Re: Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket....
<span style="font-weight: bold">QE TI JE GOMAR, KJO ESHTE DICKA QE DUKET</span>
Fytyre e bykur dikur, tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kam bere,
ne grate qe i humbe, qe i braktise, a shpeton duke ikur teje
per te mbetur gjalle diku
ne lemoshendjenje.
Fytyre e bukur dhe sot, me gjthe prishjen dyshimin, dekompozimin,
trup qe zvarritesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh – dic i nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit, vdiresh ne rere,
cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh, tani qe po shuhesh, ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur……….
Me lak fshikullues kap, terheq e shtrengon,
roberon,
me buzet sterile, trupin e pandjeshem.
Shpesh kam rene ne gjurmet e bjerrjes sate, shfrimit,
menyres se terthorte te shfaqes, helmimit,
fshehjes, sofizmit, lekundjes, sepaqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze, ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh, por qe etika s’ta permbush dot shpirtin
Jam jotja, me ke gjithmone me ke pasur
mbeshtetje fryme, shteg ne rruge pa krye.
Por ti s’kupton, ngaqe je gomar
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua
tmerresisht.
<span style="font-style: italic">Mimoza Ahmeti</span>
P.s.Per ata qe nuk e kane lexuar <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />