Pse tradhetojn?

Monroe

Valoris scriptorum
Ndoshta e kan ne gjen te jen mashtrues, egoist.Tmos duan askend pervec vetes.Duan siesi tken sa me shum femra afer Vetes.
Meshkuj Hesapi :)
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
tradhetojme sps gjejme te ai/ajo ate cka na mungon tek vetvetja dhe se gjejme te partnerja qe kemi ne krah dhe mundohemi te ndihemi te gjall per pak aventur na terheq pa mare parasysh gjerat vetem kur shperdhen bomba ateher jemi te vetdijeshem per cka kemi bere
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
cdo dite shohim burra dhe gra te martuar qe tradhetojn.
cfare e shtyn nje burre dhe nje grua te martuar te tradhetoj?

Paralajmerim: Kjo qe vijon me poshte eshte pak e gjate. Ju lutem, anashkaloheni, vecse mos me thoni «Eh c'ta ka qejfi ty»!!!

Nje paranteze:
Pepe le Pew, nje nga karakteret e larmishme te Looney Tunes, (megjithese i preferuari im eshte Duffy Duck se eshte thuthuq dhe pozesiv dhe me ben te qesh) eshte nje qelbes (skunk) garip dhe tangerllikes. Penelope eshte nje mace e zeze e cila, per fat te mire ose keq(varet) kalon nen nje trung te lyer me boje te bardhe dhe nje linje e drejte e bardhe e pershkuan gjithe trupin e saj qe nga maja e kokes deri tek fundi i bishtit. Kjo e ben qe ajo te duket si qelbese. Pepe e shikon, zemra i rreh me nxitim, dhe ai fillon perndjekjen. Tashme ajo eshte nen syrin e tij, dhe ai nuk eshte nga ata burra qe u thuhet JO. Deri ne minutat e fundit e gjithe skena eshte perndjekje dhe kemengulshmeri deri sa me ne fund Penelope lejohet «te pushtohet». Ajo i bie ne dore. Vecse, nje gje ka ndryshuar. Pepes i ka humbur interesi. Morali i historise eshte se Pepja nuk eshte ne dashuri me objektin (Penelopen) por me ndjenjen qe perndjekja e saj i shkakton.

Perjashtime nga rregulli mund te kete, por ne pergjithesi nuk e besoj qe cifti qe futet ne lidhje martesore te leje opsione te hapura per angazhimin e paleve te treta ne kete lidhje.
  • Ne nje moment te caktuar, te vetedijshem per humbjen e pasionit pas «pushtim-dorezimit» njeri ose tjetra panikohen. Te shikosh te njejten fytyre ne krevat cdo mengjes, e cila here gerrhet, here mbase leshon ndonje gaz, here ndoshta jarge nuk eshte ajo qe ata kishin imagjinuar kur romantizmi filloi. Kesaj i thone te biesh me dy kembet ne toke dhe te kuptosh se endrra eshte ndryshe nga realiteti.
  • Momenti i prezantimit dhe njohjes reciproke ku te dy tregojne vetem versionin me te mire te vetes se tyre ka marre fund.
  • Ndjenja e pritjes, pergatitjet per takim, perkushtimi i kohes per tu paraqitur fizikisht nen driten me te mire, blerja e lingerie-se dhe imagjinimi i momentit te puthjes se pare dhe kontaktit te pare fizik, perkujdesja per trupin dhe ardhja ne forme (tonifikimi ?) jane disa nga ato pak hapa qe ai ose ajo do te ndermarre per te respektuar kete lidhje. Vjen nje moment qe edhe kjo merr fund.
  • Kur kjo lidhje kurorezohet me martese, le te themi pas nje ose dy vite fejese (si periudhe prove) dhe problemet fillojne pas martese, kjo do te thote se dikush ka «luajtur» ne ate menyre per te ngecur diku. Parada e tregimit vetem te anes tende me te mire (ose te asaj qe ti mendon pelqehet nga partneri---shtirje) perfundon me momentin e venies se unazes ne gisht. Asnje ujk nuk do te ishte ne gjendje te ruante imazhin e deles per nje kohe me te gjate se sa momenti i shtenies ne dore te trofeut. Aka tregimi i fytyres se vertete.
  • Lidhje martesore qe behen per interesa familjare apo per ruajtjen e nje imazhi ne shoqeri. Kjo ne pergjithesi ndodh kur fshehja e dickaje eshte imperative.
  • Sjellja e ndryshuar ne dhomen e gjumit dhe ulja e ritmit te marrdhenieve seksuale ne mos nga njera pale nga tjetra. Ajo sherbeu si monedhe shkembimi deri ne nje moment te caktuar.
Keto mund te jene disa shembuj te asaj qe mund te coje ne tradheti bashkeshortore. Me cfare kam vene re kjo ndodh kur pozita e ciftit eshte e pabarabarte qe ne fillim. Fshihe sa te duash, ne nje moment te caktuar ti do te kuptosh se djali i u terhoq pas nje vajze per arsye te pozites se fuqishme politike apo ekonomike te familjes se saj ose ne rast te kundert nje femer mund te terhiqet nga nje mashkull per te njejtat arsye, per pamjen e tij te bukur apo per te ngjitur shkallen e shoqerise mondane. Ekzistenca e interesave te tjera pervec ndjenjes, ne nje lidhje martesore, eshte mese normale. Kur shfrytezimi i tjetrit eshte reciprok dhe i ndergjegjshem eshte dicka e ndershme. Por ne rast kur nje pale qe investon ndjenje, kohe, dedikim e perkushtim ndaj partnerit paguhet me tradheti nga ky i fundit, thjesht sepse ketij te fundit i hipi kriza e mesmoshes dhe trembja nga nje-partneriteti, atehere zgjidhja e kesaj martese me kerkese te pales se tradhetuar eshte rruga e ndershme. Per ate pale qe martesen e sheh si te mbyllur, te paprekshme, te shenjte e te perjetshme.

Fakti qe mbi 50% e martesave, ne rang boteror perfundojne me divorc eshte nje tregues se jeta eshte shume e shkurter dhe koha e pamjaftueshme per te gjetur shpirtin tend binjak, parimet e te cilit perkojne me te tuat. Nese te gjithe do te gjenin shpirtin e tyre binjak, tradhetia nuk do te ekzistonte. Nese te gjithe do te ishin mbajtes se objektit qe ata dashurojne me teper (cfardo qofte) paqja do te ekzistonte. Problemi i vetem mund te ishte dashuria e shume veteve per te NJEJTIN objekt. Sikur ky objekt te kishte goje e te fliste!!! Ne mendje me vjen unaza e Sauron-it (Lord of te Rings). Shume vete e donin ate unaze por ajo donte vetem te Zotin. Nje nga filmat e mi me te dashur, qe me ka lene gjithmone me pikepyetjen ne koke te asaj qe mund te kishte qene nese kjo unaze do te vente atje ku perkiste dhe atje ku donte te vente. Asnje njeri, qe ka llogjike te forte nuk do te jete ne gjendje te me kundershtoje se nje njeri qe do nje gje kaq shume, ka shpirt shkaterrues. Dashuria e vertete, nderton.

Aleksandri i Madh beri shume luftra. I fitoi te gjitha. Ne fund vdiq i deshperuar, me nje semundje te transmetuar seksualisht dhe BOSH. Per arsyen e vetme, se ai nuk dashuroi kurre nje popull, nje vend te caktuar, nje grua apo qofte edhe nje OBJEKT te vetem. Asnje gje qe shihet, preket dhe shkelet me kembe (vend-natyre). Ai nuk dashuroi destinacion. Ajo qe ai dashuroi ishte NDJENJA e potences dhe adrenalina qe kjo ndjenje i shkaktonte. Ekzistenca e ndjenjes pa objekt eshte si shushunja, energji-thithese dhe zbrazese. Nuk te ngop kurre. KURRE. Aleksandri dashuroi rrugen dhe lojen per te ushqyer kete ndjenje. Sigurisht ai gezon nje emer sot. Por nga perspektiva e tij, ne kete perjetesi, mos valle shpirti i tij eshte ne agoni???

Balahk, Tradhetia eshte tradheti dhe une e urrej. Qofte ndaj burrit, gruas, vendit apo mikut te ngushte. Ne himnin tone tradhetine e denojme. Vecse si cdo gje tjeter, cfare nenkuptojme me tradheti, duhet percaktuar. Nese ne ushqehemi nga njera pale por i veme kembeza nen rrote (fshehurazi) dhe ngjyejme biskoten tek crémé a la crémé e armikut te tij, atehere kjo eshte tradheti. Nese ne, per arsye te shendosha demokratike vendosim ti KUNDERQENDROJME patronit tone, gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te mos ushqehemi me nga ai. Kjo nuk eshte tradheti, kjo eshte shpallje e pavaresise ne saj te merites tone te te mberriturit ne te njejten shkalle si edhe patroni.

Une jam si puna e enteve tek filmi Lord of te Rings. Ose komunikoj me sy, ose flas (shkruaj) gjate. Lexova te gjithe seksionin mbi 240 faqe te fillit te diskutimit Pyetje-Pergjigje. M'u duk shume interesant dhe revelator. U kenaqa. Mbi te gjithe me re ti ne sy, dhe drejtperdrejtesia e pyetjeve te tua. Mu duke sikur ishe duke marre ne interviste dike per te pare perputhshmeri me ty. M'u krijua ideja se je ne kerkim te shpirtit tend binjak. Uroj t'a kesh gjetur.

Gjithe te mirat,
Eléonoré
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Tradhetia eshte akti qe perfundon lidhjen mes tyre dhe lindjen e dashurise se re midis ketij personit dhe parnerit te ri.

Tek filmi «The age of innocence» (Mosha e pafajesise), Archer eshte i fejuar me May (Winona Ryder) dhe duket sikur dashuria e tij per te nuk ka perngjasim. E megjithate, rrethanat vijne qe ai njeh kusheriren e pare te May-it, e quajtur Helen (Michelle Pfifer). Ndryshe nga May, e cila eshte teper tradicionale, naive, e thjeshte, e qeshur, mirebesuese, altruiste e vetkontrolluar e mbi te gjitha rrezaton serenitet, Helen e cila sapo ka dale nga nje divorc tramatizues eshte e kunderta e kusherires se saj. Ajo ka eksperience, njohje me te thelle te natyres njerezore, nje lloj antipatie per hipokrizine dhe mbajtjen sekret te veseve te borgjezise. Imazhi fisnik i kesaj se fundit (borgjezia) eshte thjesht nje iluzion dhe Helen nuk ka tolerance te larte per genjeshtren. Archer, fatkeqesisht, kupton se ndjenja qe ai ushqen per May-in nuk eshte ajo qe ai me sinqeritet mendonte te ishte absolute dhe e perkryer. Por kete ai e kupton vetem tani qe ai ka takuar Helen, e cila jo vetem eshte me e sofistikuar ne veshje, levizje, shprehshmeri dhe dallohet per origjinalitet por sic vijne edhe punet eshte me e zhdervjellet ne artin e dashuri-berjes. Ne menyre qe nje gje te matet, duke perfshire ketu edhe ndjenjen, krahasimi eshte metoda me e mire. Ai e tradheton May-in fizikisht dhe shpirterisht. Helen tradheton kusheriren e saj. Ne pamje te pare qe te dy duken si mekatare. Por ndryshe nga shprehja juaj e mesiperme, kjo tradheti nuk e perfundon lidhjen midis May-it dhe Archer-it, pavaresisht nga lindja e dashurise midis tij dhe partneres se re Helen. Ne pamje te pare! E fshehur nen masken e pafajesise dhe sinqeritetit feminor eshte manipulimi me i sofistikuar qe mund te ekzistoje ndonjehere. Eshte manipulim i shkalles me te larte. May e di qe Archer eshte ne dashuri me kusheriren e saj dhe nuk e lejon apo bekon lidhjen e tyre. Duke i shprehur se ai eshte i domosdoshem dhe nevojshem per te, May e vendos Archer-in ne poziten me te veshtire qe mund te vendoset nje njeri i mire. Te zgjedhe te jete ajer e uje per May-in (i nevojshem---pa te cilin ajo nuk jeton dot) duke sakrifikuar ne kete menyre vetveten e tij dhe ndjenjen me te thelle qe ai ka njohur ndonjehere.

Meqenese une dashuroj gjetjen e drejtesise absolute perpiqem t'i shikoj pikepamjet nga perspektivat e te gjitheve. Dhe sa here qe vendosem ne pozicionin e May-it, nje shije e hidhur me vjen ne goje. Nuk ka asnje gje te bukur apo te pafajshme ne dashurine e saj. Ajo eshte pozesive, manipuluese dhe e perkedhelur nga kamuria e familjes se saj dhe e pamesuar t'i thone JO. Ajo nuk dashuron. Ajo nuk di te dashuroje. Dashuria e vertete te jep lirine absolute. Dashuria e vertete nuk te mban te lidhur me zinxhir. Dashuria e vertete nuk te ben shantazh.Dashuria e vertete do qe ti te jetosh. Helen heq dore nga Archer. Archer martohet me May-in e cila nuk ka te pakten zgjuarsine te kuptoje se sa here qe ai ben dashuri, eshte fytyra e Helen qe ai shikon. Ne moshe te thyer, here pas here ai viziton lagjen ku Helen jeton e vetme. Ai kalon nen dritaren e saj, dhe degjon me vemendje tingullin e pianos qe ajo luan. Dhe hesht.

Te kesh kaq pak respekt per vetveten! T'a dish qe je e tepert per dike dhe te vazhdosh t'i ngjitesh si rrodhe! T'i kerkosh tjetrit te beje sakrificen ultime! Cfare padrejtesie!

Njeriu mbi te gjitha duhet te duaje vetveten, kur dikush tjeter eshte pjese e pandare e shpirtit te tij, atehere kjo dashuri kalon kufijte tek pika: «Aq shume e dua veten time sa nuk mund te mendoje dot jeten pa ty» «Kete e bej per vete. Kete nuk e bej per ty»

Kur identifikimi i ndjenjes absolute arrihet, personalisht, zgjidhjen e nje «kontrate» te meparshme do t'a quaja me vend, POR asnjehere duke ngrene nga te dy kahet.

Mendimi im modest.

Te fala,
Eléonoré
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Varet...

3.Ata te cilet kan gjetur personin e duhur per bashkshort/e por qe mendojn se jan te zotet per 2,sepse nje person edhepse i pershtatshem per mendimin e tyre eshte pak per ata,lol.....Kte lloj te tipave sdo te doja ti komentoja... :S

Ashtu mendoj edhe une, ndoshta NJE mund te mos jete i mjaftueshem per arsye te mungeses se disa cilesive qe mund t'i gjejne tek nje i DYTE. Si psh tek shembulli i meposhtem:

upload_2016-11-4_2-58-52.png


Po te kishte babai ate qe ka djali dhe i mungon babait, ndoshta, le te themi ajo nuk do t'a kishte te nevojshme te frekuentonte DY ne vend te NJE.

Une per vete do te thoja, «Ose ata te dy duhet te jene NJE ose preferoj te rrije e VETME perjete».

Mendimi im modest,
Eléonoré
 

Airbourne

Papirus rex
Sepse PASIONI ......MAKSIMALISHT arrin 7 vjet,dhe TUNDIMIN nuk mund ta zoterojne apo permbajne te GITHE(A).
Teori te tjera i shikon vetem ne FILMA.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
tradhetojme sps gjejme te ai/ajo ate cka na mungon tek vetvetja dhe se gjejme te partnerja qe kemi ne krah dhe mundohemi te ndihemi te gjall per pak aventur na terheq pa mare parasysh gjerat vetem kur shperdhen bomba ateher jemi te vetdijeshem per cka kemi bere

Sigurisht, nese psh une kam pasuri te patundshme, do te deshiroja te kisha nje partner qe ka pasuri te tundshme. :giggle:
 

Airbourne

Papirus rex
Nderrim eksperience nuk quhet tradheti.Ne baze te PRAKTIKES dolen dhe teorite.
Ose....teorite i VERTETON....PRAKTIKA.

Qe thoni ....ata!!!
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ketej ta kapesh me presh ne dore , e te te thote kete kulmi eshte vertete

Personalisht, nese partneri do te me kishte vene ne dijeni te nje tradhetie thjesht fizike, ne nje moment dobesie kur pasioni ose instinkti, pas nje perpjekje fitoi mbi llogjiken, do t'a kisha falur. Kjo, per mendimin tim eshte prove e karakterit te nje njeriu i cili nuk eshte ne gjendje te jetoje me vetveten pa pranuar nje te ashtuquajtur mekat dhe pa kerkuar falje per kryerjen e dickaje qe del jashte normave te moralit te tij. Por ne rast se partneri kapet me presh ne dore (apo me pjeshke :p) (epo ketu ne forum e mesova kete shprehje) atehere per mua cdo gje ka mbaruar. Jo vetem qe ai eshte bredharak por edhe budalla qe e lejon veten te kapet MAT. Mund te kisha jetuar me keqardhjen e thelle te tij por asnjehere nuk do te kisha qene ne gjendje te jetoja me poshterimin publik te personit tim. Kjo do te thoshte se do te humbisja respektin per veten.

Njerezit gabojne. Te kesh vullnet te kapercesh nje situate te tille ne menyre sa me dinjitoze eshte shume e rendesishme. Tani qe po shkruaj kete, me vjen ne mend rasti i divorcit te Arnold Shwarzenegger qe erdhi si pasoje e tradhetise se tij ndaj te shoqes me pastruesen e shtepise. Nga lidhja e tij me kete te fundit lindi edhe nje femije jashte kurores se marteses. Pas publikimit te ketij fakti, cdo veprim i kryer nga Arnold-i me eshte dukur dinjitoz.
1. Kerkoi falje publike se shoqes dhe femijeve te tij dhe shprehu keqardhje te madhe per abuzimin qe ai u kishte bere besimit te tyre; 2. Pas mospranimit te se shoqes per vazhdimesi martese, procedura e divorcit u krye pa dhimbjen me te vogel per anetaret e familjes se tij se ciles ai, pa medyshje, u siguroi te njejtat standarte jetese si me pare. 3. Ndarja e pasurise u be ne menyre te barabarte, 4. Ai pranoi ekzistencen e te birit, lindur jashte kurores se marteses dhe i ofroi atesi duke mbrojtur financiarisht edhe nenen e femijes.

Une mendoj, se duke qene njerez, edhe gabojme por menyra si reagojme pas ketij gabimi eshte ajo qe me impresionon me teper.

Mendimi im modest.
Eléonoré
 

Al-Punk

Still here
Tek filmi «The age of innocence» (Mosha e pafajesise), Archer eshte i fejuar me May (Winona Ryder) dhe duket sikur dashuria e tij per te nuk ka perngjasim. E megjithate, rrethanat vijne qe ai njeh kusheriren e pare te May-it, e quajtur Helen (Michelle Pfifer). Ndryshe nga May, e cila eshte teper tradicionale, naive, e thjeshte, e qeshur, mirebesuese, altruiste e vetkontrolluar e mbi te gjitha rrezaton serenitet, Helen e cila sapo ka dale nga nje divorc tramatizues eshte e kunderta e kusherires se saj. Ajo ka eksperience, njohje me te thelle te natyres njerezore, nje lloj antipatie per hipokrizine dhe mbajtjen sekret te veseve te borgjezise. Imazhi fisnik i kesaj se fundit (borgjezia) eshte thjesht nje iluzion dhe Helen nuk ka tolerance te larte per genjeshtren. Archer, fatkeqesisht, kupton se ndjenja qe ai ushqen per May-in nuk eshte ajo qe ai me sinqeritet mendonte te ishte absolute dhe e perkryer. Por kete ai e kupton vetem tani qe ai ka takuar Helen, e cila jo vetem eshte me e sofistikuar ne veshje, levizje, shprehshmeri dhe dallohet per origjinalitet por sic vijne edhe punet eshte me e zhdervjellet ne artin e dashuri-berjes. Ne menyre qe nje gje te matet, duke perfshire ketu edhe ndjenjen, krahasimi eshte metoda me e mire. Ai e tradheton May-in fizikisht dhe shpirterisht. Helen tradheton kusheriren e saj. Ne pamje te pare qe te dy duken si mekatare. Por ndryshe nga shprehja juaj e mesiperme, kjo tradheti nuk e perfundon lidhjen midis May-it dhe Archer-it, pavaresisht nga lindja e dashurise midis tij dhe partneres se re Helen. Ne pamje te pare! E fshehur nen masken e pafajesise dhe sinqeritetit feminor eshte manipulimi me i sofistikuar qe mund te ekzistoje ndonjehere. Eshte manipulim i shkalles me te larte. May e di qe Archer eshte ne dashuri me kusheriren e saj dhe nuk e lejon apo bekon lidhjen e tyre. Duke i shprehur se ai eshte i domosdoshem dhe nevojshem per te, May e vendos Archer-in ne poziten me te veshtire qe mund te vendoset nje njeri i mire. Te zgjedhe te jete ajer e uje per May-in (i nevojshem---pa te cilin ajo nuk jeton dot) duke sakrifikuar ne kete menyre vetveten e tij dhe ndjenjen me te thelle qe ai ka njohur ndonjehere.

Meqenese une dashuroj gjetjen e drejtesise absolute perpiqem t'i shikoj pikepamjet nga perspektivat e te gjitheve. Dhe sa here qe vendosem ne pozicionin e May-it, nje shije e hidhur me vjen ne goje. Nuk ka asnje gje te bukur apo te pafajshme ne dashurine e saj. Ajo eshte pozesive, manipuluese dhe e perkedhelur nga kamuria e familjes se saj dhe e pamesuar t'i thone JO. Ajo nuk dashuron. Ajo nuk di te dashuroje. Dashuria e vertete te jep lirine absolute. Dashuria e vertete nuk te mban te lidhur me zinxhir. Dashuria e vertete nuk te ben shantazh.Dashuria e vertete do qe ti te jetosh. Helen heq dore nga Archer. Archer martohet me May-in e cila nuk ka te pakten zgjuarsine te kuptoje se sa here qe ai ben dashuri, eshte fytyra e Helen qe ai shikon. Ne moshe te thyer, here pas here ai viziton lagjen ku Helen jeton e vetme. Ai kalon nen dritaren e saj, dhe degjon me vemendje tingullin e pianos qe ajo luan. Dhe hesht.

Te kesh kaq pak respekt per vetveten! T'a dish qe je e tepert per dike dhe te vazhdosh t'i ngjitesh si rrodhe! T'i kerkosh tjetrit te beje sakrificen ultime! Cfare padrejtesie!

Njeriu mbi te gjitha duhet te duaje vetveten, kur dikush tjeter eshte pjese e pandare e shpirtit te tij, atehere kjo dashuri kalon kufijte tek pika: «Aq shume e dua veten time sa nuk mund te mendoje dot jeten pa ty» «Kete e bej per vete. Kete nuk e bej per ty»

Kur identifikimi i ndjenjes absolute arrihet, personalisht, zgjidhjen e nje «kontrate» te meparshme do t'a quaja me vend, POR asnjehere duke ngrene nga te dy kahet.

Mendimi im modest.

Te fala,
Eléonoré
Thjesht te te falenderoj per kete shkrim! Gjeta nja dy pergjigje te rendesisshme per jeten ...
 
R

retro

Guest
Monotonia, deshira per te pasur dicka te re dhe te fresket dicka qe te bon te ndihesh gjall. Keto mund te jen ca arsye.
Kjo quhet jete e varfer seksuale dhe shpirterore ska asnje lidhje me tradhetine e dashur shoqe.
 
R

retro

Guest
Sepse PASIONI ......MAKSIMALISHT arrin 7 vjet,dhe TUNDIMIN nuk mund ta zoterojne apo permbajne te GITHE(A).
Teori te tjera i shikon vetem ne FILMA.
Po ti percaktoje o zoteri qe behet fjale per pasionin tend se na friksove lol
 

joetisti_

Locus omnem
"na shkoi jeta duke na ardhur keq"
Pyetja qe do te shpjegonte dicka, do te ishte: pse te mos tradhtojne?
Kur tradhtia "plagos" dike, ne shumicen e rasteve, tradhtari/ja eshte qe me pare e plagosur...

Une kam tradhtuar vetem nje here, vetveten. I thashe prape (asaj), qe... I thashe se nuk e dua !
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Burri mbi te gjitha deshiron te bej te lumtur partneren e vet. Mungesa e shprehjes se lumturise ne fytyren e saj edhe pse ai i vuri ne duar celsat e Honda-s, nje makine e sapo blere, ishte reflektim i njohurise se saj se ai e kishte genjyer. Mashkulli qe e di qe ka bere gabim, ndihet bosh dhe e vetmja menyre per te qetesuar vetveten dhe shpaguar(shlyer) gabimin eshte te te ofroje dicka materiale. Dhe ajo vertetesine e dashuron me teper se nje makine. Celsat e Hondes iu verviten ne fytyre.

Ajo i urren trendafilat qe kur nje buqete me trendafile e ofruar per Shen-Valentin, qe dilte jashte cdo sjellje normale te tij, perziere kjo me nje ton fajtori, ishte pohimi i nje tradhetie bashkeshortore. Ai kerkonte levdata (nje tjeter arsye) dhe ajo qe dashuron sinqeritet ne lidhje martesore, nuk e jep kollaj kete levdate nese faqja e tij personale ne kompjuterin familjar eshte e ruajtur me kode e password-e. Ai futej shpesh ne faqjen e saj personale, qe nuk kishte kod dhe lexonte me kenaqesi shkrimet e saj ne nje forum (i vetmi dhe per pak kohe). Besimi i tij ne besnikerine e saj ishte i padiskutueshem.

Ai, edhe pse njeri i mire, e tradhetoi sepse e pa veten tek ajo (pasqyre e paster) dhe vetja nuk i pelqeu. Ai e kuptoi se nuk e lumturonte dot per arsye se nuk ishte ne gjendje te kontrollonte instinktet bazike me femra te tjera. Tulipani, qysh atehere i cili zevendeson gonxhen e trendafilit si dhe lule delet (te cdo lloji, ngjyre, madhesie) jane lulet e saj te preferuara. Por mbi te gjitha zambaket. Te gjitha ne saksi.

Nuk jam burre por e di kush jane e cfare duan, sepse kam pasur NJE. Aq e njoha sa ai pa hapur gojen, kur kerkonte dicka, ajo ia vinte perpara dhe habitej kur ajo i kthente pergjigje te pyetjeve qe ai kishte ne koke.

Kjo e fundit, thjesht per kthyer invalide thenien se duhet te jesh i tille per te njohur nje te tille.

Mendimi im modest,
Eléonoré
 
Top