Re: Pse themi qe ndihemi bosh???
Fillimisht postuar nga SyZeza:
[qb]
Fillimisht postuar nga Kukes:
[qb] .. Eh, ja qe keshtu ne endemi te perkundur midis caqeve te lindjes dhe vdekjes, duke mos ditur as pse kemi ardhur as pse do te shkojme...
Me kete rast, edhe Syzeza siç duket e ka kuptuar qe po genjen veten duke u hequr e lumtur dhe me plot qellime ne jete... [/qb]
Nese "ENDESH" i perkundur midis caqeve te lindjes e vdekjes,duke mos e ditur pse "KE" ardhur e pse do te "SHKOSH".... me duket se ke mjaft koplekse me veten "TENDE" si individ.Do te ishte mire te mos pergjithesoje ate qe "TI" ndjen.Jo te gjithe njerezit jane njelloj,jo te gjithe jetojne te njejten jete.Une nuk genjej veten,do te ishte kunder cdo pricipi qe une kam!
Qellime? Po,kam,dhe jam krenare per cfare kam arritur deri tani ne jeten time, e me teper krenare jam per ate qe kam ne shpirt e pres ta realizoj me se shpejti!!
-----------------------------------
Ma merr mendja se ti je nje njeri qe nuk ke arritur shume ne jeten tende..te pakten jo shpirterisht.Ti je nje njeri qe te pelqen te gjuash fjalet,te luash me fjalet,te "Fshihesh" pas fjaleve.
Deri kur keshtu ma? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
hajt shnet [/qb]
Jo moj e nderuar SyZeze, caqet e lindjes dhe te vdekjes jane tjeter gje nga ajo ç'kujtoni ju. Ato nuk kane te bejne me komplekset e njeriut, ne kete rast me mua, por me kushtin ekzistencial te njeriut : njeriu eshte. Por ne ç'gjendje ? Ne gjendjen e te qenurit i hedhur ne bote per te marre persiper te vetmen gje qe ai di te beje : te jete. Te qenurit nuk eshte nje qellim, por thjesht ajo çka n'a rendon, barra nen te cilen ne jemi te kerrusur. Ne nuk mund te jemi nje tjeter, ne jemi te denuar per te qene deri ne fund te jetes sone ai qe kemi qene kur kemi qene leshuar ne kete bote. Dhe kjo pamundesi per te qene nje tjeter, qofte dhe nje here te vetme, n'a vret shume. Te pakten nje here, do te donim qe te ishim dikush tjeter, por kur ne e kuptojme qe kjo eshte e pamundur, atehere ne mbyllemi ne deshperimin tone dhe ndjehemi jetim. Te rrethuar nga miq, shoke, nga e dashura apo i dashuri yne i shtrenjte, nga femijet apo prinderit tane, ne kemi iluzionin e te qenurit jo-vetem, por e verteta eshte qe ne nje lloj vetetime, ne nje lloj kthimi tek vetvetja, ne e kuptojme qe jemi krejt te vetem. Dhe qe perreth nesh ekziston vetem boshi apo hiçi. Dhe eshte kjo ajo qe ben qe ne te ndihemi te humbur nuk-e-dime-se-ku, deri ne permendjen e mepastajshme ku ne i gjejme vetes nje lloj "qellimi" te perkohshem per t'u ndjere te gjalle ne bote. Por keto qellime apo halle te perditshme jane veçse cache-sex per mos-pasjen e qellimit dhe per endjen krejt te çoroditur ndermjet dy caqeve tona.
Sigurisht qe ju keni qellime ne jete, dhe kjo duhet shume, por nuk jane keto qellime ato qe do t'ju shpetojne qe ne ndonje çast te ekzistences suaj, ju te pikasni apo nuhasni hiçin i cili ben roje papertuar prane jush. Dhe bile keto qellime qe ju keni jane thjesht dredhira te njeriut per t'i shpetuar (pa sukses, duhet thene) ketij hiçi.
Nje diçka te vogel per realizimin tim shpirteror dhe per shkallen time te acaruar te depresionit. Ne fakt, aty ku ju keni gabuar eshte qe une jam krejt i realizuar shpirterisht, dmth krejt i lire per te menduar dhe ndjere ato çka dua, kur dhe ku i dua. Jam dikush qe gjithmone ka respektuar zemren, shpirtin dhe mendjen e vet, e nese kjo nuk quhet lumturi shpirterore, atehere ne duhet t'i gjejme nje perkufizim tjeter kesaj lumturie.
Une mund te mos jem i realizuar ne kendveshtrimin tokesor, ose te realitetit te rendomte te prekshem me kufizimet dhe ligjet e tij te ashpra. Shpirterisht, kam arritur gjithçka, pavaresine dhe lirine time te plote per te menduar dhe enderruar. Kurse, fizikisht apo materialisht, e di qe nuk kam arritur shume dhe nuk eshte kjo ajo qe do te me ktheje depresiv, duke qene e ditur rendesia e vogel qe une i jap kesaj sfere.
Megjithate, gezimet dhe lumturite e kesaj jete jane veçse parashenja te stuhise qe n'a pret, ashtu siç nje prerje e vogel e gishtit n'a ben per te menduar dhe çuar neper mend karakterin tejet te brishte te ekzistences sone mbi kete toke.
Ah, dhe diçka tjeter. Aty poshte avatarit tuaj, ju thoni : There is no escape. Kjo i shkon shume pershtat postimit tim :wink: .