pyetje-pergjigje ne mjeksi

Raptor

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

1 Mendohet qe njerezit ne fillim te evolucionit te tyre kane qene kryesisht barngrenes. Duke qene te tille edhe koha e "bluarjes" se ushqimit neper zorre ishte me e gjate.mendohet se apendiksi ka qene nje pjese anatomike e zorreve ku ushqimi (bimor) rrinte per aq kohe sa bakteriet mund ta shperbenin. (psh apendiksi i lopes kryen po kete funksion)(mos harroni qe ushqimet bimore duan nje kohe te gjate te treten neper zorre)
Por apendiksit (ose zorres qorre ne gjuhen popullore), gjate evolucionit te njeriut, i ka ikur funksioni i tij i hershem dhe sot eshte vetem nje mbetje. Por mbetje me rendesi persa i perket sistemit imunitar, sepse ne apendiks ndodhen gjendrra limfatike ne te cilat shumohen/jetojne limfocite (rruaza te bardha) T dhe B, te cilat mbajne nen kontroll popullaten e bakterieve ne zorre. (pra nuk eshte krejt kot....)

2 Transportuesit e oksigjenit ne gjak jane rruazat e kuqe (eritrocitet) me 99%(oksihemoglobina) dhe pjesa tjeter nga plazma.

3 Duhanxhiu nuk e le duhanin per arsyen se nuk mundet. /pf/images/graemlins/lol.gif
Nikotina krijon mvartesi ashtu si edhe droga. Dmth trupi e kerkon gjithnje e me shume.
(nikotina eshte element i nje neurotransmetuesi dhe mendohet qe nje cigare e pire i jep organizmit nikotinen e nevojshme per 6 muaj) Por nikotina nuk eshte elementi me i tmerrshem i cigares. Thithja e cibukut, pertypja e duhanit dhe pirja e "purove", megjithse jep probleme me shendetin nuk eshte aq e rrezikshme sa pirja e cigares. Gjate pirjes se cigares clirohen gazra te cilat permbajne mijera elemente kimike te perdorura gjate kultivimit te duhanit dhe gjate procesit te prodhimit te cigares (letra, klori, ngjitesja e letres etj) Keta elemente (bashke me nikotinen e cila vepron ne sistemin kardiovaskular dhe nervor) krijojne probleme per shendetin. Dihet qe jane me shume se 30 elemente kancerogjene tek tymi i duhanit.

Nejse se nuk du me ba moral a me pi a mas me pi cigare.... /pf/images/graemlins/smile.gif
Gjithkush e din per vedi.

Shendet, pare e fat tanve
Al
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

ok .e teper nje pyetje si kuriozitet shkencore:
-Pse popullata me besim katolik dhe orthodox ne % te madhe kane gjatesi trupore me te larte se ajo myslimane?
 

Raptor

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

/pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif

Kete se kisha degjuar kurre...

Kush ta ka thene ty kete gje? Mos ngaterro fene me kombesine ose me racat.

Shendet. pare e fat
Al
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

ok..pra..eshte vertetuar se mishi i derrit permban SOMATOTROPIN(hormonin e rritjes) me % me te madhe se llojet e mishrave tjere prandaj popullatat qe e konsumoin per ushqim kan gjatesi me te madhe se popujt qe nuk e konsumoin ate (e vertetuar shkencerisht!)
 

Raptor

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Prap nuk ma merr mendja se mund te ndikoje GH (Somatotropina = GH = Growth Hormone = STH somatotrophic hormone) qe ndodhet ne mishin e derrit qe te ndihmoje ne rritje. Rritja eshte e kontrolluar gjenetikisht dhe varet nga ambienti. Sikur te merrej GH nga goja atehere nga hipotalamusi do clirohej Somatostatina e cila e ndalon prodhimin e GH. Keshtu qe prap se prap do te barazpeshohej sasia e pergjitheshme e GH ne organizem...

Megjithese ca s'ben vaki ne kete bote...ku i dihet edhe mund te gabohem.
Nejse ky eshte mendimi im.

Shendet, pare e fat tanve
Al
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

..sigurisht nuk behet fjale vetem per gjeneraten e fundit te femijeve ...dmth studime neper gjenerata..ka mundesi qe me sumimin e nje faktori favorizuse te ndikohet ne ndimin(mutacionin e gjeneve) me kohe!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

GH qe vjen nga mishi i derrit mund te ndikoje ne gjatesine por duhet te kemi parasysh qe veprimi i hormonit te rritjes varet sipas sasise se somatomedines sepse ajo perben "principin aktiv" te hormonit,apo e kam gabim?
pastaj sic tha alterrani ka mekanizma qe ndalin rritjen e tepert te hormonit...megjithse nese merret si efekt ne gjenerata te ndryshme,atehere mund te jete e mundur,kjo gje...

edhe dicka per pyetjen e 3 qe kam bere me siper...pergjigja eshte ne ate qe quhet procesi i modelimit te kockes...cdo dite ne trupin tone shkaterrohet dhe riformohet material kockor...ne rini formimi > se shkaterrimi dhe kjo con ne rritje ne gjatesi...ne pleqeri shkaterrimi > se formimi dhe kjo ben te ulet pak gjatesia...:)
 

Raptor

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Per sa i perket pyetjes per kockat, ajo qe shkruajte eshte e vertete. Dhe me teper ne pleqeri shkurtohen femrat sesa meshkujt sepse me fillimin e menopauzes ne femra fillon edhe osteoporoza. Kurse tek meshkujt andropauza fillon me vone dhe gjithashtu osteoporoza fillon me vone dhe nuk eshte aq e theksuar sa tek femrat.

per sa i perket somatomedines nuk eshte ashtu sic thua. Hormoni qe kontrollon clirimin e GH eshte Somatostatina. Kurse Somatomedina eshte nje Element (agjent, faktor)! rrijeje (Growth Factor). Somatomedina eshte polipeptid i cili prodhohet nga melcia (dhe gjithashtu nga veshkat dhe nga inde te tjera) Somatomedina rregullon rritjen e kockave te gjata dhe gjithashtu vepron ashtu si insulina ne indin muskulor dhe dhjamor. SOMATOTROPINA rregullon prodhimin e Somatomedines. Tek njeriu, tek grupi i somatomedineve perkasin: Elementi i rritjes i njejte me insulinen 1, (IGF-1 Insuline-like Growth Factor 1) dhe IGF-2
Dmth ti biem shkurt! Somatoliberina rrit sasine e prodhimit te GH dhe Somatomedines. Kurse Somatostatina Bllokon! prodhimin e GH

Nqs doni me dit ma teper per kete ceshtje, me beni nji PM.


Shendet, pare e fat tanve.
Al
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Eshte nje kujtim, dicka qe kthehet nga e kaluara
Se nuk po me vjen fjala tamam ne shqip
 

ujku81

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Deja vu eshte nje situate qe ndodh dhe ty te duket sikur ka ndodhur me pare. Mua me ndodh ndonjehere. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

/pf/images/graemlins/wink.gif ...e vertete! dmth jane situata qe ti mendon qe kane ndodhur me para...ujko,do te te tregoj edhe dicka me teper...
para pak kohesh lexova nje artikull qe tregonte per rastin e pare te nje deja-vù kronike.pak a shume po e pergjithsoj artikullin si me poshte:

deja-vu cilesohet si nje situate kur nje person mendon se e ka perjetuar nje moment ne te shkuaren...me pak fjale eshte nje flash back qe kalon pas nje kohe te shkurter...po si i behet kur kemi nje rast kronik?eshte ky rasti i 2 personave qe revista "le scienze" i ka paraqit vetem inicialet si A.K.P dhe M.A.ketyre u duket se kane jetuar te gjithe momentet ne te shkuaren.gjeja behet edhe me problem kur persona te ndryshem u kerkojne qe te shkojne tek mjeku per tu vizituar,por ato refuzojne duke thene qe kane qene tek ai dhe jane ne gjendje qe te vertetojne kete gje duke shpjeguar situaten tek mjeku...ajo qe kane te perbashket te dy eshte nje dem ne zonen frontale te trurit,zone e cila eshte kryesore per sa i perket kujtimeve...keto jane rastet e para te nje deja-vu-je kronike!

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

ueeeej,mos u tremb mer se keto jane raste te vecanta /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Dmth me qenka demtu truni mu. /pf/images/graemlins/cry.gif

Nejse, mua me ndodh ndonjehere. Por nje person qe e ka kronik, normalisht nuk eshte ne gjendje te parashikoje situaten e ardhshme?? /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/confused.gif Thua Nostradamusi te kete qene deja-vuist kronik?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

jo mer mo!mos harro se jane situata qe duken sikur kane ndodhur por qe normalisht nuk kane ndodhur...dhe eshte pikerisht momenti kur ato ndodhin qe te ben te mendosh qe sikur e ke pare ate moment...

Nostradamusi? do kete qene pijshem ma merr mendja /pf/images/graemlins/laugh.gif

pyetje tjeter:
deri ne cilen moshe rriten syte?

nje ndihme te vogel: pergjigjet e ketyre pyetjeve ne pergjithsi gjehen ne internet...me pka fjale,pyetjet po i bej qe dikush nese ka kuriozitet edhe ti kerkoje ato...gjehen 1 qerre gjera te lezetshme te reja... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

sapo pyta google une /pf/images/graemlins/laugh.gif me tha, mos boj pytje te tilla kur e di qe ke af-ja ka rob qe i din pergjigjen /pf/images/graemlins/laugh.gif

un do thoja qe syt rriten njelloj me zhvillimin fizik.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

shif kjo... /pf/images/graemlins/laugh.gif
thuji me tha nemesis te me japesh pergjigjen!
hmmm..pergjigja jote eshte parciale mund te them...eshte nje moshe pak a shume deri kur formohet tamam syri!
pyet edhe iher google!
nese sta thote...ok,ta thom una pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top