RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Tropojani

Primus registratum
RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

RAMIZ ALIA:
"KURRE NUK DO TE LEJOJME RESTAURIMIN E PUSHTETIT POLITIK TE ARMIQVE TANE!"
Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.Kjo strategji do të ndryshojë në dy drejdme:
1- Në respektimin e të drej-tave të njeriut.
2- Në krijimin e pluaralizmit politik..
Të drejtat e njeriut janë diçka Brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku,por pluralizmi do të bëhet se s'bën.
Kundërshtarët tanë do t'i nxisim që të krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe te qendrës, por gjithësesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne. Programet e themelimit të këtyre partive, do t'i formulojmë Ne.Në krye të këtyre partive,duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë.Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste. Ata qëjanë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do lë na shajnë. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen dhe do të na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të parendësishme; por kurrë nuk do t'i lëmë të na marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe ne kështu do të bëheshim hyzmeqarët e tyre.
Në zabtim të drejtave të njeriut, duhet t'u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t'i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronesuarëve do t'u japim nga një letër në dorë që t'u njihet prona, por asnjëherë nuk do t'u japim pronën e tye dhe në forma të ndryshme do t'i ngatërrojmë me njeri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacion nga Gjykata e Shkallës së parë në të Dytën etj dhe për "defekte teknike", do të kthehen përsëri në të parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre.Por këta duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke iu bëtë presion, do t'i largojmë nga ShqipëriaAta që do të pretendojnë, kundershtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.Pasuria e tyre na përket neve sepse ne e bëmë.
Materialin që më dergoi Gorbacovi kam dy vjet që po e studioj. Ata sovjetikët kanë ecur shumë perpara. Për këtë ju jeni në dijeni, sikur edhe i kemi studiuar edhe më pare këto probleme.
Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë.Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t'ua mbyllim gojën dhe do t'u japim nganjë copë punë.Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofro-jmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një mini pension dhe do t'u mbajmë iso.
Kosova është në pragun eshpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse ne kemi platformën tonë.Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nen një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.
Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjisaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë.Të jeni te sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do te të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja.Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët tanë.Nëse ndodh që të na e marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëhere haram na qoftë nëse nuk do të dijmë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe rne grykën e pushkës, si dikur në rininë tonë. Prandaj gjithëmonë të jemi të përgatitur për të dyja rruget e mbajtjes së pushtetit.:rrugen paqesore dhe rrugen e luftës së armatosur. Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëzit tepër të vendosur që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund dhe sakrifica.Mjerë Ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikesoni.Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjk në pushtet, të cilët nuk është nevoja t'ua përmend.
Pavarësisht problemeve që na ndajnë me ta, kini parasyshë se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavaresisht nga nuancat dhe diskonkordancat e përkohshme. Përveç alealëve ideolpgjikë, nëse do të jetë nevoja,do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perendimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.
Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, që në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta mbajmë si sytë e ballit edhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithmonë,pavaresisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, ujët do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë.Kërkoj nga ju që të shtërngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të veshtira që po kalojmë sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.
Ju uroj punë të mbare, mobilizim dhe mendje të kthjellët!
Mbajeni mend:Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!
Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në perputhje me evoluimin e situatave.
Punë të mbare!
(Me kaq mbledhja mori fund.)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë
eek.gif
. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjisaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë.
--------------------------

kete po e shohim nga dita ne dite.
nuk kishim asnje dyshim <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
cdo gje po ecen sipas "Programit" te mesiperm
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Kundërshtarët tanë do t'i nxisim që të krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe te qendrës, por gjithësesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne
eek.gif
. Programet e themelimit të këtyre partive, do t'i formulojmë Ne .Në krye të këtyre partive,duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë .Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste
----------------------------------------


Mos valle Sala eshte ............. ????? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

lecojeni ndonjeher artikullin e mesiperm .
mos e Harroni.
 

DFV

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Mos valle Sala eshte....???

Leopardi, as qe diskutohet qe Sala eshte nje nga ATA te skenarit te pergatitur nga Ramiz Alia dmth.
Komuniste reformator(Rrumpall)
 

u74

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Artikulli i mesiperm eshte i gjithi DIZINFORMACION,nuk ka asgje te vertete.
 

michael madsen

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ky "artikull" (le ta quajme keshtu) eshte fryt i nje fantazie te zhvilluar <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Kush eshte ky Gege Toska qe do na kishte shtene ne dore nje fjalim te tille,qe po te ishte i vertete,do te ishte nje informacion top-secret.Po te lexoni dhe kuptoni stilin,menyren,dialektiken e Ramiz Alise,duket menjehere qe keto nuk jane fare shprehjet e tij karakteristike.Ramiz Alia nuk fliste keshtu.Pastaj,me nje naivitet femijesh,kujtohet se duke futur ca terma me efekt ne trurin e shqiptareve te sotem si:programi i sundimit,Pushteti ekonomik,etj do te krijohet pershtypja se i gjithe ky trillim eshte realitet i shkuar.

Po,keq se ka ky Gega.Tipa si ky quajne realitet ate qe ju pelqen ta konsiderojne si te tille,megjithese kryekeput nje trillim.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ky "artikull" (le ta quajme keshtu) eshte fryt i nje fantazie te zhvilluar .

----------------------------------

si per cudi , "kjo fantazi e zhvilluar" nuk ka gabuar ne asnje pike , i ka gjetur te gjitha.
cfare kojcidimi !!!!!!!!!!! <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />

nejse lecoheni ndonjeher se ju duhet ti kuptoni me mire gjerat. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

viSara

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Fjalimi eshte i marsit te vitit 1990...

Ramizi eshte gjalle dhe punon ver ta vene plotesisht ne jete fjalimin e mesiperm...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ai qe ka fantazuar kete fjalim te Ramiz Alise,anashkalon nje fakte absolute qe hedhin poshte kete fantazi.

1.

Ramiz Alia,Nexhmije Hoxha,Ilir Hoxha etj.. u futen ne burg nga Berisha.
Ata do vazhdonin te ishin ne burg edhe ca vite te tjera dhe ne pushtet do ishte akoma PD, ne qofte se nuk do ndodhte 97.

Ne qofte se Ramiz Alia e ka parathene edhe burgun e tyredhe me pas'97, ateher ti rruajne trapin orakujt e Greqise.
(Nuk besoj qe zoti ti jap nje ateisti kete aftesi te mbinatyrshme <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> )

2.

Ne gazeten "Korrieri" u botuan para ca javesh,nga Blendi Fevziu, materialet e mbledhjes se 11 Dhjetorit 1990 te Byrose Politike.

Nga ato materiale shihet qe per Byrone Politike, Dhjetori i Studentave,ishte nje problem qe do zgjidhje.Ata po e ndjenin fundin.Caushesku i pushkatuar ne shesh,ju fanitej cdo nate ne enderr.
Po te kishte patur nje fjalim te Ramizit ne Mars 90, pra 9 muaj me pare, atehere ky problemi i studentave nuk ishte problem.
 

Renea88

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

pse te mos bej pune Ramiz alia kur ca si Joe Somebody akoma besojne te komunizmi...shko ne koer te veriut o klluf kur e do komunizmin.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

(Nuk besoj qe zoti ti jap nje ateisti kete aftesi te mbinatyrshme )
------------------------------

le vie del Signore sono infinite
shrug.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ramiz Alia e beri punene tij: JA FALI DR.RRUMPALLES SHTETIN <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ...edhe dr.Rrumpalla e beri te tijen:E DOGJI VENDIN...
tani te presim kur ta nxjerri edhe NANO ne ankand Shqiperine <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Nuk dyshoj aspak ne nje lidhje te fshehte te Sales me Ramen,nuk duhet te harrojme qe Sala bashke me disa te tjere mbanin pardesy te bardha per te mos ngrene ndonje koqe plumbi(ne protestat dhe demostratat qe ndodhen ne vitin 90-91.)Dhe Vini,ti e quajte nje "trillim"por nuk na e vertetove!!!
eek.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Ramiz Alia e beri punene tij: JA FALI DR.RRUMPALLES SHTETIN ...edhe dr.Rrumpalla e beri te tijen:E DOGJI VENDIN...
tani te presim kur ta nxjerri edhe NANO ne ankand Shqiperine
-----------------------

per mua jane te gjithe grup , po bejne filma te tilla , duke ncjerre here njerin e here tjetrin ne skene , qe tja fusin popullit.
shikoni tani kur te na ncjerrin ndonje figure tjeter qe ta shtyjne edhe nja 4-5 vjet te tjera.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Nuk kishte ca plumbi te hante Sala o rrot,se policet kishin urdher te mos qellonin fare.Po ku merr vesht i OROSHI <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ... ik futi 1 tas grosh <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

GJENERALI


--------------------------------------------------------------------------------
Nuk kishte ca plumbi te hante Sala o rrot,se policet kishin urdher te mos qellonin fare
--------------------

sa mire i dike ato gjera ti gjeneral <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

ps . ti sikur ishe 17 vjec sot , duhet te kesh patur kujtes te mire ne vitet '90 qe ti tregosh oroshit ngjarjet e asaj kohe .
apo .................??
 

OROSHI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Plumbat si per cudi dredhonin tek pardesyte e bardha,dhe e hante ai qe ishte prapa <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,si puna e Selam Musait,Naimi qe ishte i pari uli koken,edhe Samiu qe ishte i dyti beri te njejten gje,dhe e hengri Selami
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
cry.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Leopardii...sa di une 17 vjec per periudhen 1939-1992 sdi as vete dr.RRumpalla me Ramizin marre sebashku <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: RAMIZ ALIA:FJALA NE BYRONE POLITIKE NE 1989!

Me -1939 Sala dorezoi qeverine dhe ja rrembeu Rama deri ne vitin -1941,pastaj e moriEnveri deri me -1985 pastaj e mori prap Rama deri ne -1991 dhe ja dha Sales i cili e dorezoi me -1997 dhe ja dha prape Rames <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top