pyetje-pergjigje ne mjeksi

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

/pf/images/graemlins/laugh.gif...do kishte qene pjese e pergjigjes nese do te thosha ku dallohet nje pacient diabetik nga nje pacient normal me analiza laboratori.ktu pyetja eshte ku dallohet diabeti tipi 1 me ate te tipit 2...
 

Nakenak

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

...kjo eshte pyetje e veshtire sepse njerezit kane shkru libra per ate semundje. behu me specifik...
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

JA po mundohem te shpjegoj pak e shkurt se nuk kam shume kohe.

Diabeti i tipi 1 (varet nga insulina); ndosh atehere kur pankreasi nuk prodhon aq sa duhet insuline. Prek zkonisht femijet dhe adoleshentet edhe pse eshte rritje numri i pleqve me kete semundje.


Diabeti i tipit te 2 (nuk varet nga insulina); Pankreasi (ose gjendra e termishezes si i thone ne shqip) prodhon normalisht insuline. Por eshte trupi ai qe nuk i pergjigjet sic duhet efektit te insulines se prodhuar.

Diabeti i tipit te 2 eshte shume i perhapur dhe zakonisht prek te medhenjte.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

italiaaaa unooooo /pf/images/graemlins/thumbsup.gif ...qe ku osh nje pergjigje e thjeshte...:)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

sthashe gjo une e jo...tamom ishte si pergjigje!
hajd iher ta provojme nje pyetje tjeter:
cili lloj qelizash sulmohet nga virusi HIV?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

ncuq /pf/images/graemlins/laugh.gif...si ndihme mund te them qe HIV dobeson sistemin imunitar...dhe te ai sistem eshte nje lloj qelize e vecante qe ka rol te jashtezakonshem per nisjen e pergjigjes imunitare...HIV shkaterron pikerisht ate lloj qelize dhe keshtu sistemi imunitar del jasht loje me pak fjale...pastaj mjafton nje grip i thjeshte qe deri para pak kohesh mund te mundej thjesht nga sistemi imunitar,dhe mund te jete vdekjeprures...me pak fjale godidtjen e fundit nuk e jep HIV,ai ben gati shtrojen...
atehere kush ishin ato qeliza?:)
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

HIV prek ato qeliza qe jane pergjegjese per sistemin tone imunitar. Te njeriu keto qelizat jane qelizat e bardha te gjakut, linfocitet B dhe T.

HIV prek disa lloje qelizash te quajtura CD4 T-linfocite. Ai i perdor keto qeliza per te bere copie te vetes se vet dhe ne kete menyre qelizat CD4 shkaterrohen dhe numri i tyre ulet. Gje qe con ne dobesimin e sistemit imunitar.

Pastaj mjafton nje infeksion apo ndonje semundje tjeter, qe normalisht nuk ehste letale dhe njeriu i infektuar mund te vdese, sepse sistemi i tij imunitar nuk eshte eficent.

Te mjafton kaq?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

hmmm...nuk do i luaja as edhe nje presje pergjigjes...
me lejohet nje pyetje me e veshtire?
cila eshte arsyeja qe semundjet mitokondriale i percojne vetem femrat dhe jo meshkujt?
(belki hala gelmemissiniz su konuda ama cevapi bulmak kolay olabilir /pf/images/graemlins/wink.gif )

nje pyetje tjeter si alternative:
gjaku me grupin 0 ka antitrupa anti-A dhe anti-B.si eshte e mundur qe nuk shkakton mpiksje kur behet trasfuzion ne grupet A,B ose AB?(beni kujdes me trasfuzionin /pf/images/graemlins/wink.gif )

edhe nje e fundit...
cila dhome( a zgaver se nuk di si ta them) e zemres merr gjakun qe vjen nga venat polmonare? (beni kujdes edhe ketu!!!vena polmonare dhe vena bronkiale!)
kushdo qe pergjigjet nese di ndonje gje me shume ta shkruaje sepse rendesi ka qe gjithkush te perfitoje ndonje gje,sa do qe te jete e mundur...
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Si fillim e di qe kemi mbaruar te njejten shkolle, po pse ja fut ne nje gjuhe qe te tjeret nuk te marrin vesh.

Persa i perket pyetjeve:

Se pares, kur fekondohet veza vetem mitokondrite e femres do te marrin pjese ne zhvillim e fetusit kurse ato te mashkullit nuk marrin pjese. Pra edhe nese mashkulli ka mutazione ne DNA e mitokondrive te tij, kjo gje nuk do te trashegohet dhe te kaloje te femija e tij.

te tjerat kur te kem pak kohe...
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

ok po i pergjigjem edhe se dytes.

Njerezit me grup O kane antitrupa A dhe B, por ne siperfaqen e rruazave te kuqe te gjakut nuk kane as antigjen A e as antigjen B.
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

KJo eshte per pyetjen e trete.

Zakonisht njerezit normale quajne arterie ato ene gjaku qe kane gjak te oksigjenuar dhe vena ato qe kane gjak te pa oksigjenuar. Kjo nuk eshte e vertete. Nje definicion me i mire do te ishte qe arterie quhen te gjitha ato ene gjaku qe e cojne gjakun nga zemra drejt organeve te tjera, kurse venat jane te gjitha ato ene gjaku qe e cojne gjakun drejt zemres.

Pra vena polmonare eshte ajo ene gjaku qe mban gjak te oksigjenuar nga mushkerite drejt zemres dhe me sakte ne veshoren e majte (jane 4 vena te tilla, 2 nga cdo mushkeri)
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Nuk e mbaj veten per shume te zgjuar prandaj me korrigjoni nese kam gabuar.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

per mua jane ne rregull...nese ndonjeri ka verejtje /pf/images/graemlins/laugh.gif

p.s : ate e shkruajta ne turqisht sepse pyetja e pare te ishte drejtuar vetem ty personalisht...arsyen besoj se e ke kuptu...vetem nje prove per dicka...
shnet!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

per te shtuar dicka rreth pergjigjeve...thjesht informacione plus ose qartesime sepse per pergjigjet nuk ka asnje problem:
pyetja e pare:ne momentin qe spermatozoidi futet tek veza mitokondrite ndodhen ne bishtin e spermatozoidit sepse i kane dhene energji per levizjen e bishtit...keto nuk futen ne brendesi te vezes sepse mbeshtjellja e jashtme e spermatozoidit ngelet jashte...edhe nese ndonje mitokondri futet ajo shkaterrohet.
per pyetjen e dyte sic e tha edhe D.dance antitrupat i ka grupi 0 por i ka ne ate pjese te gjakut qe quhet plazem e cila eshte pjesa qe mbetet pasi i heqim qelizat e gjakut...kur behen trasfuzione sot per sot ka paisje qe kane aftesi te mbledhin perberesit sic na do qejfi,me pak fjale mund te mbeldhe vetem qelizat e kuqe ose te bardhat etj...nese do kishim nje trasfuzion nga grupi 0 tek nje tjeter 0 (nuk po marrim parasyh ktu pozitiv apo negativ)atehere plazma nuk do perbente nje problem...nese nuk e kemi te tille atehere do te trasfuzionohen vetem qelizat dhe jo plazma.plazma mund te vendoset ne menyra te tjera sic jane disa solucione qe quhen plasma expanders ne anglisht qe sherbejne per kete gje...me pak fjale jane solucione fiziologjike te pershtatshme per kete pune...
per te treten...beh,me mire se sa e tha D.dance nuk do arrija ta thoja...

pyetje e rradhes:
1.si eshte e mundur qe nje demtim i hemisferes se majte te trurit jep shenja ne anen e djathte te trupit(le te themi qe shenjat jane te pergjithshme pa bere dallime)
2.ku prodhohen qelizat e gjakut, ne palcen kurrizore apo ne palcen e kockes?
3.pse njeriu kur plaket shkurtohet disa centimetra?

ju kujtoj qe pyetjet dhe pergjigjet kane si qellim te japin informacione rreth gjerave qe ndodhin ne trupin e njeriut dhe nuk kane asnje qellim tjeter...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

ok se po i pergjigjem te pares...fibrat qe vijne nga hemisfera e majte ne shpinen kurrizore kryqezohen dhe kalojne nga ana tjeter dhe per kete arsye ndodh kjo gje...dmth nje problem ne hemisferen e majte jep shenja ne anen e dhjathte.kjo gje merr emrin edhe emiplegji dhe ne shume raste ndodh kur bllokohet ndonje arterie dhe zona mbetet pa gjak per nje kohe te mjaftueshme...por kjo nuk eshte i vetmi shkak sidoqofte...
atehere?te tjerat?
 

Raptor

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

E para e punes. Fibrat nervore nuk kryqezohen ne shtyllen kurrizore por kryqezohen tek Piramida (decussatio pyramidum) e cila ndodhet tek (truncus cerebri) [s’po me kujtohet si i thojne shqip] Pas truncus cerebri vjen palca kurrizore (jo shpina ose shtylla)

E dyta. Qelizat e gjakut prodhohen ne palcen e kockes (medulla ossium, myelos), kryesisht ne kockat e sheshta dhe te gjata. Dallojme 2 lloje palce. 1 Palca e kuqe e kockave (medulla ossium rubra) dhe 2 palca e verdhe e kockave (medulla ossium flava). Vetem tek e kuqja prodhohen qelizat e gjakut.

Per te treten nuk jam shume i sigurte. Por me duket se ke te beje me kockat e shtylles kurizore (vertebrat) dhe disqet intervertebrore te cilat me kalimin e viteve shtypen dhe nuk rigjenerohen ashtu sic duhet. Kjo edhe si shkak i cmineralizimit te kockave ne pleqeri. Gjithashtu ka shume te beje edhe puna qe ka kryer ky person dmth a ka kryer pune te rende fizike apo ka ndenjur i shtrire gjith jeten...:p
Edhe nje kuriozitet tjeter qe mu kujtua. Njeriu kur zgjohet ne mengjes nga gjumi eshte disa dhjetra mm me i gjate se kur ra per te fjetur ne mbremje. Kjo jo se u rrit sepse gjumi te rrit (sic i thojne femijeve zevzeke):) por sepse gjate nates, forca gravitacionale nuk vepron njesoj mbi kocka ashtu sic vepron gjate dites kur njeriu rri ne kembe ose ndenjur...


Shendet e pare (e fat) tanve.
Al
 

pppppaa

Primus registratum
Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

Cuna goca jeni te papame. Une kam nja dy pyetje, qe juve mund t'ju duken si loder, po per mua qe s'marr vesh hic nga mjekesia me duhen per formim te pergjithshem.

1. Kush eshte roli i zorres qorre. Pse njerezit lindin me zorre qorre, kur ajo ne pamje te pare s'lun asnje rol, vecse ta sjell ne maje te hundes kur semuret?
2. Cilat qeliza te gjakut transportojne oksigjenin?
3. Pse nje duhanxhi nuk e le dot duhanin?

Flm
 
Top