Pse themi qe ndihemi bosh???

zecovina

Primus registratum
Pse themi qe ndihemi bosh???

vertet ...cfare eshte kjo ndjenje???e asgjeje???e nje zeroje te madhe ne shpirtin tone???arsyet te ndryshme nuk diskutohet..por forca ku gjendet per te pasur dicka???sikur dhe nje ndjenje te hidhur ...por dicka te pakten....dicka ...nje arsye te ngrihesh ne mengjes dhe ta ndjesh qe u ngrite....
 

@d@

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Eshte nje ndjenje e pashmangshme. Eshte qenja njerzore ajo qe sado e kenaqur te jete perseri kerkon hapsira te tjera per te poseduar, nga pamundesia ose ndoshta edhe deshtimi arrin ne nielin 0 ne shume raste edhe ne kuotat -.

Eshte e lehte te gjesh nje justifikim /arsye per te ngritur ndjenjen nga keto nivele. Per mendimin tim cdo njeri ka te nevojshme dite te tilla per te gjykuar mbi gjithcka. Me pelqen qe ne keto dite jam gjygjtarja e vetes sime. e veshtroj ate nga distanca te largeta per ti pare me qarte cilesit dhe difektet.

Ndoshta jam mesuar qe shpesh te bej nje bilacan mbi personalitetin.. edhe nuk e marr me kete dite si te shkrete dhe pa dobi.

Megjithate cdo problem ka nje rrugzgjidhje. Seshte e lehte ,por ska qene e lehte per asnje. Prano kete edhe e shikosh gjithcka me nje veshtrim tjeter.
Forca qendron tek karakteri dhe qellimi qe ke ne vetevetet.
 

zecovina

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

NEVEE ...FALEMDERIT SHUME ME KE DHENE NJE PERGJIGJE SHUME TE PLOTE .FALEMDERIT DHE NJE HERE.
 

After_dark

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Eshte e vertete qe njeriu ne natyren e vet nuk kenaqet asnjehere, sepse gjithmone rrethohet nga "gjera" qe i pelqen ti kete dhe ai. Dhe pyetja "cfare kam une qe se kam jeten keshtu?" te con tek ndjenja qe ne rastin tend quhet bosh, ose me sakte i/e palumtur. Kaq e lehte te gjesh nje arsye nuk eshte jo, biles eshte shume e veshtire sepse nje arsye e genjeshtert nuk mban shume. Ne momentin qe njeriu fillon te njohe vetveten, te bej krahasimet, atehere kjo ndjenje behet dhe me e forte. Nje shoqja ime ka nje shprehje: Nqs do te shikosh cfare ishe shiko ku je,nqs do te shikosh cfare do jesh, shiko cfare po ben. Vendosi qellimet vetes, une dua 1, 2 , 3 dhe do ti arrij sepse e di qe i arrij, sepse aty tregon qe njeh veten tende, njeh forcat e tua dhe do te shikosh qe ndjenja boshe fillon e zhduket. E vetmja gje e cila do e conte ne maje, do te ishte dhe takimi i njeriut te enderruar gjithmone,me te cilin do ndaje suksesin e ngjitjes tende. Kjo po eshte e veshtire /pf/images/graemlins/smile.gif . Nejse ky ishte mendimi.
 

Guest
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Te ndihesh bosh,ose i zbrazet eshte nje ndjenje, qe mund ta kete provuar secili prej nesh..
Pyetja,qe shtrohet ketu eshte "Pse themi qe ndihemi te tille"??
Themi keshtu,duke u nisur nga krahasimi,me gjendjen shpirterore,qe kemi pasur perpara ketij boshlliku.
Edhe Njeriu,ka baticat dhe zbaticat e veta.
Nese ndodh,qe zhgenjehesh per dicka,per nje fare kohe(te papercaktuar) ndihesh bosh..
Nese ndodh,qe humb dicka,perseri ndihesh bosh..
Nese ndodh,qe ai/ajo qe prisje,nuk ka shanse per tu rikthyer, ndihesh perseri bosh..
Nese ndodh qe te mungon Nostalgjia,perseri ndihesh bosh..
Ky eshte mendim ne pergjithesi.

Nese flas per vete..ndihem bosh,nese nuk di te hedh nje varg,nese me mungon Buzeqeshja..
Do te me duhet te pres diten tjeter,me shpresen e rimbushjes...
Me pelqen te qesh... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Mendoj që ndjerja bosh vjen nga një perceptim i shpejtë (ndoshta vetëtimë) i kotësisë së njeriut mbi tokë. Njeriu është i hedhur mbi tokë pa asnjë qëllim, ai nuk bën gjë tjetër veçse vazhdon për të qenë. Askush nuk e di ç'është jeta, ç'është qëllimi i jetës, madje ky është një mister që do të mbetet i tillë përgjithmonë. Hallet apo mërzitë tona të përditshme janë veçse shmangie nga e vërteta e madhe e zhveshjes sonë nga ndonjë qëllim. Ne bëjmë sikur i kemi gjetur vetes qëllime të mëdha duke u marrë me punët e përditshme, dhe në fakt kur ne kuptojmë në ndonjë çast të ekzistencës sonë që këto qëllime janë veçse hedhje hi syve, atëherë neve n'a kap kjo ndjenjë e trishtuar dhe e pashpresë e ndjerjes bosh... Në atë moment ne jemi të përballur me hiçin, dhe menjëherë ne e shohim veten krejtësisht të pafuqishëm, dhe kështu ne mblidhemi kruspull përballë tij duke u munduar për t'u kapur në ndonjë hall të ditës dhe për të shpëtuar nga ky hiç, ku madje as që mund të notohet, por vetëm pluskohet...
 

Guest
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Kukes..protestoj! /pf/images/graemlins/laugh.gif
Vetetime,shkrepetime,Flluske Sapuni....etj etj..
qenka Njerezimi per ty...?
Kaq bosh ndihesh..?? :confused:
 

SyZeza

Grupi i të moçmëve!
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Fillimisht postuar nga Kukes:
[qb] Mendoj që ndjerja bosh vjen nga një perceptim i shpejtë (ndoshta vetëtimë) i kotësisë së njeriut mbi tokë. Njeriu është i hedhur mbi tokë pa asnjë qëllim, ai nuk bën gjë tjetër veçse vazhdon për të qenë. Askush nuk e di ç'është jeta, ç'është qëllimi i jetës, madje ky është një mister që do të mbetet i tillë përgjithmonë. Hallet apo mërzitë tona të përditshme janë veçse shmangie nga e vërteta e madhe e zhveshjes sonë nga ndonjë qëllim. Ne bëjmë sikur i kemi gjetur vetes qëllime të mëdha duke u marrë me punët e përditshme, dhe në fakt kur ne kuptojmë në ndonjë çast të ekzistencës sonë që këto qëllime janë veçse hedhje hi syve, atëherë neve n'a kap kjo ndjenjë e trishtuar dhe e pashpresë e ndjerjes bosh... Në atë moment ne jemi të përballur me hiçin, dhe menjëherë ne e shohim veten krejtësisht të pafuqishëm, dhe kështu ne mblidhemi kruspull përballë tij duke u munduar për t'u kapur në ndonjë hall të ditës dhe për të shpëtuar nga ky hiç, ku madje as që mund të notohet, por vetëm pluskohet... [/qb]
.... thote populli /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ose me sakte ajo pjese e njerezve qe nuk arrin te beje nje ndryshim.
Si more paskemi ardhur mbi toke pa asnje qellim,c'eshte ky depresion keshtu?!

Bosh ndjehemi,sepse jemi njerez,dhe sepse si te tille jemi te titulluar te provojme cdo ndjenje.Sepse jeta eshte e tille qe te ben te provosh edhe embelsi edhe idhtesi,edhe dashuri edhe urrejtje.Bosh-i ...eshte relativ...varet nga gjendja e njeriut ne nje moment te caktuar.Ne nje moment mund te ndjehesh bosh,i humbur,kot....por pak me vone mund te ndjehesh krejt ndryshe.Eshte bukur te ndjehesh PLOT , ne shpirt,mendje ....
Hej njerez,cdo gje eshte ne mendjen tuaj,mos e leshoni veten!!

** Nuk ka njerez te medhenj...por qellime te medha!!

------------------------------------------------
- A thua te jete ndjere bosh Nene Tereza ?? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Ka mundesi qe Nene Tereza te ndihej bosh se ajo nuk kishte ide te caktuara.Ajo thjesht ndihmonte njerez.Dhe ajo nuk arriti te bente dicka kunder varferise.
Sa per temen, njeriu i fjetur ndihet bosh;i pa shprese, i trishtushem.Ai nuk ka force te jetoje te gjeje zgjidhje ne jete.
E rendesishme eshte te meresh me dicka, edhe nqs ajo eshte e pandershme.
Po te njofesh sa me shume, nuk ndihesh kurre bosh.Duhet ti shofesh te tjeret nga lart qe te ndihesh mire.
 

SyZeza

Grupi i të moçmëve!
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Ka mundesi qe Nene Tereza te ndihej bosh se ajo nuk kishte ide te caktuara.Ajo thjesht ndihmonte njerez.Dhe ajo nuk arriti te bente dicka kunder varferise.
[/qb]
.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
As nuk ka nevoje per koment se e ke c'sythuar /pf/images/graemlins/laugh.gif

-------------------------------------------


Lart, nga lart e ...ashtu shihi,se ndjehesh me mire /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bob

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

ej po NENE TEREZA ca kerkon ketu.
me te vertete qe jeni ciliminj :smash:
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Asnjeri nuk e shau Nene Terezen (great 1)
Desha te thosha qe ajo s'kish qellime te ndryshonte boten,ishte thjesht barmirese.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Ncncncncnc... jo Fantazia, nuk jam depresiv, ose me mire te them po aq sa dhe ju. Nese ju i keni gjetur nje qellim vetes, duhet te dish qe ky qellim fsheh vetem skamjen e ekzistences sone, dhe se ne jemi konformiste, dmth i shkelim syrin njeri-tjetrit kur flasim per qellimet tona, sepse te gjithe e dine qe ato valeviten andej-kendej, pa ditur ku jane dhe pse jane... Boshi n'a ndjek gjithmone dhe eshte pas nesh ne çdo hap qe bejme... Eshte semundje e pasherueshme por qe lehtesohet me hallet tona te rendomta te jetes se perditshme... Dhe ky bosh e ka origjinen ne hiçin qe n'a pret, e keni pare ju qe te gjitheve ju shkon nganjehere ndermend qe ndoshta ai eshte i zgjedhuri per te mos vdekur kurre ? Eh, ja qe keshtu ne endemi te perkundur midis caqeve te lindjes dhe vdekjes, duke mos ditur as pse kemi ardhur as pse do te shkojme...

Me kete rast, edhe Syzeza siç duket e ka kuptuar qe po genjen veten duke u hequr e lumtur dhe me plot qellime ne jete...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Dicka eshte e vertete ketu , ska rendesi sa te lumtur apo me fat jemi, ka momente qe biem ne boshllek , e keqja ndodh kur nuk i dime shkakun pasi rrjedhimisht ska asnje zgjidhje

E ne keto raste vendimi me i mire eshte te shkosh per counseling , ashtu sikunder kur te dhemb dhembi shkon ke dentisti /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kukes ti se paku e ke kuptuar nga te vjen boshlleku /pf/images/graemlins/wink.gif , kurse kjo goca qe ka hap temen ndoshta akoma jo /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Kukes, te pergezoj per diskutimin tend inteligjent,por nuk duhet te shofesh vetem nga erresira, shiko edhe driten.
Pse paske kaq frike nga vdekja?
Guximi dhe trimeria jane virtytet me te larta te njeriut.
Jeta nuk eshte boshe se njeriu gjithmone nderton,zbulon,shijon...
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

C'do te thote te ndjehesh plot? Vetem atehere mund ta dime perafersisht cfare do te thote ana e kundert e kesaj ndjenje.
 

tola77

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

ndodh shpesh kur nuk je e kenaqur nga dikush,nga ajo qe ben,kur asgje nuk ka nje shkendije gezimi dhe shtiresh per te bindur veten se kjo nuk eshte e vertete derisa vjen nje moment dhe nuk ke me forca per te bindur me asgje dhe askend atehere kur durimi ka afruar limitet dhe kur shpirti kerkon te shpertheje por ka frike se askush nuk do ta kuptoje.

jane keto momente qe ndihemi bosh qe njeriu kalon ne extermet e ndjnjeave,ne keto momente njerzit shkruajne poezite me te bukura sepse nuk eshte e vertete se kush eshte bosh eshte bosh nga gjithcka eshte bosh dhe nga ndjenjat.
 

ildina

Primus registratum
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Nuk jemi bosh se nuk kemi me ndjenja por se fluksi i ndjenjave eshte kaq i madhe sa ne nuk jemi ne gjendje te zgjedhim nje....dhe kjo na ben te themi jemi bosh
 

Guest
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Fillimisht postuar nga Kukes:
[qb] Ncncncncnc... jo Fantazia, nuk jam depresiv, ose me mire te them po aq sa dhe ju. Nese ju i keni gjetur nje qellim vetes, duhet te dish qe ky qellim fsheh vetem skamjen e ekzistences sone, dhe se ne jemi konformiste, dmth i shkelim syrin njeri-tjetrit kur flasim per qellimet tona, sepse te gjithe e dine qe ato valeviten andej-kendej, pa ditur ku jane dhe pse jane... Boshi n'a ndjek gjithmone dhe eshte pas nesh ne çdo hap qe bejme... Eshte semundje e pasherueshme por qe lehtesohet me hallet tona te rendomta te jetes se perditshme... Dhe ky bosh e ka origjinen ne hiçin qe n'a pret, e keni pare ju qe te gjitheve ju shkon nganjehere ndermend qe ndoshta ai eshte i zgjedhuri per te mos vdekur kurre ? Eh, ja qe keshtu ne endemi te perkundur midis caqeve te lindjes dhe vdekjes, duke mos ditur as pse kemi ardhur as pse do te shkojme...

Me kete rast, edhe Syzeza siç duket e ka kuptuar qe po genjen veten duke u hequr e lumtur dhe me plot qellime ne jete... [/qb]
Kukes nuk e mohoj, qe diskutimi juaj, eshte me bagazh...
Nje diskutim,qe po te mos i hysh ne brendesi,por ta shohesh ne pamje te pare,duket sikur eshte 100% i drejte..
Megjithate,une nuk genjehem nga aparenca e fjaleve..
Dua ti shoh gjerat ne sy dhe sa me praktikisht.
Njeriu ndihet bosh,nese i mungon nje jete aktive..
Monotonia, eshte nje pike e zbrazetise..
"Ju thoni, qe ne endemi ne caqet midis Lindjes dhe Vdekjes pa e ditur se ku do te shkojme.."
Ky eshte Realiteti...
Nese ne do ta dinim perfundimin e cakut tjeter(sepse te njerit e dime..pra Lindjen)..atehere do te realizonim qellimet tona per te shkruar te plotesuar drejt atij caku..(pra Vdekjes)..por nuk dime gje dhe eshte me se normale.
"Ju thoni, qe nuk e dime pse kemi ardhur dhe pse do te shkojme.."
Une pak a shume e di..
Kam ardhur ne Jete, per ta jetuar ate..
Do te shkoj,(dihet pa vullnetin tim),por perseri duke qene e vetedijsheme per nje fenomen,(Vdekja)qe nuk do te ndodhe vetem tek une..
Dhe nese Jeta ime do te kete tentim per zbrazeti..do te mundohem ta mbush..

Megjithate pershendetje miqesore Kukes!! :wave:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pse themi qe ndihemi bosh???

Kukës, jo gjithcka mund të përkufizohet drejtë me anë të filozofisë! Ndjenja e boshllëkut (në radhë të parë duhet përkufizuar)mund të shkaktohet kryesisht nga mungesa e variacionit (pra nga rutina siç thotë Fantazia), nga plogështia, nga ndjekja e një rruge që nuk na pëlqen, nga ankthe dhe strese të ndryshme, et.!
Gjithsesi, këto gjëra të shumta nuk krijojnë një lumë ndjenjash të cilin ne nuk e përballojmë dot por përbëjnë atë pjesë të cilën ne nuk e durojmë dot. Kjo është e vërtetë nëse në jetën tonë do gjendeshin vetëm këto ndjenja por dikush më shumë e dikush më pak, të gjithë ndjejmë gjëra të tjera më pozitive. Kjo na mban larg ndjenjës së boshllikut dhe na jep forcën për të vazhduar përpara. Do të thoja madje që forca më e madhe që na çon përpara në këtë rast është vetë egzistenca dhe dashuria për jetën (instikt ky).
 
Top