cdo dite shohim burra dhe gra te martuar qe tradhetojn.
cfare e shtyn nje burre dhe nje grua te martuar te tradhetoj?
Paralajmerim: Kjo qe vijon me poshte eshte pak e gjate. Ju lutem, anashkaloheni, vecse mos me thoni «Eh c'ta ka qejfi ty»!!!
Nje paranteze:
Pepe le Pew, nje nga karakteret e larmishme te Looney Tunes, (megjithese i preferuari im eshte Duffy Duck se eshte thuthuq dhe pozesiv dhe me ben te qesh) eshte nje qelbes (skunk) garip dhe tangerllikes. Penelope eshte nje mace e zeze e cila, per fat te mire ose keq(varet) kalon nen nje trung te lyer me boje te bardhe dhe nje linje e drejte e bardhe e pershkuan gjithe trupin e saj qe nga maja e kokes deri tek fundi i bishtit. Kjo e ben qe ajo te duket si qelbese. Pepe e shikon, zemra i rreh me nxitim, dhe ai fillon perndjekjen. Tashme ajo eshte nen syrin e tij, dhe ai nuk eshte nga ata burra qe u thuhet JO. Deri ne minutat e fundit e gjithe skena eshte perndjekje dhe kemengulshmeri deri sa me ne fund Penelope lejohet «te pushtohet». Ajo i bie ne dore. Vecse, nje gje ka ndryshuar. Pepes i ka humbur interesi.
Morali i historise eshte se Pepja nuk eshte ne dashuri me objektin (Penelopen) por me ndjenjen qe perndjekja e saj i shkakton.
Perjashtime nga rregulli mund te kete, por ne pergjithesi nuk e besoj qe cifti qe futet ne lidhje martesore te leje opsione te hapura per angazhimin e paleve te treta ne kete lidhje.
- Ne nje moment te caktuar, te vetedijshem per humbjen e pasionit pas «pushtim-dorezimit» njeri ose tjetra panikohen. Te shikosh te njejten fytyre ne krevat cdo mengjes, e cila here gerrhet, here mbase leshon ndonje gaz, here ndoshta jarge nuk eshte ajo qe ata kishin imagjinuar kur romantizmi filloi. Kesaj i thone te biesh me dy kembet ne toke dhe te kuptosh se endrra eshte ndryshe nga realiteti.
- Momenti i prezantimit dhe njohjes reciproke ku te dy tregojne vetem versionin me te mire te vetes se tyre ka marre fund.
- Ndjenja e pritjes, pergatitjet per takim, perkushtimi i kohes per tu paraqitur fizikisht nen driten me te mire, blerja e lingerie-se dhe imagjinimi i momentit te puthjes se pare dhe kontaktit te pare fizik, perkujdesja per trupin dhe ardhja ne forme (tonifikimi ?) jane disa nga ato pak hapa qe ai ose ajo do te ndermarre per te respektuar kete lidhje. Vjen nje moment qe edhe kjo merr fund.
- Kur kjo lidhje kurorezohet me martese, le te themi pas nje ose dy vite fejese (si periudhe prove) dhe problemet fillojne pas martese, kjo do te thote se dikush ka «luajtur» ne ate menyre per te ngecur diku. Parada e tregimit vetem te anes tende me te mire (ose te asaj qe ti mendon pelqehet nga partneri---shtirje) perfundon me momentin e venies se unazes ne gisht. Asnje ujk nuk do te ishte ne gjendje te ruante imazhin e deles per nje kohe me te gjate se sa momenti i shtenies ne dore te trofeut. Aka tregimi i fytyres se vertete.
- Lidhje martesore qe behen per interesa familjare apo per ruajtjen e nje imazhi ne shoqeri. Kjo ne pergjithesi ndodh kur fshehja e dickaje eshte imperative.
- Sjellja e ndryshuar ne dhomen e gjumit dhe ulja e ritmit te marrdhenieve seksuale ne mos nga njera pale nga tjetra. Ajo sherbeu si monedhe shkembimi deri ne nje moment te caktuar.
Keto mund te jene disa shembuj te asaj qe mund te coje ne tradheti bashkeshortore. Me cfare kam vene re kjo ndodh kur pozita e ciftit eshte e
pabarabarte qe ne fillim. Fshihe sa te duash, ne nje moment te caktuar ti do te kuptosh se djali i u terhoq pas nje vajze per arsye te pozites se fuqishme politike apo ekonomike te familjes se saj ose ne rast te kundert nje femer mund te terhiqet nga nje mashkull per te njejtat arsye, per pamjen e tij te bukur apo per te ngjitur shkallen e shoqerise mondane. Ekzistenca e interesave te tjera pervec ndjenjes, ne nje lidhje martesore, eshte mese normale. Kur shfrytezimi i tjetrit eshte reciprok dhe i ndergjegjshem eshte dicka e ndershme. Por ne rast kur nje pale qe investon ndjenje, kohe, dedikim e perkushtim ndaj partnerit paguhet me tradheti nga ky i fundit, thjesht sepse ketij te fundit i hipi kriza e mesmoshes dhe trembja nga nje-partneriteti, atehere zgjidhja e kesaj martese me kerkese te pales se tradhetuar eshte rruga e ndershme. Per ate pale qe martesen e sheh si te mbyllur, te paprekshme, te shenjte e te perjetshme.
Fakti qe mbi 50% e martesave, ne rang boteror perfundojne me divorc eshte nje tregues se jeta eshte shume e shkurter dhe koha e pamjaftueshme per te gjetur shpirtin tend binjak, parimet e te cilit perkojne me te tuat. Nese te gjithe do te gjenin shpirtin e tyre binjak, tradhetia nuk do te ekzistonte. Nese te gjithe do te ishin mbajtes se objektit qe ata dashurojne me teper (cfardo qofte) paqja do te ekzistonte. Problemi i vetem mund te ishte dashuria e shume veteve per te NJEJTIN objekt. Sikur ky objekt te kishte goje e te fliste!!! Ne mendje me vjen unaza e Sauron-it (Lord of te Rings). Shume vete e donin ate unaze por ajo donte vetem te Zotin. Nje nga filmat e mi me te dashur, qe me ka lene gjithmone me pikepyetjen ne koke te asaj qe mund te kishte qene nese kjo unaze do te vente atje ku perkiste dhe atje ku donte te vente. Asnje njeri, qe ka llogjike te forte nuk do te jete ne gjendje te me kundershtoje se nje njeri qe do nje gje kaq shume, ka shpirt shkaterrues. Dashuria e vertete, nderton.
Aleksandri i Madh beri shume luftra. I fitoi te gjitha. Ne fund vdiq i deshperuar, me nje semundje te transmetuar seksualisht dhe BOSH. Per arsyen e vetme, se ai nuk dashuroi kurre nje popull, nje vend te caktuar, nje grua apo qofte edhe nje OBJEKT te vetem. Asnje gje qe shihet, preket dhe shkelet me kembe (vend-natyre). Ai nuk dashuroi destinacion. Ajo qe ai dashuroi ishte NDJENJA e potences dhe adrenalina qe kjo ndjenje i shkaktonte. Ekzistenca e ndjenjes pa objekt eshte si shushunja, energji-thithese dhe zbrazese. Nuk te ngop kurre. KURRE. Aleksandri dashuroi rrugen dhe lojen per te ushqyer kete ndjenje. Sigurisht ai gezon nje emer sot. Por nga perspektiva e tij, ne kete perjetesi, mos valle shpirti i tij eshte ne agoni???
Balahk, Tradhetia eshte tradheti dhe une e urrej. Qofte ndaj burrit, gruas, vendit apo mikut te ngushte. Ne himnin tone tradhetine e denojme. Vecse si cdo gje tjeter, cfare nenkuptojme me tradheti, duhet percaktuar. Nese ne ushqehemi nga njera pale por i veme kembeza nen rrote (fshehurazi) dhe ngjyejme biskoten tek crémé a la crémé e armikut te tij, atehere kjo eshte tradheti. Nese ne, per arsye te shendosha demokratike vendosim ti KUNDERQENDROJME patronit tone, gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te mos ushqehemi me nga ai. Kjo nuk eshte tradheti, kjo eshte shpallje e pavaresise ne saj te merites tone te te mberriturit ne te njejten shkalle si edhe patroni.
Une jam si puna e enteve tek filmi Lord of te Rings. Ose komunikoj me sy, ose flas (shkruaj) gjate. Lexova te gjithe seksionin mbi 240 faqe te fillit te diskutimit Pyetje-Pergjigje. M'u duk shume interesant dhe revelator. U kenaqa. Mbi te gjithe me re ti ne sy, dhe drejtperdrejtesia e pyetjeve te tua. Mu duke sikur ishe duke marre ne interviste dike per te pare perputhshmeri me ty. M'u krijua ideja se je ne kerkim te shpirtit tend binjak. Uroj t'a kesh gjetur.
Gjithe te mirat,
Eléonoré