Re: Pushteti i fese
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kot sa per debat:
Ne Somali, qeveria e atjeshme (islamike) ndaloi shfaqjen e Kampionatit Boteror te futbollit ne TV me pretekstin se eshte nje shfaqje qe cenon parimet dhe moralin dhe bie ne kundershtim me moralin islamik.
Tani, te gjithe e kuptojme qe nga nje qeveri diktatoriale nuk mund te presesh tjeter, dhe e di se do thoni qe nuk ka lidhje me praktiken islame kjo, por une pyetjen e kisha: Si ka mundesi qe vete myslimanet nuk i denojne shfaqje te tilla? E kam fjalen autoritetet fetare (dijetare, teologe, etj , etj)?
[/ QUOTE ]
tani dhe un kot sa per debat po them se jo cdo lajm qe jepet ne ndonje gazete apo tv ja vlen te merret aq seriozisht... nje analize te vockel mund ta bej kushdo per te arritur ne perfundime personale pa pritur qe "autoritetet e larta islamike" te pronocohen, te distancohen, te kerkojn falje per cdo gje qe ndodhka ne bote dhe qe qofte edhe fare aksidentalisht mban emrin islam, musliman etj etj
tjeter... persa i perket somalise, ai grup qe synon te arrij ne pushtet(nuk eshte se ka ndonje qeveri te ligjshme sot ne somali) mund te kete ndonje emer te rastesishem islamik( si shumica e grupeve ne afrike qe jane "luftetaret e lirise") po nje grup i tille shume pak mund te perfaqesoje islamin, nuk them se u mungon deshira e mire, por vetem per faktin se ata nuk kan te siguruar ekzistencen e tyre ne ate qe kane arritur deri tani... e jo te merren me teologji dhe te fillojn te percaktojn se cfare lejohet dhe nuk lejohet ne islam. nuk ka shum kohe para se te fillonte kampionati boteror qe ai grup arriti te zinte ne dore Mogadishon ne Somali duke perzene ata qe ishin filo amerikane ne qeveri dhe mbase sipas asaj qe mendoj une per te tu ruajtur grumbullimeve publike per ndeshjet e kampionatit, ku Somalia eshte besoj si shqiperia e viteve 70 ku ne nje televizor rrinin e shifnin ndeshje nja 200 veta, kane justifikuar nje veprim per te mos pasur telashe...
tjeter... ne cdo filozofi qofte dhe ato fetare "puritanizmi" eshte kudo i pranishem, ai del si nje alternative e atij mendimi dhe ketu nuk ka asgje per tu cuditur... historia ka plot raste te tilla... biles shume here ato mendime puritane them se kan qene goxha te justifikuara dhe te mbeshtetura fare mire ne baza llogjike te shendoshe.