanke - falimentuane se ishin nga ata peshqit e vegjel qe nuk i dinin mire punet ne ate kohe)
me kujtohet tani nje shprehje e Gorbacovit
- nuk mund te pretedohet qe sekretaret e partise te hiqnin dore nga pushteti i tyre absolut dhe te pranonin perestojken -
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

AT ZEF PLLUMI

Zef Pllumi ka lind në Mal të Rrencit me 7 prill 1924, qysh në moshë të vogël ka hi në kolegjin françeskan në Shkodër, tue mbarue liceun «Illyricum» në vitin 1942 dhe studimet teologjike në vitin 1946. Në dhetor të 1946 arrestohet bashkë me sivëllëznit e tij dhe dënohet me burgim, tue shetit në burgjet e Shkodrës, Bedenit dhe Maliqit. Lirohet në vitin 1949 dhe vendoset në kuvendin e Arrës së Madhe në Shkodër (1949-1958) dhe mâ vonë në Shosh të Dukagjinit (1958-1967). Me mbylljen e kishave, në vitin 1967, dënohet me 25 vjet burg, të cilat i kalon në burgjet e Shkodrës, Spaçit, Repsit, Nartës, Ballshit, Spaçit, Ballshit, Zejmenit, Shën Vasisë (Sarandë). Lirohet me 11 prill 1989. Në dhetor të vitit 1990 hap kishën e Shna Ndout në Tiranë. Në vitet mbas ramjes së komunizmit ka botue këto libra: Rrno vetëm për me tregue (3 vëll., 1995-2001), Siç thonim dje (2002), Antipoezi për shekullin e njëzetë (2001), Françeskanët e mëdhaj (2001), Para njimijë vjetve (2003), Frati i Pashallarëve Bushatli tëShkodrës (2004).


___________________________________________


DEMOKRACIA SHQIPTARE ME DY DIKTATORË


1.Themelimi i Pluralizmit Politik

Dalë e ngadalë demokracia në Shqipni po bahet pesëmdhetëvjeçare. Na pleqët se ç’u gëzuem atë ditë që lindi. Jo vetëm na pleqët por mund thom se u gëzue i gjithë populli shqiptar përveç ndonji nostalgjikut që kishte harrue me hecë në kambë të veta por gjithmonë kaloboç në qafë të tjervet sepse për atë punë thirrej “demokraci popullore”.
Dikur tinzash kishim ndigjue se në Europë kishte demokraci prendimore. Flitej se ishin disa varza të bukura, që i bajshin me sy gjithkuj dhe ecnin në rrugën e gjanë të përparimit, të pasunisë e jetës së lumtun. Edhe kur ato grindeshin mes vedit në dybekun Parlamentar thonin se pa u rrahë gjatë e gjatë nuk del tëlyeni ose gjalpi aty në krye të vendit.
Kur presidenti Ramiz Alia filloi me u plakë e pau me sy të vet se çka e gjet Çausheskun e Rumanisë, u nis për Boston, shkoi në Kishën e Shëngjergjit me rrëfye para At Liolinit, o dikuj tjetër, mëkatet e shumta gjatë jetës së tij e të shokve.
Si prift i mirë, At Liolini ia fali mëkatet dhe i caktoi për pendesë që ai kur të kthehej në Shqipni të çpallte “pluralizmin”.
—“Çka asht ky?”—pëveti Ramizi.
—“Pluralizmi, i tha At Liolini o dikush tjetër, don me thanë që në vend me sundue nji njeri i vetëm, siç keni ba yt at e ti, duhet me sundue dy ose ma shumë... .”
—E kuptova shumë mirë. Krejt mirë! Dhe tue kqyrë ikonën e madhe të Shën Gjergjit, i tha:
Qe, këtu jemi dy: un dhe Kali; bile bile , o At i dashtun për mos me u dukë Shën Gjergj si në kët ikonë; kalin po e ndrroj në gomar sepse i përgjegjet edhe ma mirë historisë e tipareve kombëtare të popullit shqiptar: Un këtu sipri me shkop në dorë e ky i gjori këtu poshtë që nuk ban za as nuk hedh shtjelma sado të sjellish mbi te... . Si të duket?
—Jo mor, jo, i a këthei At Liolini o dikush tjetër. Jo, jo! Kështu nuk ban... boll e keni kullotë. Tashma je plakë zgjidh dy djem të rij... në vend tand. Ky asht pluralizmi që thashë.
Rruga me avion për Amerikë asht shumë ma e gjatë me kthye se sa me shkue. Gjatë kësaj rruge së gjatë Ramizi ishte tym në mendime: pluralizmi, djemtë e rij... a janë të tjerët si na... a do të dijnë me vazhdue rrugën tonë përparimtare tue ecë së mbrapthi kurrkush ma mirë se na... do të këshillohem sa të shkoj me Nexhmijen: ajo asht grueja ma e meçme e botës... Vetëm atë ndigjonte Enveri i shkretë... .
Kur u kthye në Tiranë Ramizi e pveti Nexhin: a din çka don me thanë “pluralizëm”?
—E si nuk e dij! Ma ka mësue shoku Enver qyshë se kjeçë vajzë. Na e kemi Pluralizmin politik ma të mirin në botë: Kemi Partinë e Pushtetin e përveç ktyne kemi Frontin Demokratik, kemi Gruen Demokrate, kemi Rininë e Lidhjen e Shkrimtarëve. E çka na duhen ma shumë!? Jemi popull i vogël, por i bashkuem: dy miljon por sa dyqind miljon. Kurrkush nuk flet as s’ban za... . ç’e don ma mirë?
—Po moj, po, atë e dij edhe vetë por a e pae se ç’e gjet Çausheskun?...
—E pashë mirë edhe e mora me mend se ashtu do të perfundojë sepse e pat fillue me i lanë me lehë disa qej rrugash: na i kemi ndry të gjithë... s’guxon kurrkush me lehë. Mandej a e ke pa atë statujën e madhe në mes të sheshit? Sfinks i vërtetë. Kush guxon me lehë?
—Ndigjo Nexhi, kur kjeçë atje e ata miqët tanë më këshilluen mos me ndjekë Çausheskun por me ba edhe na si gjermanët e Honeckerit.
—Jo, ma mirë po bajmë si Kim Il Seni i Koresë: po largohemi na e po ua lëshojmë djelmve tanë,... Si të duket? Po vemë djalin tem të madhin e djalin tand, sepse atë të voglin e kam të pandigjueshëm. Ka marrë për grue nji kaurreshë që nuk, ma don kurrsesi hero Haxhi Qamilin... Si thue?...
—Jo, moj jo. A din si asht puna: me vue dy djemt tanë, na çohen kundra shoku Haxhi, Babë Myslymi e të gjithë shokët tjerë, që i kanë djemët ma besnikë.
—Mirë e ke, shoku Ramiz. Kam nji djalë aty në Institutin e Studimeve marksiste-leniniste që nuk e ka shokun; quhet Fatos e asht taman fatos i Enverit, e njof mirë se ai emnin e kishte Foto, por shoku Enver e njofti mirë e ia suell Fatos. Ai i redakton shkrimet e Enverit e i ban aq të bukura sikur i përket njaj klasiku të vertetë. Mendoj se edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës po t’emnohet e kryen me nderë atë detyrë.
—E njof, e njof mirë; taman e ke gjetë. Ma mirë ta ngarkojmë atë si kryesor. Sa për atë të dytin po ta gjejë vetë: asht nji djalë guximtar nga Tropoja. E kemi Doktor të specializuem në Francë: Sali Berisha quhet.
—E njof, e njof edhe unë Salën se ishte në atë ekipin e mjekve të Enverit. Por a të ndigjon se më kanë thanë se baba i nuses së tij ishte argat i UDB-esë jugosllave.
Aq ma mirë sepse kështu gjurmët tona nuk i dikton Europa as Amerika.
—Hajt pra; futja sa ma parë e ta marrin vesht Europa, Amerika e tanë bota!... .
Në zyrën e presidentit të Republikës u paraqit shoku Hekuran Isai, ministër i Punëve të Mbrendëshme për me dhanë informacion ditor.
—Shoku Hekuran, kam në projekt me ba disa reforma të randësishme, por derisa populli nuk i kërkon e kam pak si të veshtirë me i dekretue. Ban si të bajsh e nxiti disa studenta të Universitetit me kërkue përmirsime të gjendjes ekonomike.
—Me i nxitë asht fort e kollajtë por mandej nuk dij ku ndalen sa drue se mos na kërkojnë ma vonë qiqrra në hell e s’kemi ku i marrim.
—Mos u ban marak: na zogun e lshojmë me fluturue sa të dojmë na që mbajmë penin në dorë. Ti e din se kjemë na byroja e kurrkush tjetër që vendosëm me marrë pjesë në Këshillin e Europës me 25 Nandor dhe i kemi ba thirrje Nanë Terezës që të vijë në Shqipni me 6 Dhetor. Disa lëshime të kontrollueme na duhet me i ba doemos se kemi mbetë vetëm si dhi e zgjebtë.
Nanë Tereza erdh në Tiranë e u prit mirë prej Presidentit Ramiz Alia ashtu edhe familjes së Enver Hoxhës, mbi vorr të cilit vuni nji tufë me lule e dy tjera mbi vorret e nanës e motërs së vet në Sharrë, për ma tepër i falen edhe Kishën e shtëpinë e françeskanëve në Tiranë. Por opinioni botnor kërkonte ma tepër: kërkonte “pluralizimin politik”.
Me 8 dhetor 1990 studentat kërkuen kondita ma të mira jeteset: lypen drita, ujë, pastërti e ushqim.
Atë ditë Ministri i Arsimit Skënder Gjinushi shkoi me takue universitarët në revoltë, u bani shumë premtime me fjalë qetësuese por ata paraqiten kërkesa tjera për liri të fjalës, shtypit e pluralizmit politik. Kërkuen takim me presidentin Ramiz. As delegacioni i dytë qeveritarësh e intelektualësh nuk i qetësoi studentat. As takimi me Presidentin nuk solli gja. Atë natë Ramizi pat nji krizë zemre. Çoi e thirri doktorin për ta vizitue. Sali Berisha u paraqit.
—Ndigjo, jam shumë i shqetsuem. Duhen ba reforma politike se i kërkon bota jashtë. Prandej të thirra që të formosh nji parti politike e të shpallim pluralizmin politik...
—Shoku Ramiz, kët gja nuk mund e baj. Jam ushtar besnik i Partisë!...
—Ndigjo mirë, Doktor, e dij mirë se je ushtar besnik i Partisë por sot, unë në funksionin e udhëheqësit kryesor të Partisë, po t’urdhnoj që ti të shkojsh te studentat në grevë dhe shpalle nji parti të re në mënyrë që të formohet pluralizmi politik. Ky asht urdhen i Partisë!
—E si t’ia ngjes emnin Partisë së re?
—Pse?... edhe emnin do t’ia gjej unë?!! Shko!
Me datën 12 Dhetor 1990 Prof. Dr. Sali Berisha shkoi te studentat e Universitetit në grevë që drejtoheshin nga Azem Hajdari dhe aty shpalli pluralizim politik tue formue Partinë Demokratike me nji statut e program minimal.
Mbas ndonji dite u dekretue ligji mbi partitë politike në Shqipni të cilat duhej t’aprovoheshin nga Gjykata e Naltë mbas nji kërkese të firmueme prej treqind autorëve.
Pa u mbushë mirë java në Zyrën e Presidentit u paraqitën dy persona tjerë: z. Sabri Godo dhe z. Namik Hoti. Në takimet veç e veç Presidenti u spjegoi atyne se “pluralizmi politik” kërkonte që t’ishin ma shumë se dy parti, të cilat mandej do të funksjonin në bazë të grupimeve. Kështu ishte Europa Perëndimore që duhej ndjekë.
Presidenti Ramiz i tregoi z. Godo se n’Amerikë ishin dy parti kundërshtare Partia Republikane dhe Partia Demokratike: “i ka nda rrota përgjysë, tha, por politika e don kështu.”
—Shumë mirë. Jam i gatshëm ta provoj.
Z. Godo me shpejtësi të marramendëshme përpiloi Statutin e Programin e “Partisë Republikane” por kur erdh puna me e nënshkrue treqind antarë, ai nuk gjet sepse populli ishte tepër i friguem e thohet se mezi ia firmuen njiqind. Z. Sabri nuk u ligshtue aspak, por dhelpnak, siç ishte, u tha: shkoni ndër vorreza aty gjeni emna sa të doni por mos i shkrueni ditën e vdekjes. Kjo listë u paraqit në Gjykatën e Naltë e cila menjëherë e aprovoi. Statuti dhe programi i gjatë i Partisë Republikane u botuen po në shtypshkrojën, po me atë letër e po me ato shkronja që publikohej revista “Rruga e Partisë”.
Takimi i Presidentit me z. Namik Hotin kje ma i vështirë. Ky e pranoi me andje rolin e Krijuesit të “Partisë së Gjelbër” në Shqipni mbasi ajo në të gjithë Europën ishte nji patericë e partive komuniste. Por kur ra puna e politikës së grupimeve parlamentare ai i tha haptë Presidentit se nuk do të bashkëpunonte kurr me Doktorin se “sikur të hypë maloku në kalë, nuk ka gja që e zbret për veç plumbit.”...
Ndërkaq sheshet e Tiranës i sundojshin Sfinksat e Partisë së Punës së Shqipërisë: Lenini, Stalini e Enver Hoxha.Në ket atmosferë demokratike pluralizmi shqiptar u paraqit në zgjedhjet e fundmarsit 1991, në të cilat fitoi Partia e Punës drejtue prej Fatos Nanos.


2.Ujku ndrron qimen por jo vesin

Bejlegu i parë në mejdanin shqiptar u zhvillue në fund të Marsit 1991, simbas rregullave demokratike të caktueme prej Presidentit Ramiz Alisë. Gjatë fushatës elektorale tremujore u realizue akti mâ pozitiv i demokracisë shqiptare, zhdukja e heshtun apo edhe demonstrative prej shesheve të Tiranës e tre idhujve sfinksa që i kishin shtie tmerrin deri në palc popullit të mjerë shqiptar. Kjo u bâ që t’u mbushej mendja që populli shqiptar ka liri zgjedhjesh. Pra, në fundin e atij marsi shumkush me frigë e dikush pa frigë muer pjesë në “zgjedhjet e padetyruara”. Natyrisht sipas lojës së paracaktueme fitoi famëmadhja “Parti e Punës” kso here nën udhëheqjen e shokut Fatos Nano. Megjithëse ingjenjer Krroqi fitoi kundra Ramiz Alisë, prap se prap populli mbet i zhgënjyem aq sa edhe burizani i madh i partisë, Dritëro Agolli, tha me padurim: “Partia e Punës aq fort ish fosilizue sa nuk mund të vetëkorrigjohej pa i ndrrue edhe emnin.” Ndër ato ditët e para demokratike kje quejtë “herezí”. Megjithket “Kuvendi Popullor” u shndrrue në “Parlament”. Me të drejtë disa puritanë tash vonë filluen me e quejtë “Foltore” por mbasi shtypi intelektual si edhe populli injorant e ngatrruen me fjalën “faltore” më duket se nuk po përdoret mâ. Mendoj se puritanët kishin të drejtë se ajo duel faltore për të gjithë pjestarët e saj. Pra, i pari përparim u bâ. A do ta hante populli?...
Populli i zhgënjyem, i udhëhequn nga Sindikatat e Pamvaruna, e kuptoi se nuk ecej mâ gjatë me rrena por duhej shkatrrue baza ekonomike e Partisë-shtet. Kështu ndodhi ajo që kurrë nuk duhej të ndodhte. Për dy muej rresht u shkatrruen puna dhe toka. Vetëm atëherë Fatosi i madh thirri Pleniumin e veçantë të Partisë së Punës e i a ndrroi emnin në “Partia Socialiste e Shqipërisë”, tue mbetë po ata udhëheqës e po ata antarë përveç ndonjanit që kish ikë e bashkue me “jashtëqitjen e kombit”, siç i kish quejtë shkrimtari i madh, emigrantët e mjerë shqiptarë. Ndoshta kje tepër vonë.
Presidenti Ramiz Alia në këtë gjendje të jashtzakonshme e detyroi Fatos Nanon me pranue nji qeveri tjetër për të pregatitë zgjedhjet përsëri në Mars 1992.
Ajo u quejt “Prandvera e demokracisë shqiptare”. Ndoshta dikush ashtu thotë edhe sot. Puna duel ndryshej. Historia e Partisë Demokratike me atë të “mëmës parti” ngjajnë si dy pika uji. Në çdo mbledhje plenare ose Plenium, siç thirrej dikur, do të dënohej nga nji “heretik” ose trathtar, me të vetmin ndryshim se dikur Enver Hoxha i pushkatonte ndërsa tash, diktatori demokrat e human i lejonte me formue nji “parti tjetër”. Kështu barku i Partisë Demokratike polli aq parti sa sot e kemi të vështirë t’i numërojmë. Parashifet që të pjellin jo vetëm bijat por edhe nipçet. Ligji i bukur shqiptar, Gjykatat e Ndershme e të drejta si edhe Drejtorat e buxhetit punojnë me dikat e me ngulm për liri e demokraci të popullit dhe kështu çdo parti e formueme me të gjallë e me të dekun (në rregjistra figurojnë: “të humbun”) ka të drejtën me pasë nji seli (shtëpi) për zyrë, ka të drejtën me pasë nji a mâ shumë makina, shpenzime për zyrë e propagandë e tjera nevoja që i duhen nji njeriut të papunë e të tjera privilegje nga buxheti i shtetit, mjaft që mos të çfaqin idé shkatrruese siç janë “shpërblimi i të përndjekurve politikë” dhe “kthimi i pronave”, përse atyne dikur “me ligjë” u janë hjekë kto të drejta njerzore. Nuk ka revansh shteti ynë.
Koha e artë për demokracinë shqiptare kje kur ju hapën dyert tanë botës me hî e me dalë pa emen pa vulë, e vetëm na shqiptarët mbetëm klandestinë. Liria fetare kje ma e madhja fitore. Atëherë t’u mbush vendi me gjithfarë soj sorollopit. Kushdo që la pak lesh në mjekër e e quejti vedin prift, hoxhë o dervish kje nderue në këtë tokën tonë si i tillë. Kush i kqyri se ç’ishin ata: njerëz të Zotit apo të dreqit?... as sot nuk merret vesht!... Edhe Papa vetë erdhi me pa seri me sy se si nuk bâhej luftë fetare. Këtu linden mâ shumë fé se shqiptarë... . Anija e demokracisë hîni në dét të hapun. Lundroi në drejtim të Europës, demek me shkue atje ku e kërkonte populli. Por timonieri nuk e kqyri busullen dhe ernat e detit na hodhën n’Arabistan o Çinemaçin. Nuk u kuptue se ç’ndodhi ndër né. N’atë kohën e artë të demokracisë njerzit e diktaturës gjakatare, disa, u dënuen se kishin pij kafe pa pague, shum tjerë u bânë pronarë me vendime të Gjykatave tona shembullore e kështu kur u çpall në Parlament ligji socialist për pronat, na duel se çdo shtëpi e çdo tokë pat tre-katër pronarë të ligjëshem. Kundra këtij ligji qiten shtjelma vetem Republikanët të përkrahun nga thanat e thata: Partia e Legalitetit dhe ajo e Ballit Kombëtar. Kjo gjendje ra në sy e atje n’Europë e njeti filluen me vû në dyshim Demokracinë Shqiptare prandej Sala i urtë çoi e thirri nji aktor teatrit:
—Gjatë jetës sate a ke luejt në skenë ndonji rol politikanit?... .
—Jo.
—Mirë, pra të ka ardhë koha më e luejtë sot, sepse shumë zane n’Europë e n’Amerikë po më akuzojnë si qendër e fondamentalizmit islamik. Kështu themelo sa ma parë “Partinë Demokristiane”. Besoj se atëherë kanë me na quejtë demokraci të vërtetë në Ballkan. Ashtu kjoftë!...”
Ashtu u bâ. Mbasi nuk e vuni firmen kurrkush, i u kërkue Gjykatës që fantazma e Partisë të Bashkimit Fetar të ndrrohej në Parti Demokristane, satelit i Partisë Demokratike.
Nuk dij a e hângri Europa kët ullî.
Në fillim të Marsit 1997 në heshtjen e plotë të Parlamenti Shqiptar, me ovacione të pergjithëshme u shpall për të dytën herë Presidenti karizmatik Prof. Dr. Sali Berisha. Për shyqyr lëshoi dekretin bujar të amnistisë së përgjithshme.
N’e nesre nji termek i madh përfshini të gjithë vendin. U rrëzuen jo vetëm Piramidat por edhe burgu nazist i Tepelenës, ku vuente tue pí kafe (torturë çnjerzore e demokratve shqiptarë) themeluesi gjenial i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Dyqind Petritat u mblodhen rreth tij grusht të bashkuem, hine në Parlament ku ditë për ditë dekretuen nga pesë ligje fantazma demokratike, për me i mbushë mendjen Europës se sa shpejt përparojmë në terr. Gjykatat e Ndershme të Shqipnisë mueren vendim urgjent që nga buxheti shtetnor të shpërblehej menjiherë kontributi i madh që Fatosi legjendar, gjatë dënimit, kish dhanë për ndërtimin e Piramidave e jo tue thá këneta e tue çilë miniera si “anmiqtë e popullit” të dënuem nga Gjykatat Popullore dikur.
Me të vërtetë Shqipnia u lëshue vrap, me të katra, në drejtim t’Europës. Mjerisht vendi gjindej pa rrugë.
Ç’e don?... Nuk lanë shtrigat me bâ dasem!... .
Për sherr u çuen disa çunakë të Partisë Socialiste e kritikuen se Shqipnia âsht tue ecë mbrapa, ose kish ngecë në vend. Mbrrijtën me marrë në dorë edhe Pushtetin pa e pasë testamend. Themeluesi legjendar nuk u step. Kapi librin shenjt, biblen: “Historia e Partisë së Punës Shqipnisë”. Me kushtrim thirri të gjithë petritat e vet në Kongres. Sa me turr u bashkuen Gramoz e Servet, Bardhyl e Agas, Makbulja, Luiza Hoxha me Namikun (jo Namik Hotin, por disa tjerë të asaj moshe, të gjithë kongresmenë të nderuem) e me datën 12 Dhetor, ditën e Demokracisë shqiptare, luejten të njajtin skenar të Konferencës së Tiranës të vjetit 1956, ku shoku Enver dërrmoi armiqtë e brëndëshëm, por kso here, me orë të tëra, të gjithë njëzëri thirrën Nano!...Nano!.. . Ndërsa themeluesi legjendar u prezantue: “Jam Fatos Nano... mbas meje vjen historia!”...
Ec e luej po deshte! Ky âsht uniteti i çeliktë i Partisë!... Ilir Meta mbet aty galuc i vetëm... Fol tesh ne ta mbajtë... fole mendimin ndryshe!... nuk duel kurrkush në mejdan, as Rexhepi... .
Kjo fitore e Fatosit legjendar i dha drejtim të ri Shqipërisë.
“—Sa orë drita pat populli në kohë të Ilirit?
—Me gjasë rreth 12 orë drita.
—Harasan sa duhen?..
—Dikuj gjashtë e dikuj dy, simbas zonave.
—Sa kilometra rrugë të reja u ndërtuen në kohë të Ilirit?
—Rreth katërqind.
—Marri e madhe!... Ne sot na duhen mjete të përparueme. Trena elektrikë për havá, helikoptera. Xhoana e jeme ka mendue për kta mjete mâ moderne, për ket meritë do të shpallet “First Lady” e Shqipnisë mbasi presidenti âsht vejan.”
Gazeta “Zëri i popullit”, gazeta mâ popullore e Shqipnisë, ajo që për pesdhetë vjet përsëriste idetë demokratike të diktaturës së Proletariatit, e themelueme nga Enver Hoxha, çdo ditë i bjen gajdes dhe këndon atë këngën e vjetër:
“Harro, mushkë Valarenë
se Ali Pashanë e prenë!...”
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

nuk eshte shkruar ne nje shqipe letrare , por e bukur.(kuptohet sipas mendimit tim)
 

OROSHI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Leo,sqarimi i fundit nuk ishte i nevojshem,mendoj une,megjithate ke ba nji pune te lavdrueshme,At Zef Pllumbi njihet edhe si kritik i permasave te medha,nje Pater Gjergj Fishta i dyte!!!
thumbsup.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

kur te shkoj ne shqiperi jam i interesuar ta takoj nje her.
kam lecuar ca shkrime te tij ne internet , e me kane pelqyer.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

vijon..........

3. Në vend të konkluzionit
Në vjeshtën e vjetit 2003 ma kapi nji paralizë kambën e djathtë. Nji mjek i Tiranës më këshilloi me shkue në Itali për nji operacion që ende nuk mund kryhej në Shqipni. Me pritesë të madhe u paraqita në konsullatën e Shkodrës, që tashma njifej. Tre muej rresht vazhdova me u paraqitë aty me gjithfarë dokumentash origjinale të vertetueme me vulat e noterisë e të përkthyeme ku dojshin ata vetë dhe mbasi dikur iu mbush mendja se nuk ishem arab e as kinez, i shtinë në nji dosje të vogël rreth njiqind faqesh, ku provohej kjartë se ishem prift katolik shqiptar. Atëherë më porositën me u dukë aty mbas tre muejsh tjerë. Ndërkaq dimni kishte fillue e të ftohtit po vazhdonte me ma ngri kambën. I mërzitun i shkrova nji politikani holandez, i cili më dërgoi garancinë menjiherë dhe mbas ndonji dite që e dorzova në ambasadën holandeze në Tiranë, mora vizën “Shengen”. M’erdhi keq për politikanët italianë që ende nuk e kishin kuptue se shqiptarët për me hî në Europë nuk kanë vetëm derën e Italisë, por edhe nja njizet të tjera aty mbrapa.
Kur shkova në Romë, me anë të disa françeskanve ia dola me u shtrue në klinikën e famëshme “Gemelli” aty ku shtrohet Papa. N’atë pavijon gjeta nji amerikan që thirrej Keneth. Ishte i madh hata, me paralizë totale. Kur dojshin me e lëvizë nga kurrizi në njanën brí për me i bâ gjylpanën, mblidheshin dy-tre doktora, tre-katër infermjera e po aq pastruesa e shërbyesa. Nji ditë u thashë:
- A e shifni se për me lëvizë Amerikën duhet me u bashkue e gjithë Europa?!...
- Prej nga je?... - më pyetën.
- Prej Shqipnie...
- Nga se vuen?...
- Kam të paralizueme kambën e djathtë.
- Sëmundja ma e zakontë e gjithë Europës... Duhet të përpiqesh me hecë me kambën e majtë.
- Zotni të nderuem, më falni se po u thom kjartë se nieri për me hecë para, ka dy kambë, të djathtën e të majtën. A mi bani ju dy të majta?... A hecet me dy të majta?...
- Të japim paterica të majta...
- Mendoj se me dy kambë të majta do të hecet së prapthi... së paku kjo asht praktika historike...
Mbas dy javësh dola nga klinika “Gemelli” i përmirësuem 60%. Fillova me hecë, por me dhimbje.
Mbas disa ditësh po më vjen në Romë me më pa miku i em, politikani holandez që më kishte lëshue garancinë:
- Uaaa... që kur nuk jemi pa!... që në vjetin 1997. Aso kohe Shqipnia buçiste bum... bum... bum!... Po sot si âsht, si vete, shka bâhet atje?...
- Shka bahet?... Shqipnia âsht paralizue mâ zi se un: me të dyja kambët, me të djathtën dhe të majtën... Nuk hecën as para as mbrapa... O zotni i nderuem, edhe sikur t’i kish të dyja kambët shëndosh, a hecet pa drita, pa rrugë, pa ujë, pa punë, pa sigurí, pa shkolla të rregullta, pa kurrgjâ që duhet?... Ç’e don sot atë vend?... Gjysa e popullit ka hikë dhe sikur ju Europa të na i hapshi kufijtë, do të hikte edhe gjysa tjetër e në Shqipní do të mbeteshin vetëm ministrat, deputetët, drejtorët e gratë e tyne si dhe gjyqtarët deri në atë kohë që të ndrrohej vendi në nji kosh të madh plehnash për me qelbë e me helmue tanë Europën...
- Mirë, po ju shqiptarët a keni shtet, e a keni buxhet?...
- Kemi, po si jo!... Aty në letër... Në të vërtetë shteti rjepë, e buxhetin e shpenzon vetë!... O mik i dashtun, a e kupton apo jo, se ligjvensat tanë shqiptarë kanë njiqind herë mâ vështirsí se sa ju me i shkrue ligjet në terr?... Po përfaqsuesit e popullit tonë si mund takohen me elektoratin e me i kjá hallet popullit kur as nuk kanë rrugë për me u takue, as ujë me lagë gërmazin, as sigurí personale?... Zotni i nderuem, këto janë vështirësí të pallogaritshme, prandej nji deputet i joni duhet të paguhet dhetë herë ma shum se nji profesor universiteti e njizet herë ma shum se nji nëpunës i zakonshëm. Gjyqtarët janë hesap në vedi se nuk mund i prekë kush për krimet që bâjnë... Ndërkaq drejtorat e stërdrejtorat administrojnë kët shtet kaq modern!... E si ka mundësi t’i paguej të gjithë këta populli i vorfën shqiptar?...
- O mik i mirë shqiptar, na, si Europë e Bashkueme, me fondet kombëtare e ndërkombëtare, kemi dhanë ndihma e kredí disa miliarda për dritat tueja, rrugët tuaja etj. Ku kanë shkue?
- Ku kanë shkue?... Çudi!... Pse më pëvetë mue e jo ata të cilve ua keni dhanë? Sigurisht nuk ka dyshim se rrugash janë shpenzue e rrush e kumbulla do të jenë bâ, mbasi jemi në epokën e konsumit... na prej jush e mësueme kët shprehje.
- Prej nesh keni mësue shum shprehje, por, si më duket, na e keni kalue!...
- E si jo?!... Sot për sot na kemi shkencën mâ të përparueme të botës!... Me Viktor Dodën dhe Andi Harasanin, me këta kemi mbërrijtë kulmin e përparimit!... Ndërsa ju sot përpiqeni me shkue ndër hyje të Marsit e Saturnit, ku deri tash nuk keni gjetë as bukë, as ujë, as ár, na kemi sulmue diellin. Ne energjinë e tij do ta shfrytzojmë deri në palc.
- A ban me e dijtë çfarë shpikjesh kanë bâ shkencëtarët tuej?...
- E si jo!... mjaft që mos të na i kopjojë Philips-i i juej. Viktori ka gjetë (çpikë) si me depozitue energjinë diellore dhe të nxetit e verës me e ruejtë tue fillue qysh vjet, simjet, sot nji vjetë e deri në vjetin 2020 për me e perdorue gjatë dimnit. Mjerisht këto depozita nuk i ndërtuem mbrenda territorit shtetnor, por vetëm në Mal të Zi, në Kosovë e Greqi, sepse nuk kishim tokë. Kështu energjia që prodhohet ndër hidrocentralet tona nuk shitet atje n’ato vende, por vetëm depozitohet, për me ua pa hajrin brez mbas brezi tue fillue qysh tash!...
- Këtë çpikje nuk e kuptoj, megjithkët, në rasë se më lejoni, do t’i sinjalizoj teknikët e Philipsit.
- Ndërkaq shkencëtari tjetër, Harasani, ka nxjerrë jashtë përdorimit të gjithë matësat e energjisë elektrike sepse janë nji shpenzim i kotë. Shkenca thotë se që të jetojë nji trup njeriut duhen 2800 kalorí, së paku. Për çdo familje duhen medoemos 15000 kalorí, prandej duhet bâ pagesa mesatare prej 5000 lekësh të reja nga çdo familje me katër persona për energjinë elektrike. Mâ shum e mâ pak aty âsht.
- Po sikur mos të ketë drita sa do të paguhet?...
- Ke studjue filozofinë? Drita dhe terri janë ekstremet e të njajtës rrugë (sot i thonë korridor). Të gjitha korridoret ndërkombëtare kanë tabelat: 100 km. 50 km. 20 km. 5 km. STOP. Kështu energjia elektrike kalon nëpër kto korridore me kuota të ndryshme, caktue nga lart... Kështu për shembull: Shkodra, zonë sizmike e P.S. Tabela STOP. Prandej Shkodra duhet të paguej terrin!...
- Pse të paguej terrin?!...
- Si?! Pse të paguej terrin?!... A e kupton se parimi filozofik socialist âsht ky: kush nuk âsht me mue, âsht kundra meje!... Drita e terri janë të barabartë, gëzojnë të njajtat të drejta: për kët mundesh me pëvetë pa frigë Shoqatat Jo Qeveritare të të Drejtave të Njeriut dhe atë të Helsinkit.
- Po kush i gjeti kta shkencëtarë kaq të mdhaj?! - pëveti holandezi.
- E kush tjetër mund i gjente përveç Fatosit gjenial i lauruem honoris causa ndër universitete tuaja të Harvardit e Oxfordit. Po sikur ta shofish kur jep leksione në katedrën e Universitetit të Tiranës me qypin e zi mbí krye e me atë dollamen doktorale... hajde, hajde... se Erazmi i juej i Roterdamit nuk i bjen as deri në gju!...
- Po atëherë, tue pasë shkencëtarë kaq të mdhaj, pse më ke thanë në fillim se Shqipnia âsht paralizue në të dyja kambët?... - tha holandezi.
- Ndigjo, or burrë i mirë. Populli shqiptar, si të gjithë popujt e tjerë të botës, bilè mâ zi, si puna e gomarit, e ka për nder me i hypë dikush në shpinë. Sa kje mbí te zotnia i vjetër e i vështirë, kurrkush nuk bani zâ as s’qiti shtjelma, bile ishte krenarë si kurrkush në botë.
Kur diq zotnia i madh djelmët e tij u kapën mes vedit e vazhdojnë me u kapë se cili duhet me i hypë gomarit...
- Leni shamatat e tyne!... çka thotë populli?...
- Populli?!... si popujt... gjatë historisë... U përça: gjysa mblidhen ndër pallatet ku vendoset fati e bërtasin “Fatos Nano... Nano... Nano...”. Ndërsa gjysa tjetër e mbetun jashtë pallateve del e bërtet në rrugë: “Sali Berisha... Sali Berisha...”. Të dy barabar si në kohën e Enverit!...
Hane Shan... hane Bagdad!... - thote populli ynë dikur... Kjoftë shkue e harrue!... Enveri dikur të pushkatonte, ndërsa djelmtë e tij të rrahin me shkop gome e me letra!... Ende nuk po e kuptojmë të mirën e të keqen!...
- O shqiptar i mirë, - m’u suell politikani holandez, - paçi vedin në qafë!... Na popujt nordikë thomi se: “viçat e marrë e zgjedhin vetë kasapin!...” Shqiptarë, zgjidhni e merrni: majtas, o djathtas, por mjaft që të ecni përpara!... Jo kurrë të paralizuem!... Pse të paralizueme?...
- Po ta tregoj un sepse isha aty që ditën e parë të ngjarjeve. Këta dy djelmoça, posa diq plaku u sulën me turr se kush me i hypë gomarit. Gomari i shkretë, që për gadi pesëdhetë vjet kish hjekë të zitë e ullinit nga plaku i çmendun e katil, nuk qiti shtjelma tue mendue se do t’i hipshin herë njani e herë tjetri. Ndërkaq ata i kërcyen të dy përnjiherit, u pështetën shpinë për shpinë, që mos i rrëxote kush tjetër, e njani lakun e djathtë të jullarit, e tjetri lakun e majtë, dhe vur e vur në kamxhik, njani i binte para e tjetri mbrapa e kështu gomari i shkretë nji hap para e nji hap mbrapa ngeci në vend tash katërmbëdhetë vjet, buzë greminës. Prej këtij gazepi gomari lëshoi nji britmë të madhe, të jashtzakonshme, si kurr ndonjiherë.
- Çka që bërtet ky?!...
Po ta përkthej vetë në shqip:
-Mjaft!... MJAFT!... Mjaft!..., o rrenacakë e gënjeshtarë, MJAFT!... sepse populli mundet me falë ata që e mundojnë, por jo kurrë ata që e rrejnë!...


Romë - Tiranë, maj - qershor 2004
 
Top