Pse vdesim?

hurtlocker

Valoris scriptorum
Privilegj "i embel"?
A nuk mendoni se eshte relativ my vleresim?
Do te pranoja me kenaqesi mendimin: " Na eshte dhene fryma, pse mos shohim pozitiven tek ekzistenca jone...etj.",por kurrsesi nuk do e absolutizoja ekzistencen tone "privilegj i embel".
Jam me shume ekzistencialiste ne kete pike. "Ekzistenca eshte domosdoshmeri"

:) tutti siamo utili ma nessuno e indispensabile :) sipas meje ska domosdoshmeri...POR... kemi qasje te dryshme...ju jeni egzistencialiste, un jam katolik praktikant e per mua e Verteta e jetes esht ajo qe shkruhet ne Librat e Shenjte...ok se provoj dot sepse jan dogme :)
 

joetisti_

Locus omnem
vdesim sepse asgje s'eshte e perjetshme ne nje stad te vetem te saj. Ndryshon dhe ndryshojme vazhdimisht.

Kurse se pse jetojme, s'e kuptoj dot fare une...!
 

Amdis

Forumium praecox
Uu , por pyetja eshte shume e pergjithshme.

Flasim vetem referuar vdekjes natyrale?

Ne eshte keshtu , doja te ndaja nje mendim modest. ☺

Eshte programuar te ndjekim nje cikel.

Ne kushte te pershtatshme per te mbijetuar , nje organizem i gjalle ( njeriu , ne kete rast ) lind , le pasardhes dhe vdes.

Pse?

Sepse eshte me e lehte.

Flasim per punen e geneve... eshte shume me e thjeshte per ta , ne nje pike , te riprodhohen ( sepse ne nuk duam te zhdukemi ) , sesa t'i kemi vazhdimisht duke riparuar inde te demtuara.
Nope.

Sikur te mos mjaftonte kjo ,pra vec semundjeve qe shpeshtohen , mos harroni as mikroorganizmat brenda nesh qe me kalimin e kohes vetem shumohen.
Pra , jemi te destinuar ta humbim "betejen".

Ndaj vdekja , si proces biologjik , i "kushton" trupit tone me pak.

Peace
 

joetisti_

Locus omnem
Pyetja eshte normale kur edhe idete e secilit jane me plot fantazi. E keqja eshte se disa e bejne pyetjen sikur te ishte e sigurt se ne kemi lindur per te mos vdekur dhe dikush po na ben nje padrejtesi...

vdesim per t'u shnderruar ne elemente te lira.
 

Amdis

Forumium praecox
Mmh , i paske bere search-et e tua.
Me behet qejfi! : )

Por relax , nuk e kisha fjalen per ty! ^_^
 

Monroe

Valoris scriptorum
VDEKJA E VËRTETA MË E PAPRANUESHME...

Por, ja që çdo lindje është e destinuar të vdesë! Dhe, vdekja sillet vërdallë boshtit të jetës, sa herë qe shfaqet diku ndonjë lindje. Te pares i frikohemi, e urrejmë, e mohojmë e tejkalojmë pa vaj e çka jo tjetër. Të dytës i gëzohemi, i këndojmë, i buzëqeshini, na sjell hare, gaz, shend, lumturi, etj . Pse gjithë këto kontradikta në dy këto fenomene kaq të zakonshme të jetës sonë. Vërtet, sa kemi arsye t'i quajmë dhe t'i konsiderojmë të kundërta këto dy të vërteta kaq të mëdha? A nuk varet kjo prej bindjeve tona që i kemi krijuar në të kaluarën për LINDJEN dhe VDEKTEN si fenomene relevante? Pse nuk bindemi njëherë që të dy këto fenomene t'i konsiderojmë të njëjta kur vetë pajtohemi se që të dyja janë një domosdoshmëri e ngadhënjyeshme? Pse nuk qeshemi në vdekje siç qeshemi në lindje apo pse nuk vuan në lindje siç vuajmë në vdekje?


Vdekja! Akti më i mistershëm në realitetin tonë. Fjalë,që aq lehtë dëgjo
het nga goja e tjetrit dhe aq vështirë kapërdihet nga goja jote. Fjalë, që herë sfidon frymëmarrjen duke u shfaqur si fantazmë a përbindësh, që të përkujton Cerberin e Hadit, e herë shfaqet si figurë engjëllushe me shkop në dorë qe shkëlqen nga xixat magjike... Por, si në të parën, ashtu edhe ne të dytën, ajo shkëput diçka nga brenda, nxjerr diçka të madhe e të shenjtë pa të cilën sytë s'do të shihnin,duart s'do të lëviznin,goja s'do të fliste, këmbët s'do të ecnin... Pa të cilën, çdo gjë do të dukej e vdekur! E ne, megjithatë ngurrojmë të flasim për vdekjen, edhe pse e kemi të qartë se në disa pyetje mbesim me gisht në gojë: Ç'është vdekja në të vërtetë? Pse duhet të vdesim? Nëse kemi lindur për të jetuar, ç'na duhet vdekja atëherë? Ç'ka pas vdekjes nëse dimë se para saj të paktën kemi jetuar'... Nëse pranojmë se gjatë gjumit lundrojmë në detin e ëndrrallave, atëherë duhet të pranojmë se në mëngjes do të na kujtohet vetëm ndonjë insert i shkurtër.Ç'kemi bërë atëherë tërë natën? Pse njeriu ka nevojë të çlodhet duke fjeturi? Pse, p.sh., nuk çlodhet i zgjuar? Ç'ndjenja suptile sjell gjumi? Mos vallë në gjumë jemi ndeshur me botat transcendentale apo ndoshta i jemi afruar vdekjes si kurrë më parë?

Një gjë dihet: kur flemë harrojmë çdo gjë në lidhje me trupin tonë, edhe pse kjo harresë është fare e përkohshme, dhe zgjat deri në disa orë. Ç'është vdekja atëherë? Me siguri, ASGJË TJETËR PËRPOS NJË ËNDËRR E GJATË, QË ZGJAT DISA MUAJ PËRDERISA DO TË ZGJEDHIM NJË FORMË TË RE TË EKZISTENCËS FIZIKE, NË SAJE TË LIGJEVE TË KARMES SONË, NË JETËN QË SAPO E KEMI BRAKTISUR.

Teoretët e dukurisë së reinkarnimit,do të konkludonin,se si paskëtaj futemi në barkun e ngrohtë to nënës, ku, te mbrojtur hermetikisht nga depërtimi i elementeve të jashtme, qëndrojmë gjysmë te shtrirë dhe të mbështjellur me një pëlhurë, deri në momentin e daljes jashtë duke u liruar me në fund nga çerdhja e ngrohtë ku i kemi kaluar nëntë muaj. E gjithë kjo do të tingëllonte mrekullueshëm sikur çdo gjë të fillonte e të mbaronte me lindje deri në pafundësi. Por, ja që çdo lindje është e destinuar të vdesë! Dhe, vdekja sillet vërdallë boshtit të jetës, sa herë qe shfaqet diku ndonjë lindje. Te pares i frikohemi, e urrejmë, e mohojmë e tejkalojmë pa vaj e çka jo tjetër. Të dytës i gëzohemi, i këndojmë, i buzëqeshini, na sjell hare, gaz, shend, lumturi, etj . Pse gjithë këto kontradikta në dy këto fenomene kaq të zakonshme të jetës sonë. Vërtet, sa kemi arsye t'i quajmë dhe t'i konsiderojmë të kundërta këto dy të vërteta kaq të mëdha? A nuk varet kjo prej bindjeve tona që i kemi krijuar në të kaluarën për LINDJEN dhe VDEKTEN si fenomene relevante? Pse nuk bindemi njëherë që të dy këto fenomene t'i konsiderojmë të njëjta kur vetë pajtohemi se që të dyja janë një domosdoshmëri e ngadhënjyeshme? Pse nuk qeshemi në vdekje siç qeshemi në lindje apo pse nuk vuan në lindje siç vuajmë në vdekje?
E vërteta, edhe ajo më arkaike, mbetet gjithmonë e freskët nga që gjithmonë fiton diçka të re. E vërteta mbi vdekjen sot ekziston pavarësisht prej bindjes sonë dhe pavarësisht prej përvetësimit estetik të realitetit mbi vdekjen si dhe këndvështrimin tonë si pasojë e përvojën direkte me të. Ajo ekziston si një e vërtetë transcendentale në kontinuitetil pashkëputur të ekzistencës së përjetësisë. Ajo është një metaforë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të asaj që ekziston sot, por në version më të përsosur apo edhe anasjelltas. Mbetet prezente në dimensionin tonë kohor si një e vërtetë sublime: si dje që ishte, sot që është, ashtu edhe nesër që do të jetë. E VËRTETA asnjëherë nuk mund të jetë e vjetër, përkundrazi, ajo është gjithmonë e freskët, e re dhe origjinale. Edhe vdekja, si e vërtetë origjinale, që na shfaqet në kufirin e detronizimit spiritual, mes nesh si qenie fizike, materiale, në njërën anë, dhe ekzistencë e përjetshme frymore e botës astrale në anën tjetër, duhet të pranohet si një fenomen fare i zakonshëm dhe i pashmangshëm, si diçka, që mund të na ndodh pikërisht tash, pas një ose dy orësh, nesër ose pasnesër... Sido që të jetë, ne duhet të jemi të gatshëm! Aq më parë nëse në mendjen tonë mbjellim, për vdekjen, ndenjën e së madhërishmes, si një fazë kalimtare pa dhembje, si një mundësi më shumë që ta arrijmë ngritjen dhe pastërtinë shpirtërore, duke përparuar në dimensione te reja të amshueshmërisë dhe përjetësisë. Pra, mos të harrojmë: NESE VDEKJA ESHTË DOMOSDOSHMËRI E PASHMANGSHME E ÇDO KRIJES TË GJALLË, TË PASHMANGSHME NUK MUND TË JENË FRIKA E TRISHTIMI PËR TË CILAT KEMI BINDJEN SE E PËRCJELLIN FENOMENIN E QUAJTUR VDEKJE.

Fundja, nëse më pyetni se a do të vdes, natyrisht se do t'ju përgjigjem: PO! Cili njeri i shëndoshë do të konsideronte se është i pavdekshëm? Pse të frikohem atëherë? Me vdekje nuk përfundon asgjë! Përkundrazi, lind një JETË E RE..
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
vdesim sepse asgje s'eshte e perjetshme ne nje stad te vetem te saj. Ndryshon dhe ndryshojme vazhdimisht.

Kurse se pse jetojme, s'e kuptoj dot fare une...!
Cfare pyetje a ja vlen te pergjigjesh... me duket se futet te pyetjet budallaqe kjo pyetje
budallek se shoh te till njerzimi vdes per ata qe nuk besojne ne Zote por ka dhe vdekja arsyen e saj sps po te mos i shte vdekja nuk do kuptonim sensin e vertet te jetes njeriu nderron jete nga kjo bote ne bote tjr apo vdes dhe vdekja na jep te kuptojme mese qarte qe duhet te permiresohemi te shendrohemi ne thelb
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
KJo tem eshte e pa fund fjala permblethse eshte fjala qe ka permendur Universal me lar keto jane [PUNET E TE MADHIT ZOT ] :)

AMEN

Po sikur t'ju thoja se ju jeni te gjithe te vdekur dhe kjo sfere nuk eshte gje tjeter vecse «ferri» apo purgatori, ne te cilin ekzistojne nga poshte larte ferri i ferrit deri tek parajsa e ferrit cfare do te thonit? Nqs ne ferr ju e ndjeni veten te gjalle, imagjinoni sa me te gjalle do t'a ndjenit veten ne sferen e JETES! Problemi qendron se kalimi nga kjo sfere tek tjetra (ne momentin e «vdekjes») nuk siguron vazhdimesine e identitetit te individit per arsye te ndarjes se tij brenda vetes. Kur kalojme te bashkuar brenda vetes (te harmonizuar) identiteti yne trupor me fytyren perkatese, memoriet tona (individualiteti yne) dhe ndergjegja (mendja) ruhen intakte dhe vazhdimesia eshte e panderprere. Ne te kundert individi i ndare do te ekzistoje thjesht si :
  1. Pjese pasive ose si fllucke memorjeje e pandergjegjshme. Gjeja me e perngjashme me kete gjendje te te qenit (state of being) eshte depresioni ose nje gjendje melt-down ose burn-out. Ne keto momente individi manifeston ne me te shumten e rasteve mungese deshire per te jetuar. Dhe kjo per arsye ose te memorieve te keqija shkaktuar padrejtesisht ndaj tij qe ngjall ndjenjen e dhimbjes se thelle dhe keqardhjes per veten OSE brerje e thelle ndergjegjeje per arsye te padrejtesive shkaktuar nje tjetri. Kjo qenie megjithate eshte ende e GJALLE. Atje ku shihet mungese frike, respekti, dhimbje, pendimi, reagimi per vetendreqje ky njeri edhe pse gjalle ne kete shtrese eshte i VDEKUR ne sferen e JETES se vertete.
  2. Pjesa aktive e ndare nga e TERA, qe eshte edhe iniciatiorja e veprimeve baze si levizja, ecja, te ushqyerit etj NUK ruan identitetin e individit. Memorja nuk ekziston dhe gjendja me e perngjashme me kete eshte nje zombie-like state of being. Ndonjehere mund te krahasohet me levizje automate apo robotike.
Ingredienti qe lidh (fusion) keto dy pjese se te TERES se individit quhet edhe fryme jete. Ajo vjen vetem nga Zoti dhe shperndahet me hir te tij. Njohuria se cfare eshte e drejte dhe e padrejte eshte karakteristika kryesore e saj. Ajo nese e abuzuar e parespektuar e keqinterpretuar te braktis dhe shanset e individit per vazhdimesi jete jane NYL-NADA-ZERO!

Eléonoré
 

oksana

Primus registratum
KJo tem eshte e pa fund fjala permblethse eshte fjala qe ka permendur Universal me lar keto jane [PUNET E TE MADHIT ZOT ] :)
po zotin kush e krijoi? E keshtu me rradh pastaj lindin pyetjet se si dhe agjeja mund ta imagjinosh si eshte krijuar ...:ndihme:
 

oksana

Primus registratum
Te vdesesh eshte nje ves bujar qe nenkupton se ti liron dhe hap nje vend per nje qenie te re, por shoqeria jone na ka edukuar te mendojme se te vdesesh eshte dicka e tmerrshme, thote Alan Watts.
Nje video e bukur e perpiluar me fragmente nga filma te bukur qe nxjerrin ne pah kendveshtrime mbi kete dukuri ne prapavije me filozofine e Alan Watts...


Sa pajtoheni me kete filozofi?
cfar bujarie eshte qe ti te krijosh nje qenie tjeter te gjalle duke e ditur arsyen qe do te vdes ,un kete nuk e marr si gjest bujarie nuk e di po ky eshte mendimi im sepse un nuk e di as pse jam duke jetuar dhe friksohem nga gjerat e panjohura ne kete rast "VDEKJEN"
 

Airbourne

Papirus rex
cfar bujarie eshte qe ti te krijosh nje qenie tjeter te gjalle duke e ditur arsyen qe do te vdes ,un kete nuk e marr si gjest bujarie nuk e di po ky eshte mendimi im sepse un nuk e di as pse jam duke jetuar dhe friksohem nga gjerat e panjohura ne kete rast "VDEKJEN"

Sepse EVOLUCIONI nuk ka NEVOJE per ne.
Alan Watts ka thene ose eshte KOPIAC i KEQ.
Sipas Prof. Christoph Englert.
Pra...kur kemi lene femije apo pasardhes MBYLLET dhe CIKLI.
xhehnem,xhehnet,purgator apo parajse,i besojne...LOQET
 

Airbourne

Papirus rex
ky gjyshnija NEN SHKJATE ka ARRITUR moshen...MAKSIMALE
U krye.
Tungi...o heyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
 

Airbourne

Papirus rex
llaq shoku ropi llaq
24.gif
.

Sepse ka COPA qime si ky DEBILI,qe eshte JEVG i arratisur dhe qun ....kamunisti.

Ky SUMQIMI sna dha nje meny te gatqme.

Ju mendoni qe ...500.000 NJEREZ te VRARE,justifikon qellimin?
Ka vlere....KJO SORRA..

PS: po ku dine KAFSHET....HISTORI.
Te GJITHE....UQK-iste.

AIRBOURNE me te MADHE.

Tungi
 
Top