Një studim i fundit nga SHBA thotë se grindjet bëjnë mirë, pasi komunikimi midis çifteve bëhet më i afërt dhe se ata do të mund ta njohin më mirë njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse grindeni, problemet nuk do të akumulohen
Nëse jeton një lidhje të gjatë, prej shumë kohësh, është më se normale që bisedat e bezdisshme të jenë bërë pjesë e marrëdhënies tuaj. Për shembull, të shpeshta mund të kenë qenë grindjet për daljet në orët e vona, për punët e shtëpisë, për shpenzimet e shumta të parave etj. Por grindjet me partnerin tuaj mund të jenë edhe një gjë pozitive, përveçse negative, sigurisht. Kështu lajme të mira vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një studimi të publikuar në numrin e muajit korrik 2013 në revistën “Marriage and Family”, marrëdhëniet evoluojnë dhe në këtë evoluim çiftet preferojnë t’i largojnë dhe t’i injorojnë problemet e tyre, por kjo mund të jetë një gjë e keqe.